-
Shpërngulja e shqiptarëve në Repubikën e Turqisë 1922 – 1941
Kosova dhe krahinat lindore shiptare të aneksuara nga Jugosllavia deri në vitin 1912, përbënin shumicën absolute të popullsisë së përgjithshme, ndërsa elementi slav (serb, malazez, bullgar, maqedonas), ishte një pakicë e parëndësishme, e që ishte infiltruar gjatë kohës së Perandorisë Osmane.
CHF24.90 -
50 vjet studime albanologjike
Në këtë libër ka shumë studime të përmbledhura nga autor të ndryshëm rreth qështjeve sikur seanca të gjuhësisë, letërsisë, folklorit dhe etnologjisë,historisë dhe shumë të tjera.
CHF24.9050 vjet studime albanologjike
CHF24.90 -
Virgjërat e përmbetura – Jeta ndërmjet detyrimit dhe vetëfljimit
Temat e veçanta, përveç qasjes, kërkojnë edhe interes e përkushtim të veçantë. Ky është rast i autorit dhe librit të cilin e kemi në dorë. Anton Kolë Berishaj, shqyrton fenomenin i cili në shikim të parë duket se rri në margjinat ose periferitë shoqërore, por nga mënyra e trajtimit, del se kemi te bëjmë më një çështje e cila prek nervin qëndror të jetës njerëzore.
CHF19.90 -
Gjuha dhe stili në prozën e Anton Pashkut
Anton Pashku është shkrimtari shqiptar, me figurën e të cilit lidhet ecja në rrugë të sigurtë e letërsisë moderne shqiptare. Gjatë viteve pesëdhjetë, proza ishte pothuajse në kufi të shkrimit të sipërfaqshem letrar dhe të atij dokumentar. Kthesa e prozës së Pashkut, në nivel të vetëdijes së vertetë si art letrar dhe narracion, doli e fuqishme, sa linte përshtypjen e paraqitjes ekstremiste dhe të skajshme moderniste. Ky qe dhe shkaku që aso kohe, vepra e tij kishte shumë pak lexues.
CHF7.90 -
Gjuha – teksti dhe konteksti
Disa nga këto shkrime botohen për herë te parë. Libri ka pesë ndarje tematike. Shkrimet që përbëjnë librin Gjuha, teksti dhe konteksti, janë shkruar brenda viteve 2008-2014 dhe janë botuar në periodikun shkencor e në botime të tjera shkencore, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e në Mal të Zi.
CHF14.90Gjuha – teksti dhe konteksti
CHF14.90 -
Vuajtja dhe qëndresa në këngë historike
Vepra Vuajtja dhe qëndresa në këngë historike është rezultat i hulumtimit dhe i studimit disavjecar të këngëve popullore historike, të cilat kanë të bëjnë me ngjarje të rëndësishme të popullit dhe të vendit, të udhëhequra nga figurt e shquara kombëtare gjatë luftërave shekullore për çlirimin nga pushtuesit dhe për krijimin e shtetit.
CHF14.90 -
Shpalime letrare
Vite më parë, gjatë një diskutimi mbi statusin e letërsisë dhe veçmas mbi atë të poezisë në jetën tokë kulturore dhe shoqerinë tonë përgjithësisht, shpreha disa pikë-pamje përkitazi me këtë çështje.
CHF14.90Shpalime letrare
CHF14.90 -
Shpikja e mesjetes – Vetja dhe Tjetri në medievistikën shqiptar
Studimet e autorit në Universitetin e Torinos, të profilizuara në Histori të Mesjetës dhe Histori të Mesdheut, i kanë bërë të qëndrueshme njohuritë e tij në historinë e krahasuar, mes Europës Perëndimore dhe asaj Lindore. “Shkolla e Torinos” ka qenë ndërmjetëse përditësimesh domethënëse mbi temën e «shpikjes së traditës», të ilustruar nga kontributet e historianit Eric Hobsbawm dhe nga kritika e zhvilluar prej medievisteve të mirefilltë, si Walter Pohl dhe Patrick Geary, rreth konceptit të etnisë.
CHF24.90 -
Shqiptarët në shtypin britanik (1774-1856)
Periudha historike 1774-1856 për të kaluarën e popullit shqiptar përfaqëson kohën e faktorizimit të tij brenda Perandorisë Osmane dhe më gierë, në arenën ndërkombëtare. Elita e osmanizuar shqiptare duke shfrytëzuar dobësimin e aparatit qëndror perandorak, gjatë shekullit XVIII dhe giysmes së parë të shekullit XIX krijoi pashallëqe, të cilat ata do t’i qeverisnin pothuaj të pavarur nga Porta e Lartë, pushteti i së cilës ishte vetëm nominal.
CHF19.90 -
Shkrime kritike për letërsinë
Në këtë libër, me titull “Shkrime kritike për letërsinë”, kane zënë vend studime, kritika e recensione, të botuara në vitet e fundit në revista shkencore si dhe në shtypin e përditshëm, në Prishtinë e Tiranë. Gjithashtu, këtu ka zënë vend edhe ndonjë fjale rasti, që është mbajtur në promovimin e ndonjë libri apo në jubileun e ndonjë krijuesi.
CHF14.90Shkrime kritike për letërsinë
CHF14.90 -
Hyrje konceptuale ne filozofi
Sikurse në çdo shkencë tjetër, ashtu edhe në filozofi, për më tepër, veçanërisht në filozofi, hyrja fillon me shpjegimin e fjalës, perkatësisht të emrit të shkencës në fjalë. Po themi se kjo vlen veçanërisht për filozofinë, ngase duke e shpjeguar zanafillën dhe domethënien e kësaj fjale, ne, në të vërtetë, shpjegoimë shumëcka lidhur me esencën dhe natyrën e filozofisë si fushë e posaçme e diturisë dhe e krijimtarisë shpirtërore të njeriut.
CHF24.90Hyrje konceptuale ne filozofi
CHF24.90 -
Hyjnesha Dardane – Dea Dardanicae
Studimi trajton prezencën dhe funksionet e shumta të Hyjneshës Dardane (Dea Dardanica), një nga hyjnitë më të adhuruara të panteonit dardan. Njohja fillestare me Hyjneshën Dardane ishte në vitin 1972, pas botimit të dy monumenteve të saja ne Rumani dhe që nga ai vit e kërkoja dhe në territorin dardan.
CHF19.90Hyjnesha Dardane – Dea Dardanicae
CHF19.90 -
Shteti – shqyrtime të përgjithshme teorike me vështrim rasti i Kosovës
Shoqatës Krahinore për Teori dhe Praktikë Administrative, Krahinore për Teori dhe Praktikë Administrative, Praktike Administrative, kryetar i Shoqatës së Pavarur të Juristëve të Kosovës dhe themelues i organit të saj “Vjetari” etj. Përveç që mbajti leksione në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, u angazhua si profesor edhe në Degën e Historisë të Fakultetit Filozofik të Prishtines dhe në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës, kurse cikël ligjeratash mbaiti edhe në Universitetin e Tiranës, Universitetin e Sofjes, Universitetin e Jenës dhe në Universitetin Amerikan në Blagoeugrad të Bullgarisë. U specializua në disa qendra universitare të botës.
CHF24.90















