• Mbi durimin e te urtit

    Duke i shkruar këto dialogje filozofike , Seneka e fut veten në hullinë e një tradite të gjatë, ku kryeveprat e Platonit janë për ne shembujt njëherësh më të hershëm e më të përkryer. Në këtë traktat, Seneka rreket t’i përligjë “bashkëbiseduesit” të vet, Serenusit, një paradoks stoik, sipas të cilit “të Urtin nuk e prek as padrejtësia, as fyerja”, dhe nëpërmjet kësaj, që ta bindë të Urtin të ecë ende më tutje në një udhë ku siç duket Serenusi është futur që prej pak kohësh.

  • Urti të pëshpëritura

    Hikem i Ibn ‘Ata’illahut dhe Munaxhat i Ensariut kanë gjasa ta grishin një lexues modern më tepër se vargjet mistike … Të lindura nga përvoja shpirtërore të mëdha dhe urtia e thellë, këto fjalë janë ende të esëllta, thuajse të përkora, ndaj mund të shijohen edhe nga lexues pa prirje të çiltra “mistike”. Ato ofrojnë një kod të përsosur jetese: mirëbesim të plotë te Zoti, bindje të thellë në hirin e Tij dhe vetëdije për drejtësinë e Tij, si dhe një tejvështrim kah të vepruarit e Tij të mistershëm përmes shpërfaqjeve kontrastuese të kësaj bote të krijuar. Kështu, ato e çojnë lexuesin dalëngadalë drejt qëllimit më të lartë … Psherëtimat e Ensariut mund të përsëriten nga çdo njeri, i cili do të ndiejë se, në shumë çaste, do të kishte dashur ta shprehte shpresën, dëshpërimin, mirëbesimin e tij në Zotin, me fjalë të ngjashme. Të kthyerit nga këta vademecum të vegjël të literatures sufiste do t’i dalë përvoje pasuruese kujt i nevojitet një doracak i jetës së përshpirtshme, të cilin ta shikojë herë pas here për udhëzim në ditën e gëzimit dhe shpresë në ditën e dëshpërimit.

Kategoritë