• Kosova – Përshkrim i vendit dhe popullsisë

    Veprimaria e quajtur diplomatike, por tejet antishqiptare e hegjemoniste e Nushiqit, ne Kosovë, u zhvilua në momentin më të pavolitshem për shgiptarët, mu në mbarim të shekullit XIX dhe në fillim të atij XX, kur Turqia po dridhej nën peshën e trysnive të shtetëve të fuqishme të kohës e nga problemet e brendshme, që e kishin rënduar e varfëruar secilen pjesë të saj. Edhe për shqiptarët, të cilëve u ishte shtuar edhe dhuna dhe trysnia tejet e egër e fqinjëve, gjendja ekonomike dhe shoqërore ishte bërë e padurueshme dhe për ta kishte aguar një kohë shumë shumë kritike, e cila po i shpiente gjithnjë e më shumë dreit greminës.

  • Kosova – vështrim monografik

    Në këtë libër gjeni të përfshirë gjithcka rreth Kosovës. Libri ka të perfshira harta dhe foto.

  • Vitet kur Kosova e njohu veten – Intervistë me Milazim Krasniqin

    Në një bisedë të giatë une dhe Milazimi erdhëm në përfundim që do të ishte mirë ta zhvillonim një bisede të giatë, përmes të cilës do të përpiqeshim të hidhnim dritë mbi tërë procesin politik të fundit të të tetëdhjetave në Kosovë, rëniet dhe ngritjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës në një kohë të vështirë dhe pa busull për Kosovën, marrëdhëniet mes lidershipit të kësaj partie me udhëheqës të luftës dhe luftëtarë të rëndomtë dhe qështje për të cilat s’kishte folur, të thuash, deri atëherë askush në publik.

  • Kosova toka e shpirtrave të trazuar

    Një nga gjërat e para që dikush mendon kur përmendet toka e Kosovës është lufta brutale që ndodhi në vitet e 90-ta.
    Frika,zemërimi,lotët,guximi,pikëllimi,rezistenca dhe gjithçka që çoi në lirinë e saj të pjesshme.
    “Kosova:Toka e Shpirtrave të Trazuar” përmes akteve kronologjike përshkruan njërën ndër etapat më të rëndësishme
    të kosovarëve drejt asaj që e kishin ëndërruar ndër shekuj, lirisë.

     

  • Kosova: Çfarë duhet të dijë secili

    Judah, i cili ka kaluar vite të tëra duke mbuluar rajonin, ofron përgjigje të thukëta e të mprehta për një varg pyetjesh në librin e parë mbi Kosovén që prej pavarésisë. Pse është e rëndësishme Kosova? Kush janë shqiptarët? Kush janë serbët? Pse Kosova është aq e rëndësishme për serbët? Ç’rol luan Kosova në botë?

  • Kosova Fatkeqe

    Kosova  vazhdon të  jetë  fatkeqe edhe si shtet i pavarur,ndonëse jo si në  të  kaluarën kur ishte koloni.Ajo vazhdon të  mbetet fatkeqe,sepse ende është  peng i mitit imperial serb për Kosovën si “tokë  e shenjtë  serbe” dhe “Jerusalem serb”,me të  gjitha pasojat që  ka kjo mitologji agresive,e shndërruar në  doktrinë  religjioze dhe në  politikë  shtetërore.Kosova vazhdon të  jetë  fatkeqe edhe në  planin e brendshëm,sepse lufta primitive për pushtet dhe zhvatje e partive politike po e degradon dhe po e shpërfytyron lirinë  e saj.Natyrisht Kosova është  fatkeqe edhe në  planin ndërkombëtar,sepse është  e ekspozuar ndaj disa niveleve të  pushteteve civile dhe ushtarake,të  cilat duke qenë  të  çakorduara midis tyre dëmtojnë  pavarësinë  dhe zhvillimin e Kosovës.

    Libri është  shkruar në  një  natë  karantine,në  një  gjendje të  thellë dëshpërimi të  autorit për gjendjen e Kosovës,ku midis rreshtave mbart me vete shpresën për një  Kosovë  më  të  mirë .

    Kosova Fatkeqe

    CHF18.90
  • Kosova VI, VII dhe VIII, Kompleti prej 3 Vëllimeve

    Botuar në tre vëllime, seria e Kosovës është përpjekja e parë e një autori shqiptar për të krijuar një llogari të plotë historike të këtij vendi të vogël evropian. Jusuf Buxhovi ofron një analizë të së kaluarës, nga antikiteti në kohët moderne dhe të ndryshme të Kosovës si vazhdimësi e Dardanisë së lashtë – një vend që ishte e banuar gjatë gjithë historisë nga shqiptarët. Autori, i nderuar më parë për shumë nga veprat e tij historike, nuk ndikohet nga paragjykimet e shkencëtarëve të influencuar nga komunistët. Ai përshkruan dhe analizon të kaluarën me drejtësi dhe ekuilibër, merr parasysh pikëpamje të ndryshme dhe pranon argumentet shëndosha e dijetarëve vendas dhe të huaj. Në funksion të kësaj qasjeje Buxhovi konsiderohet përfundimisht Kosova apo Dardania si një pjesë integrale e territorit etnik shqiptar, si djepin e zhvillimit progresiv.

Kategoritë