-
Islami politik – Konceptet themelore, autorët dhe grupet e një lëvizjeje moderne
Vepra Islami politik jep një paraqitie të ngjeshur e, para së gjithash, themelore të lindjes, e më pastaj të zhvillimit të rrymave politike, lvizjeve, ideve, mendimeve, kuptimeve, paraqitjeve dhe i realizimit të projekteve eminente politike muslimane dhe islame.
CHF19.90 -
Fjalë prej guri – Vepra letrare e Azem Shkrelit
Temë e këtij studimi është vepra e gjithëmbarshme e Azem Shkrelit, e krijuar për më shumë se dyzet vjet.
CHF19.90 -
Alfabetare e gjuhësë shqip
Botohet me rastin e 140 vjetorit të themeli të Shoqërisë të Shtypuri Shkronja Shqip 1879-2019 në nderim të nismëtarëve dhe veprimtarëve të saj. Botim i plotë anastatik dhe me tejshkronjëzim në alfabetin e sotshëm.
CHF17.90Alfabetare e gjuhësë shqip
CHF17.90 -
Atdheu
Vepra Atdheu, e autorit-mendimtarit të mirënjohur turk Xhemil Meriç (1916-1987), e këtij “kercenuesi intelektual” kundër diktaturës elitare-kulturore, përbën një përmbledhje reflektimesh filozofiko-sociologjike origjinale të një pene veprimtare që synonte të shndërrohej në ndërgjegje të kohës dhe të vendit, t’i thyejë zinxhirët që kishin prangosur ndergiegijen e kombit, t’i shmangë gënjeshtrat, t’i rrenojë muret që i ndanin njerëzit mes vete.
CHF14.90Atdheu
CHF14.90 -
Kosova – vështrim monografik
Në këtë libër gjeni të përfshirë gjithcka rreth Kosovës. Libri ka të perfshira harta dhe foto.
CHF49.90Kosova – vështrim monografik
CHF49.90 -
Britania dhe çështja shqiptare – gjatë rënies së perandorisë ootomane 1876-1914
Ky libër argumenton se çështja kombëtare shqiptare është rritur si reagim ndaj qështjeve tjera kombëtare në Ballkan, krizës së vitit 1890 të Maqedonisë dhe dobësimit të Perandorisë Otomane. Më tutje, argumentohet se Qeveria britanike ka treguar vetëm interesim të limituar për çështjen kombëtare shqiptare, për shkak të mungesës së interesit të drejtpërdrejtë në Ballkan. Fakti që Britania nuk kishte interesa të mëdha apo vitale në Ballkan, ishte pikërisht arsyeja që shqiptarët dëshironin ndihmën dhe mbrojtjen e britanikeve…
CHF19.90 -
Bashkëbisedim Shqip – Anglisht – Arabisht
Libri që keni në dorë përmban biseda nga jeta e perditshme. Këto biseda janë dhënë në tri gjuhë: shqipe, angleze dhe arabe. Ky libër u dedikohet atyre që kanë interes të njihen me këto gjuhë, qoftë si fillestar, qoftë për të thelluar njohuritë nga këto gjuhë dhe njëkohësisht për të bërë krahasime ndërmjet tyre.
CHF7.90 -
Biografia e Omer ibn El-Hattab (Allahu qoftë i kënaqur me të)
Mirënjohjet për përpilimin e këtij libri së pari i shkojnë Allahut të Lartësuar, pastaj një grupi të dijetarëve të mirë, hoxhallarëve dhe thirrësve të cilët më inkurajuan për të shkuar përpara dhe për ta studiuar periudhën e halifeve të drejtë. Njëri prej tyre më tha dicka qe më la pershtypje dhe më bëri ta kuptoja rëndësinë e studimit të jetës se Ebu Bekrit, të Omerit, të Othmanit dhe të Aliut r.a., dhe të jeteve së shokëve të të Derguarit a.s. në pergjithesi.
CHF31.90 -
Biografia e Ebu Bekër Es-Sidik (Allahu qoftë i kënaqur me të)
Studimi i biografisë së Ebu Bekrit ka qenë pasioni im që kur isha femijë. Pastaj, vite më vonë, Allahu më nderoi duke më dhënë mundësinë e studimit në Universitetin Islam të Medinës. Prej lëndeve që mesova atje ishte historia islame.
CHF31.90 -
Alfabetare
Zgjimet intelektuale të një populli janë shenja të vetëdijësimit për qenien e tij. Brumosja me këtë vetëdije nis prej lëvrimit të gjuhës, mjetit nga spikatin dallueshmëria, veçantia në shumësinë e popujve dhe të etnive të tjera njerëzore.
CHF17.90Alfabetare
CHF17.90 -
Ulqini dhe Tivari – Ndërmjet Krishterimit dhe Islamit
Fjala histori vjen nga gregishtja e vjetër historia, që ka kuptimin e vëzhgimit e të kërkimit të së vërtetës. Është një tregim metodik letrar i ngjarjeve, të cilat i përkasin jetës së një populli, të një kombi, të një personazhi, apo mbarë njerëzimit një tregim që është pak a shumë i përsosur, sipas aftësisë se historianit, të cilat vërtet kanë ngjar e që ia vlen të mbahen mend.
CHF19.90 -
Shqiptarët dhe shqipja – në një botë emrash të përveçëm
Trajtesat onomastike të këtij vëllimi përfshijnë një lënde të pasur nga të tërthoreve të ndryshme të gjeografisë shqiptare, sidomos korpuse toponomastike të truallit të Kosovës, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi etj., me vështrim të posaçem për normën në toponimi dhe hetime në leksikun e toponomastikës së sotme dhe historike.
CHF24.90 -
Tefsir Kur’ani – El-Gafir – En-Nas Vëllimi IV
Të gjitha falënderimet, lavdërimet e admirimet janë për Allahun, i Cili i zbriti robit të Tij Furkanin (Kur’ânin), që është dalluesi dhe qartësuesi i hallallit nga harami, i lumturisë nga trishtimi dhe i të vërtetës nga e kota.
CHF39.90 -
Çështja shqiptare në diplomacinë britanike – (1877-1880)
Libri më i ri i Daut Dautit: “Çështja shqiptare në diplomacine britanike 1877-1880” është pikërisht një kontribut i çmuar kërkimor i autorit, për të ndriçuar faktet historike që i paraprinë mbetjes për mbi një shekull të çështjes shqiptare- si çështje ende e pazgjidhur.
CHF29.90 -
Shkupi
Autori e ka quajtur Ese historike dhe prandaj e hap me një trajtesë për qytetet përgjithësisht. Kodra që ngrihet pas urës dhe që duket në kopertinën e librit, ka qenë e banuar të paktën prej neolitit. Në epokën e hekurit aty u ngrit një fortifikim ilir, ndërsa qyteti ilir në rrëzë të tij u bë kryeqyteti i Dardanisë. U zgjerua në një qytet të rëndësishëm gjatë periudhës romake dhe aty ka lindur perandori Justinian më 483 të erës së re. Më 518 u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe përfundoi në një fshat. Tërmetet e kanë ndjekur deri në ditët tona, por banorët asnjëherë nuk e kanë braktisur dhe e kanë rindërtuar. Ndërkaq, tronditjet nuk i kanë ardhur vetëm nga nëntoka, sepse dyndjet sllave për të patën të njëjtat pasoja shkatërrimtare. Dhe këto nuk qenë të vetmet dyndje: 3 vjet pas Betejës në Fushën e Kosovës e pushtuan osmanët, gjurmët e të cilëve u ngulën për pesë shekuj.
CHF24.90Shkupi
CHF24.90 -
Komunitete imagjinare – Reflektim mbi origjinën dhe përhapjen e nacionalizmit
Kush do ta kishte menduar se sa më larg parajsës të jesh, aq më fort fryn era? Konfliktet e armatosura të 1978 – 79 në Indokinë, të cilat siguruan rastin e volitshëm urgjent për tekstin origjinal të “Komunitete imagjinare”, duken tashmë vetëm dymbëdhjetë vite më pas, sikur i përkasin një epoke tjetër.
CHF14.90















