-
Dasma në qytetin e Gjakovës
Me sintagmën “Folklori përtej kufijve” nënkuptohet qasja “e pakufizuar” ndaj materies folklorike, e që në këtë rast fjala është për qasjen përtej kufijve të njohur të përkufizimit të kësaj materieje në folkloristikën shqiptare, pra përtej kufijve të objektit të vet.
CHF14.90Dasma në qytetin e Gjakovës
CHF14.90 -
Lëvizja Kombëtare në Kazanë e Gjilanit – Islam Pira (1861-1931)
Vepra “Lëvizja Kombëtare shqiptare në Kazanë e Gjilanit – Islam Pira (1861-1931)”, botim i Institutit Albanologjik të Prishtinës, është fryt i një pune shkencore serioze dhe të palodhshme të autorit të ndjerë Mr. Sadulla Brestovci, i cili të arriturave të historiografisë shqiptare.
CHF14.90 -
Trajtesa albanologjike
Trajtesat e këtij vëllimi rrokin një spektër të gjerë e të larmishëm të problemeve giuhësore në shesh të shqipës, të standardit gjuhësor, të huazimeve, të fonetikës historike, të morfologjisë, të kulturës giuhësore etj. Këtyre çështjeve problemorë u jemi sjellë së brendshmi (në kuadër të zhvillimit të brendshëm të vetë shqipës) dhe së jashtmi (të zhvillimeve që kanë rrjedhur si refleks i ndikimit të huaj).
CHF14.90Trajtesa albanologjike
CHF14.90 -
Ndihmesa për gjuhën shqipe
Vepra “NDIHMESA PËR GJUHËN SHQIPE” përfshin një varg studimesh e trajtesash gjuhësore të botuara gjithandej në revista shkencore e kulturore, të cilat këtu u ofrohen tok lexuesve të interesuar.
CHF24.90Ndihmesa për gjuhën shqipe
CHF24.90 -
Onomastikë ilire-shqiptare në Ballkan
Vepra “Onomastikë ilire-shqiptare në Ballkan” është rezultat i punës sime 31 vjeçare (1975-2006) në Institutin Albanologjik të Prishtinës.
CHF24.90 -
Tema të zgjedhura dhe bashkëkohore pedagogjike
Në shkencën mbi edukatën dhe praktikën arsimore të vendeve të ndryshme të botës, veçmas te ne, takohemi me shumë probleme të ndërlikuara dhe të pandriçuara, që kërkojnë qasje të ndryshme metodologjike dhe teorike, pëpjekje individuale e gjithnjë e më tepër edhe hulumtime multidimensionale ekipore.
CHF24.90 -
Çështje fundamentale në pedagogjinë ndërkombëtare
Gjer më tani, qështjet, sidomos ato kruciale, që i takojnë Pedagogjisë ndërkombëtare, te ne nuk janë shqyrtuar në mënyre të terësishme, të paktën në formë të ndonjë vepre monografike, e cila do të përfshinte probleme të shumta më të cilat ballafaqohet kjo dege e re pedagogjike që nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar dhe në kohën me të re.
CHF19.90 -
Poetika e krahasimit
Figura e krahasimit në këngët tona popullore të dashurisë, projekt shkencor afatmesëm i punës i Degës së Folklorit të Institutit Albanologjik të Prishtinës.
CHF14.90Poetika e krahasimit
CHF14.90 -
Prej pseudoteorive deri te plagjiatura
Në librin “Prej pseudoteorive deri te plagjiatura“, që po e paraqesim para lexuesve, i kam përmbledhur shkrimet, të cilat i kam publikuar në media të ndryshme, në Prishtinë e Tiranë, në të cilat kryesisht kam trajtuar fenomenet negative që janë shfaqur në fushën e giykimit kritik tek ne, në një kohë që përfshin kryesisht dekadën e fundit, por edhe vitet ’90.
CHF14.90 -
Për shqipen standarde
Me këtë libër autori Qemal Murati ridëshmon këmbënguljen e studiuesit të pasionuar, provon pozicionimin e drejtë ndaj vlerave kombëtare dhe përshfaq aftësinë vrojtuese në trajtimin e problemeve të mprehta të gjuhësisë shqiptare. Me analizat e argumentuara, me dijet solide gjuhësore dhe me korrektësinë e studiuesit serioz, ai do të shtrojë tema e probleme gjuhësore me interes, ndër të cilat shquajnë ato për gjuhën standarde, në të vërtetë ato që na e rikonfirmojnë rëndësinë dhe vlefshmërinë e saj për shqiptarët. Me argumente të pakundërshtueshme, libri u jep përgjigje të mbështetura shkencore edhe diskutimeve që kontestojnë gjuhën standarde, të shfaqura më dendur së fundi në hapësirën tonë kulturore e të prira nga motive plotësisht joshkencore e joprofesionale.
CHF14.90Për shqipen standarde
CHF14.90 -
Paqja kryqtare
Duke shpalosur idetë dhe ngjarjet që kanë çuar deri lufta e parë kryqtare, Mastnak sërish tregon se si muslimanët nga krishterimi kanë bërë armik me mekanizmat e njëjtë ideorë që e kanë bashkuar shoqërinë krishtere në vëllazëri dhe paqe.
CHF19.90Paqja kryqtare
CHF19.90 -
Në udhëkryqet e historisë shqiptare
Libri Në udhëkryqet e historisë shqiptare përbehet nga studime, trajtesa, recensione dhe qasje të ndryshme të botuara e të pabotuara. Ato paraqesin përvojen shkencore historike të më se pesë vjetëve, duke përfshirë çështje preokupuese të së kaluarës, të cilave mund t’iu jepen përgjigje me anë të mendimit dhe të arritjeve historiografike.
CHF14.90Në udhëkryqet e historisë shqiptare
CHF14.90 -
Perandoria Osmane
Në kohën e themelimit të tij, në fillim të shekullit XIV, shteti osman ishte principate e vogël në kufijtë e botës islamike, përkushtuar gazit, luftës së shenjtë kunder krishterimit të pabesë. Ky shtet kufitar i parëndesishëm gradualisht pushtonte dhe përvetësonte territoret e mëparme të Bizantit në Anadoll dhe në Ballkan, ndërsa me pushtimet e tokave arabe më 1517 u be shteti më i fuqishëm në botën islamike. Deri në sundimin e Sylejmanit i (1520-1566) sukseset ushtarake të vazhdueshme në një trevë që shtrihej nga Evropa Qendrore deri në Indinë Oqeanike, i kishin dhënë Perandorisë Osmane statusin e një fuqie botërore; por në luftërat e gjata të shekullit XVII ekuilibri u kthye në të mirë të Evropës.
CHF14.90Perandoria Osmane
CHF14.90 -
Poezia dhe vdekja
Letërsia shqipe në Kosovë, edhe katërmbëdhjetë vjet pas çlinimit të vendit, ka mbetur në giendje kolapsi, pa shenja të konsolidimit në asnjërin nga treguesit që do ta provonin konsolidimin e saj në rrethanat e reja kulturore e shoqërore, ku ajo do të dëshmohej me përmbajtje artistike identifikuese për realitetin e ri dhe do të kënaqte shijet estetike të një publiku të ri. Për giithë këto vite, nuk është botuar pothuajse asnjë vepër letrare që do te ishte domethënëse për identitetin e ri të këtij vendi dhe eventualisht për përshkrimin e rrugës së vështirë nëpër të cilën është realizuar ky fat i ri i njerëzve të tij.
CHF7.90Poezia dhe vdekja
CHF7.90 -
Periudhat historike të shqipes
Rrjedha e gjuhës shqipe gjatë evoluimit të saj mund të ndahet në periudha dhe etapa për qëllime studimore, por duke nënkuptuar se këto ndarje nuk janë copëtim i saj me kufij të prerë,sepse ato vijojnë natyrshëm dhe në çdo gjendje të gjuhës ka anë, të cilat janë vjetruar ose po vjetrohen, sidhe dukuri që sapo janë shfaqur ose po zënë vend. Për këtë arsye, në shtjellimin e mëposhtëm shekulli ose data përkatëse mjaft herë është e përafërt apo përfaqëson kohën, kur kalimi në një faze të mëtejshme tashmë është bërë 1 dukshëm.
CHF7.90Periudhat historike të shqipes
CHF7.90 -
Paraqitja gjeografike dhe harta e Shqipërsië me 1842
Deri më tani gjeografët tanë nuk e kanë njohur një përshkrim të gjeografisë së Shqiperisë, të shoqëruar edhe me hartën përkatëse, të përgatitur prej kontit Fedor Karaxhaji (F. Karaczay) dhe të botuar me 1842 në Londër nga revista shkencore e Shoqatës Gjeografike Mbretërore Journal of the Royal Geographical Society, vëll. ix. f. 47-74.
CHF7.90















