-
Mbi dhunën
Këto reflektime u lindën nga ngjarjet dhe debatet e viteve të fundit të para në kontekstin e shekullit të XX-të, shekull i cili u bë, ashtu siç Lenini parashikoi, arenë luftërash dhe revolucionesh, pra, një shekull dhune, dhunë e cila tashmë besohet të jetë kthyer në emëruesin e tyre të përbashkët. Por, në situatën e sotme, ekziston edhe një faktor tjetër, i cili, edhe pse nuk u parapa prej askujt, ka të paktën po të njëjtën rëndësi.
CHF9.90Mbi dhunën
CHF9.90 -
Sami Frasheri në letërsinë dhe filologjinë turke
Sami Frashëri, është pa dyshim shkencëtari më i madh që ka dhënë kombi shqiptar dhe intelektuali më i shquar i Turqisë së shekullit XIX. Gjatë një jete të shkurtër – Samiu vdiq 54-vjeçar, kur shkencëtari äshtë në kulmin e krijimtarisë së vet – Samiu shkroji më se 50 vepra, nga të cilat disa prej shumë vëllimesh. Një punë të tillë sot e bën një institut vjete me radhë. E Samiu e bëri vetë, pa bashkëpunëtor, pa administratë, pa sekretarë, madje qe i shtrënguar t’i bënte vetë edhe korrekturat.
CHF9.90 -
Dekada përcaktuese – Përse të njëzetat kanë rëndësi dhe si të përfitojmë prej tyre tani
Ky libër flet për punën time me njëzetecavjeçarët, si psikologe klinike private në qytetin Sharlotsvil [Charlottesville], Virxhinia, e si profesore klinike në Universitetin e Virxhinias, po dhe më parë si mjeke në qytetin Berkli, Kaliforni, e si lektore në Universitetin e Kalifornisë, në Berkli. Nepër faqet e këtij libri kam bërë çmos për të rrëfyer historitë personale, herë-here prekëse, të klientëve dhe të studentëve që më mësuan për vitet e të njëzetave.
CHF19.90 -
Çelnaja – Njeriu, kafsha, politika
Politika nuk figuron ne titullin origjinal te librit te Agambenit : L’aperto. L’uomo e l’animale. I vendosur qysh këtu nën vulën e Heideggerit (l’aperto – “çelnaja” – si modalitet dhe vendshpalosje e qënies ku zë fill mundësia për të menduar njeriun në mënyre jo metafizike, dmth. nisur nga qenia, si pezullim i raportit të mbyllur të kafshës me mjedisin ku ajo shkrihet, çelnaja pra, është një term qëndror për filozofin gjermane.
CHF9.90 -
Konservatorizmi – ëndrra dhe realiteti
Në këtë libër, Nisbeti argumenton se konservatorizmi modern në giithë Perëndimin mund të shihet si një përforcim i akuzave të Bërkes jo vetêm mbi Revolucionin Francez, por edhe mbi revolucionin më të madh që tani e quajmë modernizem. Çështjet thelbësore të konservatorizmit janë po ato që motivuan librin e parë dhe më me ndikim të Nisbetit, “The Quest for Community”. Ne fakt, “Konservatorizmi” e bashkon pothuajse të gjithë veprën e Nisbetit. Në të, Nisbeti, merret me shkaqet politike të tëhuajzimeve të shumta që qëndrojne pas përpjekjeve bashkëkohore për komunitet.
CHF9.90 -
Kujtimet e mia politike dhe letrare nga fëmijëria dhe rinia
Libri KUJTIMET (HATIRALARIM), pas një hyrjeje të shkurtër, fillon me njohjen që na bën neve Jahja Kemali për nënën e tij. Kjo nënë është një grua e bekuar e cila ngulit në shpirtin e poetit të madh edhe besimin dhe fenë, edhe ndjenjën kombëtare.
CHF14.90 -
Leksione mbi administrimin
A mund të mësohet administrimi? Po!
CHF14.90Leksione mbi administrimin
CHF14.90 -
Mardhëniet ndërfetare në Kosovë (1990-2010) – implikimet socio-politike
Libri Implikimet socio-politike në marrëdhëniet ndërfetare në Kosovë (1990-2010), është studim teoriko-empirik dhe ka të bëjë pikërisht me aspektet e ndërhyrjeve socio-politike në marrëdhëniet ndërfetare në Republikën e Kosovës. Tematika si e tillë, pa dyshim është komplekse e delikate.
CHF9.90 -
Filozofia pereniale dhe tradicionalizmi në epokën moderne
Cilisia themelore e filozofisë pereniale është ngjashmëria primordiale e urtisë te religjionet dhe filozofitë me praktikat jo të ngjashme.
CHF4.90 -
Bibliografia e revistës “Vjetar”-i (1965-2015)
Vëllimi bibliografik përmban materialin e 50 numrave të botuar, të cilët janë klasifikuar me një rend të caktuar metodologjik, bazuar në standardet më të përparuara të hartimit të bibliografive.
CHF19.90 -
Laiciteti dhe liria e ndërgjegjes
Ekziston një konsensus i gjerë se “laiciteti” është një komponent thelbësor i demokracisë liberale, që përbehet nga gytetarë të cilët ndjekin kuptime të ndryshme mbi botën dhe mbi të mirën, qofshin këto konceptime fetare, shpirtërore apo laike.
CHF9.90 -
Moda dhe mendësia në procesin e modernizimit
Në një botë ku kritikohen fetë, sistemet juridike, zakonet e traditat, shtrohet pyetja: Pse hasim një qëndrim kaq totalitar në lidhje me modën?
CHF14.90 -
Lypsiqarët e Shkupit
Pra, njeriu s’ka pse mos t’i besojë asaj që sot e kësaj dite shkupjanët e rrëfejnë e që ka të bëjë me letrën që nëpërmjet Dullës, disa shkupjane ia kishin derguar Ismail Qemalit në Vjenë, ku ky kishte ikur nga burgu i përjetshëm i Stambollit. Sipas asaj qe rrëfejnë qytetarët e këtushëm, në letrën e tyre ata kishin shkruar vetëm disa rreshta: “O Ismail Oemali, nuk ka Shkup pa Shqypni e as Shqypni pa Shkup. Prandaj, hajde be burrë e kurdise atë Shqypni këtu prej Shkupi, se do bojsh gabim t’madh në koftë se flamurin do e ngresh n’Vlone e jo te Kalaja e Shkupit, se kështu do e biesh punën çi Shqypnia t’ndrydhet e t’mblidhet aq sa s’ta merr mendja. Kemi bo llaf me vet t’afërmit e Sulltanit dhe na kan thonë se ishte ç’na ishte, tashti nuk kemi mo hasmi dhe bonja ni dovlet sa ma t’madh e sa ma t’xhond. Bar juve t’ju shohim rahat e mirë, mbasi përhere na ndejtët n’besë, e nuk na e kthyet kurrizin!”
CHF14.90Lypsiqarët e Shkupit
CHF14.90 -
Lufta e Parë dhe e Dytë Ballkanike si dhe Konferenca e Londrës 1912-1913
Ky libër, i titulluar “Lufta e parë dhe e dytë Ballkanike si dhe Konferenca e Londrës (1912 1913)” është një bashkim i krerëve që flasin kryesisht për Ballkanin, të marrë prej dy librave të shkruar nga akademiku Rajmond Puankaré (Raymond Poincaré), i cili në vitin 1912 ka qenë njëkohësisht kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Francës dhe që prej vitit 1913 president i saj.
CHF19.90 -
Sociologjia e Ibën Haldunit
“Ibën Halduni më tepër se pesë shekuj, si në vendin e vet ashtu edhe jashtë, ka mbetur një profet (i shkencës) të cilit s’i është dhënë nderi i merituar”.
Charles ISSAWI Duke ia filluar këtij hulumtimi synonim t’i shtronim idetë e mendimtarit islam, Ibën Haldun – i cili, në kohën e vet, ka pohuar se ka themeluar një shkencë të re që e ka objekt studimi shoqërinë (ilmu’l-umran) – dhe të konstatonim se çfarë ngjashmërish dhe dallimesh ekzistojnë mes saj dhe disiplines shkencore të quajtur sociologji e cila merret me po të njëjtën problematikë.
CHF14.90Sociologjia e Ibën Haldunit
CHF14.90















