-
Si ta përdorim mendjen
Si ta përdorim mendjen është një libër ku autori ia ka dalë mbanë me sukses të plotë,të ndërthurë shkencoren me praktiken,
anën thelbësisht mendore,me gjasat e shkëlqyera për t’i zbatuar në jetën e përditshme këshillat e ofruara bujarisht prej tij,
duke na e shpjeguar sakaq funskionimin e mendjes tonë në çdo tipar dhe veprim të saj hollësisht,me një gjuhë tejet të kuptueshme,
ndonëse gjithmonë brenda suazave të saktësisë shkencore.CHF17.90Si ta përdorim mendjen
CHF17.90 -
Ligji i tërheqjes në botën mendore
Në dhjetorin e vitit 1901, William Walker Atkinson, kur ishte vendosur në postin e drejtorit të revistës së njohur Mendimi i Ri (New Thought), do t’u paraqitej ndërkaq lexuesve të asaj reviste me një artikull të paharrueshëm. Ne këtë artikull përmbahej një pohim kumbues dhe madhështor i bindjes së tij vetjake, që gjithashtu shërben si asgjë tjetër, për t’u thelluar më mirëfilli në karakterin dhe thelbin e qenies së njeriut që është njëherësh edhe autor i këtij libri. Aty gjejmë një shprehje tejet të kristalizuar të krejt parimeve të përbotshme, të të vërtetave që ai pvrpiqet t’u hedhë dritë përmes shkrimëve të tij, që sipas shumëkujt ndër specialistët e kësaj fushe, nevojitet të lexohen nga tërë hulumtuesit e këtij zhanri letrar të krijuar prej tij, si çelësi i leximit të filozofise së përhapur prej mësimeve të tij. Për këtë arsye, këtij libri i është bashkëngjitur, me titullin “Shtysa ime në punë”, një përmbledhje e bindjeve themelore që ishin shpallur nga Atkinson në këtë artikull të tij fillestar të vitit 1901.
CHF24.90Ligji i tërheqjes në botën mendore
CHF24.90

