-
Rizbulimi i namazit – Komunikimi me Allahun
Pse i Dërguari i Allahut s.a.v.s., e identifikoi namazin si faktor determinues e dallues mes besimtarit dhe jobesimtarit? Pse ishte namazi një veçori për të cilën Profeti Muhamed s.a.v.s., e përkujtoi komunitetin e tij madje edhe në shtratin e vdekjes, duke thënë: “Për Zotin, mos e braktisni namazin”?
CHF8.90 -
Libri i namazit dhe gjykimi islam për atë që nuk falet
Nisma për të shkruar këtë vepër, zu fill kur Ibn Kajimit iu drejtua një pyetje (e cila është ndarë ne dhjetë pyetje shtesë). Meseleja që merr vëmendjen kryesore ne libër, të cilën autori e zbërthen imtësisht deri duke e vendosur edhe si titull të librit, është pyetja që përvijohet paevitueshëm: a është jobesimtar (kafir) ai që nuk falet? Edhe pse autori nuk jep një gjykim të prerë rreth çështjes ne fjalë, nga parashtrimi dhe trajtimi i argumenteve, vihet re se autori sikur anon më shumë nga argumentet e atyre që gjykojnë se ai që nuk falet është jobesimtar. Ajo që kuptohet me siguri të plotë prej autorit, është fakti se mosfolja e namazit përbën një mëkat më të rëndë se vrasja dhe marrëdhëniet intime joshtëmartesore dhe mëkatet e tjera të mëdha përveç shirkut.
CHF15.90

