-
Shqiptarët dhe të tjerët: nga Madona e Zezë derti te Molla e Kuqe
Për shume kohë një pjesë e etabluar e historiografisë së shekullit XIX dhe me tutje, sidomos ajo e fqinjësisë, i ka parë shqiptarët si një popull “të vjetër – të ri” , i cili, ndonëse me rrënje shumë të moçme në Gadishullin që dikur quhej Ilirik, disi vone dhe jo plotësisht kishte ardhur në histori në shek. XI me etnonim, së paku në ato që dihen e njihen si burime të shkruara historike.
CHF14.90 -
Ortodoksizmi te shqiptarët
Ortodoksizmi te shqiptarët është një studim shkencor i cili është punuar nga një studiues që nuk i takon religjionit që përpunohet, por edhe në një institucion i cili hulumton teologjine islame. Raste të ngjashme për sa i përket studimit të islamit nga ana e të krishterëve dhe hebrejve bazuar në metodën dhe sistematikën e prezantuar në këtë punim ka shumë.
CHF9.90Ortodoksizmi te shqiptarët
CHF9.90 -
Vepra letrare e Esad Mekuli dhe kritika e saj
Vepra letrare e Esad Mekulit receptohet dhe qarkullon në mesin e lexuesve shqiptarë që nga Lufta e Dytë Botërore. Krijimet e tij letrare të para Luftës së Dyte Botërore, të shkruara e të botuara në serbisht, u bënë fakte letrare të letërsisë shqipe vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, atëherë kur edhe u përkthyen në shqip. Ta studiosh, sot, veprën letrare të Esad Mekulit është punë edhe e lehtë edhe e vështirë.
CHF17.90 -
Uthullëra dhe ujëra
Libri “Sirkeler ve Sular” (Uthullëra dhe ujëra) është vëllimi poetik kryesor i poetit. Siç kuptohet nga titulli, gjithë vëllimi përshkohet nga një linje ideore kundërvënieje mes uthullërave dhe ujërave me të cilat ai simbolizon në mënyre përgjithesuese dy ide, dy botë, dy cilësi, dy këndvështrime, dy synime, etj. po aq të ndryshme nga njëra-tjetra sa ç’janë të ndryshme nga njëra-tjetra uthullërat me ujërat.
CHF7.90Uthullëra dhe ujëra
CHF7.90 -
E folmja shqipe e kradakut të Shkupit
Studimet e të folmeve tona kanë vlerë të madhe për njohjen e larmisë gjuhësore të shqipes, historisë së gjuhës dhe folësve të asaj gjuhe, marrëdhënieve të shqipes me gjuhët e tjera në takim si dhe për shqipen standarde në përgjithësi.
CHF19.90 -
Kafazi i frikës
Plot dyer kalben pa u çelur asnjëherë. Plot dyer prishen para kohe për shkak te çeljeve të shpeshta e të panevojshme. Dera, për të cilën e kam fjalën, nuk është çelur më shumë se njëmbëdhjetë vjet. As nuk është provuar mësimi i dobishëm i kësaj mosçeljeje, krisma e bagllamës, nëpër vrimën e së cilës del apo hyn rrezja më e parë e diellit.
CHF14.90Kafazi i frikës
CHF14.90 -
Tabu – në etnokulturën shqiptare
Në kuadrin e besimeve popullore shqiptare tabuja paraqet interes të veçantë studimi. Ndonëse shumë nga keto besime janë zhdukur me kohe, elementet e mbetura, së paku si relikte, e në masë të vogël edhe në perdorim, janë dëshmi e besimeve me arkaike të religjionit tonë popullor.
CHF24.90Tabu – në etnokulturën shqiptare
CHF24.90 -
Vitet kur Kosova e njohu veten – Intervistë me Milazim Krasniqin
Në një bisedë të giatë une dhe Milazimi erdhëm në përfundim që do të ishte mirë ta zhvillonim një bisede të giatë, përmes të cilës do të përpiqeshim të hidhnim dritë mbi tërë procesin politik të fundit të të tetëdhjetave në Kosovë, rëniet dhe ngritjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës në një kohë të vështirë dhe pa busull për Kosovën, marrëdhëniet mes lidershipit të kësaj partie me udhëheqës të luftës dhe luftëtarë të rëndomtë dhe qështje për të cilat s’kishte folur, të thuash, deri atëherë askush në publik.
CHF9.90 -
Që historia shqiptare të mos mbesë në kurthin serbo-sllav
Sabri Maxhuni- Novosella për shume arsye është autori më i lexuar për letërsinë historike, pasi ai ka vendosur të komunikojë qartazi, me vërtetësi dhe me guxim me të gjithë kategoritë e lexuesit shqiptar. Një pjesë e madhe njerëzish i kanë kaluar librat e autorit dorë pas dore, një pjesë i kanë lexuar librat e autorit dhe u është zgjuar dëshira për të folur, një pjesë tjetër kanë shkruar për librat e tij duke shtuar dicka më shumë në vërtetësinë e ideve të tij, një pjesë kanë heshtur dhe pak prej këtyre lexuesve kanë ulëritur apo janë përpjekur të mbajnë qëndrime kritike.
CHF19.90 -
Nyja e harresës ose një hartë për kujtesën
Esetë e mbledhura në këtë vëllim janë përpjekje të ndryshme për të kuptuar fenomenin më mbizotörues të kohës: harresën. Se ç’është harresa e për cilën harresë bëhet fjalë, në një mënyrë a në një tjetër kjo është trajtuar të të giitha esetë, natyrisht nga pikënisje të ndryshme dhe për qështje të caktuara që prekin jetën e qënies në botë.
CHF14.90 -
Kultura dhe cilësia e jetës, Rasti Maqedoni – Culture and the quality of life, The case of Macedonia
Ky libër paraqet përmbledhje të tre artikujve shkencorë, të shkruar brenda tre viteve, që trajtojnë problematika vendore, por nga një këndvështrim global i bazuar në maksimën rerum cognoscere causas (T’i njohim shkaqet e gjërave!). Teksti në fjalë merret me çështje të sociologjisë së kulturës, të asaj të religjionit, me probleme të antropologjisë dhe filozofisë politike, të ekonomisë.
This book offers a summary of three scientific articles written in the course of three years and treating domestic problems through a global viewpoint based on the maxim rerum cognoscere causas (to know the causes of things). The text deals with issues of cultural and religious sociology, of anthropology, political philosophy, economics etc.
CHF14.90 -
Xhenxhefil
“Aty do të pinë gota me pije të përzier me xhenxhefil” (Kurani, 76:17)
Në 100g xhenxhefil ka përafërsisht 80 kilo-kalori, prej të cilave 1.82g proteina, 0.75g yndyrë dhe 18g karbohidrate. Kjo rrënjë ka shumë minerale, siç janë kaliumi, bakri, magnezi dhe magani, por edhe me vitaminë C, vitamina të grupit B, si dhe me një sasi më të vogël të acidit pantoten dhe niacinit.
CHF7.90Xhenxhefil
CHF7.90 -
Pasimi i rrugës së drejtë në kundërshtimin e banorëve të zjarrit, pjesa e parë
Përmbajtja e librit: Përngjasimi me ta në atë që nuk është prej sheriatit tonë, “Festa” është emërtim për llojin në të cilin hynë çdo ditë apo vend në të cilin tubohen, si dhe çdo vepër të cilën e praktikojnë nëpër këto vende dhe në këto kohëra, Festat e mosbesimtarëve janë shumë dhe ato dallojnë, Agjërimi i festave të kafirëve si agjërim i dalluar, Agjërimi i karnavaleve, festivaleve dhe festave të tjera të idhujtarëve, Të gjitha festat dhe kohët e risimtarëve janë të këqija dhe të qortuara, pa marrë parasysh shkallën e qortimit etj……
CHF35.90 -
Sahihu Muslim III, version i shkurtuar
Ky është versioni i shkurtuar nga Imam Mundhiriu përmban kapituj mbi:
Hixhretin dhe ekspeditat ushtarake, mbi pushtetin, gjuetinë, Kurbanin, pijet, ngrënien dhe ushqimin, rroat dhe zbukurimet, mirësjelljen, sëmundjet dhe medicinën, murtajën, mbi kafshët, poezinë, ëndrrat, vlerat e të Dërguarit s.a.v.s., pejgamberët dhe as’habëve te Pejgamberit s.a.v.s.
CHF31.90















