-
-
Dokumente të Shoqërisë Biblike Britanike dhe për të huajt (1816-1912)
Libri ” Dokumente të Shoqërise Biblike Britanike dhe për të huajt (1816-1912) ” është një përzgjedhje e dokumenteve, të cilat, konsiderojmë, kanë një rëndësi të veçantë për historinë shqiptare dhe atë ballkanike. Botimi i tyre vjen si produkt i mbledhjes shumëvjeçare të materialeve burimore në Bibliotekën Universitare të Kembrixhit në Britaninë e Madhe, në Arkivin Qëndror të Shqipërisë, në Arkivin Qendror të Maqedonisë si dhe në Arkivin Osman të Stambollit nëe Turqi.
CHF14.90 -
Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave filologjike 40/2010
Ky libër ka përmbledhje prej autorëve të ndryshëm. Libri përbëhet nga studime gjuhësore, letërsi, kritika dhe recensione dhe kronika shkencore.
CHF19.90 -
Gjuha e shkrimeve të vjetra shqipe (Shek. XV – XVIII)
Studimi i shkrimeve të vjetra shqipe konsiderohet i një rëndësie të shumëfishtë për shkencat filologjike për arsye se nga njëra anë na mundëson ta njohim mirë gjendjen e moçme të gjuhës sonë të dokumentuar, si dhe të ndjekim e të ndriçojmë edhe fazat e zhvillimit, të ndryshimit e të pasurimit të saj që nga shekulli XV e këndej nga ana tjetër. Si i këtille, studimi i veprave të vjetra të shqipës për vlerën e veçantë që përmban si për gjuhësinë shqiptare, ashtu edhe për gjuhët ballkanike e indoevropiane, ka tërhequr kaherë vëmendjen e studiuesve shqiptarë, prandaj edhe vëmendjen time, që nga këndvështrimet shkencore të miat të hedh sado pak dritë në një varg çështjesh gjuhësore.
CHF24.90 -
Probleme etnomuzikologjike
Që nga fillimet e para (1971) të punës sime në fushë të etnomuzikologjisë, aktivitetin e kisha orientuar në hulumtimin, regjistrimin (incizimin), ruajtjen dhe publikimin (material e studimor) e krijimtarisë muzikore popullore shqiptare, si dhe në percjelljen e procesit të transformimit të saj në jetën e përditshme. Kështu, krahas punës gjurmuese për mbledhjen dhe njohjen e saj, me interesim të veçantë përcillnim kahjet që merrte ajo krijimtari, si dhe relacionet e lidhshmëritë e muzikës me njeriun.
CHF19.90Probleme etnomuzikologjike
CHF19.90 -
Kërkime onomastike-historike për minoritete të shuara e aktuale të Kosovës
Ky libër bëhet fjalë për minoritet të cilat kanë ekszituar gjatë shekujve 14 dhe ekzistojnë deri në ditët e sotme në Kosovë.
CHF29.90 -
Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave historike 44/2014
Në kujtesën historike të popullit shqiptar personaliteti i Iljaz Haxhí Agushit qëndron në piedestalin e Altarit të Shqipërisë Etnike: urtak, bamirës, paqekrijues, diplomat, udheheqës trim e burrë shteti dinjitoz, me një parashikim politik kombëtar, Fanar në Oqeanin Shqiptar të trazuar nga jashtë dhe nga brenda.
CHF19.90 -
Gjurmime albanologjike – Folklor dhe etnologji 37/2007
Libri është i ndarë në 3 pjesë. Pjesa e parë flet rreth punimeve studimore të autorëve, pjesa e dytë flet ka kritika dhe recensione, dhe pjesa e tretë përbëhet nga kronika shkencore.
CHF19.90 -
Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave filologjike 44/2014
Ky libër ka përbëhet nga vepra të ndryshme prej shumë autorëve. Libri është i ndarë në disa pjesë. Disa nga pjesët e këtij libri janë: gjuhësi, letërsi, materiale, recensione etj.
CHF19.90 -
Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave historike 44/2015
Punimi studimor në fjalë ka për qëllim të ofrojë disa të dhëna historike e politike rreth relacioneve midis Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe Greqisë në kohën e mbajtjes së Kongresit të Berlinit.
CHF19.90 -
Fjalor shpjegues i termave administrativë
Sa herë që shtrohen për diskutim çështje nga fusha e terminologjisë përgjithësisht dhe nga fusha e administratës publike, në mënyre të veçantë, janë të nevojshme disa sqarime, sidomos të natyrës metodologjike.
CHF19.90 -
Femra dhe evolucioni i lindshmërisë në Kosovë
Në këtë botim, autorja dr. Mimoza Dushi si objektiv kryesor ka shtruar studimin e problematikës së femrës, të pozitës së saj në familje dhe në shoqëri dhe rolin e saj procesin e riprodhimit të popullsisë në tipin e një popullate të veçantë në Evropë, në popullatën e Kosovës, si transicion i fundit demografik në këtë kontinent, me shumë specifitete kulturore e historike, ku koekzistojne e reja dhe e vjetra, sistemet moderne vlerore dhe institucionet tradicionale, të cilat përveç ndikimit që ushtronin dhe sot e gjithë ditën ushtrojnë në emancipimin social dhe kulturor të femrës, luajnë rol të madh edhe në jetën prokreative dhe rrjedhimisht në nivelin e përtëritrjes biologjike të popullsisë.
CHF19.90 -
Fjalor shpjegues i psikanalizës
Nevoja e sajimit të fjalorit shpjegues të psikanalizës u shtrua me tëre seriozitetin e vet kur duhej analizuar e shqyrtuar konceptet psikanalitike dhe sistemin e tyre, sidomos konceptin e proceseve dhe të sjelljeve të pavetëdijshme në zhvillimin e kulturës evropiane ndërmjet dy luftërave botërore dhe dreitpërdrejt pas përfundimit të Luftës Il Botërore.
CHF19.90Fjalor shpjegues i psikanalizës
CHF19.90 -
E folmja e Anadrinit
Si punonjës shkencor i Sektorit të Dialektologjisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës, puna ime lidhet me studime nga fusha e dialektologjisë. Në kontekst të përcaktimit të lëndës sime studimore, nga kolegu im prof. dr. Mehmet Halimi, vite më parë, mora propozimin për ta studiuar pikërisht të folmen e Anadrinit. Këtë propozim e pranova me kënaqësi.
CHF14.90E folmja e Anadrinit
CHF14.90 -
E kaluara në poezinë tonë popullore
Prof. dr. Fazli Syla është personalitet i rëndësishëm i kohës sonë, veprimtaria e të cili ka një shtrirje të gjerë në shumë fusha të arsimit, të shkencës, të kulturës dhe të jetës shoqërore në Kosovë. Që nga mosha e rinisë, si student, ishte edukator konviktit të Shkollës Normale të Shkupit, pastaj u bë mësimdhënës dhe drejtor i Gjimnazit në Prishtinë e më vonë edhe profesor universitar në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës.
CHF14.90E kaluara në poezinë tonë popullore
CHF14.90 -
Epika legjendare e Rugovës 1
Me vëllimin e parë të kolanës “Epika legjendare e Rugovës” , që duket se do të pasohet prej shumë të tjerësh, Zymer Ujkan Neziri i paraqitet publikut me një prej anëve më të hershme të veprimtarisë së tij në fushën e epikologjisë, si gjurmues dhe mbledhës i drejtperdrejtë i saj nga goja e popullit.
CHF14.90Epika legjendare e Rugovës 1
CHF14.90















