• Shërimi nga Sihri,Exhinët dhe syri i keq

    Në Kur’an është shërimi i plotë nga të gjitha llojet e sëmundjeve shpirtërore dhe fizike.Ai është ilaç në dynjallëk dhe ahiret.Kur’ani ofron metoda të shumta të shërimit të sëmundjeve shpirtërore,ndërsa metoda më e rëndësishme është vendosja e baraspeshës apo ndryshimit në personalitetin dhe sjelljet e njerëzve.Ky libër hyjnor,duke shpallur mësimet dhe urdhërat,e udhëzon njeriun në vendosjen e baraspeshës së personalitetit.Sipas fjalëve të Muhammedit a.s., shëndeti është mirësi,që paraqet mirësinë e vërtetë në jetën e njeriut për nevojat fizike dhe shpirtërore.

  • Kurani, farmacia dhe shërimi i sëmundjeve

    Kurani, farmacia dhe shërimi i sëmundjeve është një libër në të cilin do të elaborohet rishikimi kur’anor në fushën  mjaft të rëndësishme të shkencave të mjekësisë.

  • Shërimi i zemrave

    Gjithçka që flitet rreth njeriut dhe thellësisë së qenies së tij, nga nëntoka deri mbi qiej, është çështje e caktuar dhe jo me dëshirë. Nuk iu kërkua leje atij kur u krijua, as nuk u pyet kur u dërgua në këtë botë, andaj zgjedhja e tij e vetme është që gjatë jetës e deri në vdekje të ndjekë ligjin hyjnor të pastër dhe të qartë.

  • Shërimi i të sëmurëve me Kur’an dhe Sunet

    Në këtë libër të vogël gjeni ajete dhe sunte që flasin rreth shërimit të trupit të njeriut dhe menyrën si të shëroheni.

  • Shërimi i zbrazëtisë

    Shumë nga ne e kanë humbur rrugën e tyre në jetë. Disa prej tyre i kanë humbur tashmë shpresat, ngase nuk shohin më asnjë shpëtim nga dhembja, nga brengat dhe nga dështimet e tyre. Ka nga ata njerëz që kalojnë vite me radhë, të zhytur në turp dhe urrejtje për veten e tyre. Të tjerë jetojnë krejtësisht të zbrazët, përkundër suksesit të tyre së jashtmi. Gjithsesi, shpresa nuk mungon. Gjithmonë ka edhe një shteg shpëtimi, sepse njëlloj siç patëm ardhur në këtë rrugëtim jetësor me gjasat për t’u rrëzuar, gjithashtu jemi të pajisur më aftësinë për t’u ngritur sërish. Njëlloj siç gjakosemi, po ashtu edhe shërohemi, ngase jemi të mbrujtur me aftësinë hyjnore për t’ia dalë mbanë, për të mbijetuar, mbase edhe për të lulëzuar pikërisht në mes të shtrëngatës. Secilit nga ne i është dhënë aftësia hyjnore për të shikuar përmes errësirës, për t’u ripërtërirë mes acarit, teksa ligështohemi pareshtur, dhe përsëri shërohemi, ndërsa hijeshohemi edhe më tepër, përkundër thyerjeve tona. Ky libër na jep pikërisht një udhëzues hap pas hapi për ripërtëritjen e këtyre thyerjeve tona – domethënë të zbrazëtisë tonë gjithashtu.

Kategoritë