• Muhtesar Sahih El-Buhari – Format i vogël

    Në elitën intelektuale muslimane, kudo në botë, është pranuar se burimet kryesore të Islamit, njëkohësisht dhe bazat për të kuptuar vizionin e tij, janë Kurani Fisnik dhe trashëgimia e Profetit Muhamed a.s., e cila njihet me termin “Sunet – rrugë, traditë”. Këto dy burime plotësojnë njëri-tjetrin, sepse Kurani është Libri i Zotit, është burim i të vërtetave absolute, kurse Suneti është shpjegues i Kuranit dhe plotësues i udhëzimit të tij në lidhje me hollësit dhe shembujt praktikë. Pa studimin e tij, muslimani nuk mund ta ketë të plotë njohurinë mbi normat dhe dispozitat e fesë së  vet. Po ashtu edhe studluesit, muslimanë apo jomuslimant qofshin ata, nuk mund të kenë një përfytyrim të saktë dhe të plotë mbi thelbin monoteist të Islamit, si dhe të parimeve të tij shpirtërore, morale, juridike dhe kulturore, nëse nuk njohin Sunetin.

Kategoritë