-
Marrëdhëniet shqiptaro-greke 1829-1881
Ndër problemet e rëndësishme që sot e githë diten i qëndrojnë përballë historiografisë bashkëkohore janë edhe çëshijet e shqyrtimit sa me të thukët të historisë së një kombi. Me këtë rast objekt i veçantë trajtimi përpara nesh del përpjekja për të ndriçuar në formën sa më komplekse një segment historik nga e kaluara e shqiptarëve, duke e shpaluar atë në kuadrin e marrëdhënieve me Greqinë zyrtare dhe me grekët e shek. XIX.
CHF14.90 -
Gjuha standarde shqipe dhe shkolla
Në këtë libër janë përfshirë hulumtimet dhe vëzhgimet e mia të bëra gjatë viteve 2004 – 2007, për të nxjerrë, një pasqyrë reale të nivelit të zotërimit të shqipes standarde nga nxënësit e shkollave të mesme të qytetit të, Shkupit. Pra, ky punim shkencor paraqet një përpjekje për t’i treguar disa qështje problemore të zotërimit të shqipes standarde nga nxënësit e shkollave të mesme të qytetit të Shkupit.
CHF14.90Gjuha standarde shqipe dhe shkolla
CHF14.90 -
Çështja Shqiptare në Konferencën e Parisit 1919-1920
Një ndër ngjarjet me rëndësi në historinë shqiptare, të periudhës ndërmjet dy luftërave botërore dhe në përgjithesi, është Konferenca e Paqës në Paris, 1919-1920, e cila për nga pesha e vendimeve të saja si dhe dimensioni i reflektimit të tyre në rrjedhat e mëtejshme evropiane dhe botërore, ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për historinë e kombit shqiptar, por edhe të popujve të tjerë të Evropës dhe të botës.
CHF19.90 -
Dimensione të këngës popullore
Me deshirë që ta theksoj gjithnjë këngën tonë, siç kam vepruar edhe në veprat e mëparshme, këtë vepër e titullova Dimensione të kënges popullore.
CHF14.90Dimensione të këngës popullore
CHF14.90 -
Çështje të folklorit shqiptar
Në punimet e përfshira në këtë përmbledhje prijnë çështja e pavaresisë dhe e mbrojtjes së terësisë kombëtare e territoriale shqiptare sipas këngëve me tematikë historike, sepse këto, me aktualitetin e tyre të përhershëm, bënë që të jenë të pranishme gjithnjë në jetën dhe preokupimet e përgjithshme të shqiptarëve, në përgjithesi, dhe në epikën tonë historike, në veçanti.
CHF9.90Çështje të folklorit shqiptar
CHF9.90 -
Elementet e shqipes në gjuhët sllave jugore
Në kontaktet që ka pasur shqipja me gjuhët e Ballkanit giatë periudhave të ndryshme historike, e në këtë kuadër edhe me gjuhët sllave jugore – magedonishten, serbokroatishten e bullgarishten, kjo jo vetëm që ka marrë a është ndikuar prej tyre, por edhe ka dhënë a ka ndikuar mbi këto në një masë të madhe në gjithë sistemin e tyre gjuhësor.
CHF9.90 -
E folmja e Karadakut
Studimet shkencore në fushën e dialektologjisë shqiptare zunë fill para një shekulli e gjysmë. Deri në gjysmën e parë të shekullit XX studimet dialektologjike në Kosovë dhe ato për të folmet shqipe në Jugosllavi në përgjithësi ishin bërë nga albanologë të huaj. Prej viteve të pesëdhjeta e këndej filluan të paraqiten studiues shqiptarë me studime të shkurtra, skica e punime fragmentare për të folme të caktuara dialektore shqipe.
CHF14.90E folmja e Karadakut
CHF14.90 -
Këngë ngjarje dhe vështrime
Në veprën “Këngë, ngjarje dhe vështrime”, trajtohen në aspektin folklorik disa ngjarje e personazhe të rëndesishme të historisë sonë kombëtare, të sistemuara në tri pjesë: Kënga jehonë e historisë, Legjendarja dhe shtresimi islam në folklorin tonë; dhe Kontribute dhe vështrime kritike për vepra të botuara të folklorit.
CHF14.90Këngë ngjarje dhe vështrime
CHF14.90 -
Refleksione folkloristike
Për të gjitha keto vite të punës sime kërkimore shkencore në fushën e folkloristikës, i jam qasur kësaj disipline dhe jam fokusuar në disa zhanre të saja përbërese si në poezi, prozë dhe forma të shkurtra të krijimtarisë letrare gojore. Kjo është edhe arsyeja që këtë përmbledhje me studime e titullova “Refleksione folkloristike”, sepse ky liber është në fakt edhe reflektim i rezultatit të punës sime në ketë fushë.
CHF14.90Refleksione folkloristike
CHF14.90 -
Stilet në letërsinë shqipe ndërmjet dy luftërave botërore
Në qoftë se ka një gjë rreth së cilës pajtohen shumica e historianëve dhe përgjithësisht e studiuesve të letërsisë shqipe të periudhës ndërmjet dy luftërave botërore, atëherë gjithsesi kjo ka të bejë me vlerësimin lidhur me karakterin e saj heterogjen. Heterogjenitetin e kësaj faze të zhvillimit të letersisë shqipe e kanë pohuar më parë edhe studiues të tjerë.
CHF14.90 -
Shqipëria dhe çështja e Çamërisë 1912-1939
Studimi “Shqipëria dhe çështja e Çamërisë vitet 19121939” ishte një kontribut i ri shkencor i studiuesit tashme të njohur, Lush Culaj. Autori ka realizuar një punim kompakt, që është edhe i pari i këtij lloji për këtë temë. Problemi i marrë në tërë gjerësinë dhe thellësinë e tij. Është shfytëzuar një lazë burimore mjaft e gjerë, burime të cilat janë integruar natyrshëm brenda shkrimit historik.
CHF14.90 -
Studime shoqërore 2
Për botim në revistën Studime shoqërore do të merren në konsideratë ndihmesat (trajtesa, studime, artikuj, recensione, etj.) që nuk janë botuar më parë (pos në raste të veçanta) dhe që paraqesin rezultate hulumtimesh origjinale shkencore, profesionale apo të zbatuara nga ana e autorit në fushat e shkencave shoqërore, duke mos prekur të drejtat autoriale të të tjerëve.
CHF19.90Studime shoqërore 2
CHF19.90 -
Studime shoqërore 1
Për botim në revistën Studime shoqërore do të merren në konsideratë ndihmesat (trajtesa, studime, artikuj, recensione, etj.) që nuk janë botuar më parë (pos në raste të veçanta) dhe që paraqesin rezultate hulumtimesh origjinale shkencore, profesionale apo të zbatuara nga ana e autorit në fushat e shkencave shoqërore, duke mos prekur të drejtat autoriale të të tjerëve.
CHF19.90Studime shoqërore 1
CHF19.90 -
Politika, lufta dhe diplomacia – Anarkia ndërkombetare dhe e drejta
Shqyrtimin e relacioneve midis tre termave (politika-lufta-diplomacia) dhe objekteve që emrtojnë ato në kohën moderne, do ta nisim me përkujtimin e problematikës që hapi Tomas Hobbesi, veçanërisht në veprën e vet Leviatani.
CHF14.90 -
Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave filologjike 25-1995
Në këtë punim autori bën fjalë për një varg autorësh arbëreshë, e njëri ndër ta është edhe italiani Nilo Katalano, që shkruan arbërisht. Nilo Katalano, ndonëse ishte italian, mirëpo veprimtarinë e tij e lidhi aq ngusht me arbëreshët e së fundi edhe me Shqipërinë deri në atë shkallë sa që mund të konsiderohet si një “italian i arbereshizuar” ashu siç e quajti edhe vetë autori i këtij punimi shkencor.
CHF19.90















