-
Nga fillimi në fund – Volumi 3
Me një fjalë gjithcka që përbën kronikën e një kohë, dhe të mbesnin vetëm tre librat me publicistike të Preç Zogajt, “Rënia e zgjedhjeve”, “Vera e përjetshme” dhe “Lufta jocivile”, nuk do të kishte nevojë për asgjë tjetër për të zhvarrosur pjesën e parë të tranzicionit makthian të Shqipërisë.
CHF17.90Nga fillimi në fund – Volumi 3
CHF17.90 -
Nga fillimi në fund – Volumi 1
E lashë dorëshkrimin e romanit dhe doreëhkrimet e tjera me premtimin se do t’u kthehesha shpejt bashkë me lirinë që më duhej për t’u dhënë frymëmarrje atyre. Por, prej atij çasti, politika më përfshiu në vorbullat e saj, pa më dhënë asnjëhere, sot e kësaj dite, kohën e paqme për t’u larguar me nder dhe i pajtuar me vizionet e mia.
CHF19.90Nga fillimi në fund – Volumi 1
CHF19.90 -
Nga fillimi në fund – Volumi 2
Duke zgjedhur t’i japë të drejtë gjithnjë koha, por asnjëherë bashkëkohësit, Zogaj ka më shumë “mike” të vërtetën e tij, para gjithë të tjerave. Dhe duke e ditur që do t’i shkaktojë gjithnjë problem. Këto probleme i ka provuar shumë herë. Qëkurse ngeli pa u bërë deputet në zgjedhjet e 22 marsit se pse kundërshtoi Berishën, dhe që u pasuan me pesë vjet opozite traskapitëse, deri aty sa “dikush do të gjendej për të paguar kafen e përditshme apo një makinë do të ndalonte në rrugë për ta shpënë deri në shtëpi.
CHF19.90Nga fillimi në fund – Volumi 2
CHF19.90 -
Jeta paralele
Në këto dosje-dokumente, që dalin për herë të parë, ka emra artistësh të njohur të artit që kanë spiunuar e kanë qenë pjesë e aparatit të Sigurimit të Shtetit. Ky libër është një mënyrë për të parë se si kultura i shërbeu regjimit, por nga ana tjetër shohim profilin e një artisti qendrestar e tepër bashkëkohor si Velo, i cili në kushtet e një regjimi represiv mundi të ruante moralin njerëzor dhe idetë e tij mbi artin. Libri do ngjallë kureshtje tek lexuesit jo vetëm për historitë që mbart por dhe mënyrën e shkrimit, pasi i ngjan një romani thriller të shkruar nga vetë Sigurimi i Shtetit.
CHF14.90Jeta paralele
CHF14.90 -
Shqipëria dhe çështja shqiptare pas Luftës së Parë Botërore
Ky punim është një përpjekje për të trajtuar historinë politike të Shqipërisë në një hark kohor që përfshin periudhën nga përfundimi i Luftës së Parë Botërore deri në përcaktimin e statusit ndërkombëtar të këtij shteti dhe kufijve të tij, më 9 nëntor 1921.
CHF19.90 -
Përmbysja e “komunizmit”
Përmbysja e komunizmit eshtë nje nga momentet e jashtëzakonshme në historinë shqiptare, e inkuadruar brenda historisë europiane të Europës Lindore. Eshtë një nga ngjarjet që na bën europianë, eshtë një nga ngjarjet që na lidh me Europën. Pak a shume, përmbysja e komunizmit në Shqipëri ishte, mbi të gjitha, dhe kjo eshtë teza themelore e profesor Pëllumbit, derivat i zhvillimeve në Europën Qendrore, Lindore dhe në ish-Bashkimin Sovjetik.
CHF17.90Përmbysja e “komunizmit”
CHF17.90 -
E drejta romake
Ky libër është shkruar për studentët. Ai është hartuar si një libër i parë i të Drejtës Romake, për t’u përdorur nga studentët.
CHF18.90E drejta romake
CHF18.90 -
Atdheu si Dasanta H, rrëfime dhe refleksione
Ky eshte refimi inje njeriu, qe e kundroi kohen si shans ne postimet dhe arratisjet e fantazise, duke besuar se do ishte nje deshmitar me vlere, ku here si objekt dhe here ndersjelltazi, do ishte brenda ngjarjes ne menyre fatale, me besimin se po e jetonte boten si enderrimtar. Por jo nga ata enderrimtare te forte, që vijne e ndryshojn boten ne lidhje me vlerën per ta jetuar ate permes cilesis; nje ndergjegje e ngarkuar me pergiegesine qe e merr realitetin si shkas te vepres se tij. Nje njeri qe nuk kish lidhje me punën, rregullin, ligjet, hierarkite, as me pemen e familjes; por si nje form®, shtjelle e mbarsur me fotografimin e kohes, që me shume se e mesuar eshte nje e dhene natyrale e stampuar de facto.
CHF14.90 -
Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1991 – 1996, vëllimi i tretë
11 shkurti i vitit 1991 ishte një ditë e ftohtë dhe e gjitha në ngjyrën e plumbit; ishte tamam një ditë dimri shqiptar që të kujtonte të gjithë jetën e konsumuar në vendin tënd por, siç e kam vënë në dukje, ajo i takoi të ishte dita e lirimit tim nga burgu.
CHF19.90 -
Bazat e menaxhimit – Koncepte dhe aplikime themelore
Bazat e menaxhimit është një libër që inkurajon dhe nxit të lexuarit tek studentët dhe të interesuarit nëpërmjet mënyrës se si janë dhënë konceptet kyçe, nëpërmjet plotësimit të paratesteve dhe pastesteve, në fund të studimit të librit.
CHF24.90









