Nënshumë: CHF24.90
-
Shkolla Shqipe në Kantonin e St.Gallenit vatër e bashkimit kombëtar
Ky libër është një përpjekje për të prezantuar ardhjen, organizimin dhe angazhimin e shqiptarëve në Kantonin e St. Gallen-it të Zvicrës, me theks të veçantë hapjen e pikave shkollore dhe përpjekjet për ruajtjen e gjuhës shqipe.
Në dhjetë kapitujt e librit janë trajtuar përpjekjet e mërgimtarëve shqiptarë në Kantonin e St. Gallen-it nga iniciativat individuale për hapjen e shkollave shqipe, duke vazhduar me Shoqatën “Motrat Qiriazi”, Lidhjen Kantonale të Prindërve Shqiptarë “LPSH.”, Lidhjen Kantonale të Arsimtarëve “LASH” dhe deri te formimi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e St. Gallen-it.
CHF24.90 -
Shkupi
Autori e ka quajtur Ese historike dhe prandaj e hap me një trajtesë për qytetet përgjithësisht. Kodra që ngrihet pas urës dhe që duket në kopertinën e librit, ka qenë e banuar të paktën prej neolitit. Në epokën e hekurit aty u ngrit një fortifikim ilir, ndërsa qyteti ilir në rrëzë të tij u bë kryeqyteti i Dardanisë. U zgjerua në një qytet të rëndësishëm gjatë periudhës romake dhe aty ka lindur perandori Justinian më 483 të erës së re. Më 518 u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe përfundoi në një fshat. Tërmetet e kanë ndjekur deri në ditët tona, por banorët asnjëherë nuk e kanë braktisur dhe e kanë rindërtuar. Ndërkaq, tronditjet nuk i kanë ardhur vetëm nga nëntoka, sepse dyndjet sllave për të patën të njëjtat pasoja shkatërrimtare. Dhe këto nuk qenë të vetmet dyndje: 3 vjet pas Betejës në Fushën e Kosovës e pushtuan osmanët, gjurmët e të cilëve u ngulën për pesë shekuj.
CHF24.90Shkupi
CHF24.90 -
Safahat – Fletët
Ne kryeveprën e tij qe e keni para, Safahat, ai me një mjeshtëri të pashembullt ia del që duke ligjëruar per aktualitetet e kohës se vet, të atyre periudhave të turbulencave të forta, të mos mbetet në dimensionin e një vjershëtari ordiner, por duke sfiduar veten dhe shoqërinë, të ofrojë zgjidhje që janë të natyrës referenciale tejkohore.
CHF24.90Safahat – Fletët
CHF24.90 -
KQ i NDSH-së dhe Azem Marana
Monografia studimore “KQ i NDSH-së në Shkup dhe Azem Marana”, paraqet një përpjekje modeste në rrafshin historik, për ta zbardhë aktivitetin politik, diplomatik, organizativ dhe ushtarak të KQ të NDSH-së në Shkup dhe figurave më eminente të saj.
CHF24.90KQ i NDSH-së dhe Azem Marana
CHF24.90 -
Lëvizja kaçake në Kosovë (1918-1928)
Lëvizja Kaçake lindi si formë e rezistencës kundër pushtuesit të huaj.Me këtë emër njihet në periudhën turke në shkeullin XV-XVI,
e cila kishte më tepër karakter ekonomik sesa politik.Kjo lëvizje vjen duke u shtuar gjithnjë e më tepër dhe merr formën e rezistencës
politike në truallin shqiptar,posaçërisht në gjysmën e dytë të shekullit XIX e bëhet më masive pas shuarjes së Lidhjes së Prizrenit.CHF24.90Lëvizja kaçake në Kosovë (1918-1928)
CHF24.90 -
Historia ime – Si e krijova dhe shpërfaqa sistemin më të madh të spiunazhit në botë
Duke rrokur në një rrëfim të vetëm jetën në rrethina gjatë fëmijërisë dhe postimet klandestine të CIA-s dhe NSA-së kur ishte adoleshent, Historia ime është rrëfimi i jashtëzakonshëm i një të riu gjenial që u rrit në internet – i një njeriu që u bë spiun, denoncues publik dhe u arratis në ekzil, duke u kthyer në ndërgjegjen e internetit. Është shkruar me zgjuarsi, hir, pasion dhe një sinqeritet të palëkundur.Historia ime është një autobiografi me rëndësi themelore në epokën tonë digjitale, që do të kthehet në mënyrë të pashmangshme një vepër klasike.
CHF24.90 -
Historia e origjinës
Asnjeri s’e zgjedh vendin dhe kohën ku dhe kur vjen në univers. Për pak çaste, si mizat e natës rreth flakës së një kandili kozmik, do të bashkudhëtojmë me të tjerë njerëz, me prindërit, me motrat dhe vëllezërit, me fëmijët, me miqtë dhe armiqtë tanë. Bashkudhëtarë do të kemi edhe forma të tjera jete, që nga bakteret te majmunët. Do të kemi shkëmbinj, aurora, hëna, meteorë, planetë, yje, kuarqe, fotone, vrima të zeza, supernova, kërmij, telefonë celularë dhe një hapësirë të zbrazët pa anë e cak.
CHF24.90Historia e origjinës
CHF24.90 -
Të burgosur nga gjeografia
Mbase libri më i duhur për t’u lexuar momentalisht. Duke lexuar këtë libër kuptojmë luftën Rusi-Ukrainë dhe, në fakt, kuptojmë edhe atë që na pret në të ardhmen. Sepse, siç thotë autori, gjeografia nuk është fat, është fakt. Të gjithë liderët janë të kufizuar nga gjeografia. Mundësitë e tyre limitohen nga malet, lumenjtë, detet dhe betoni. Po, për të ndjekur ngjarjet botërore duhet të kuptosh njerëzit, idetë dhe lëvizjet – por nëse nuk e njeh gjeografinë, asnjëherë nuk do ta rrokësh tërësinë.
CHF24.90Të burgosur nga gjeografia
CHF24.90 -
Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror
Njerëzve u bëri përshtypje në mënyra të ndryshme: i tërhoqi, i zemëroi, i trembi e i trazoi argumenti im, se përmasa qendrore dhe më e rrezikshme e poli tikës globale që po shfaqet, do të jetë konflikti ndërmjet grupeve të qytetërimeve të ndryshme. Pavarësisht se çfarë ndikimi tjetër pati, ky artikull u preku një damar njerëzve nga cilido qytetërim.
CHF24.90 -
Pse dështojnë kombet
Pse disa kombe janë të pasur dhe të tjerë të varfër? Pse disa kombe vuajnë, në kushte të mjerueshme shëndetësore dhe pa të arshura të mjaftueshme? Pse disa kombe vuajnë nga uria apo luftojnë për bukën e gojës?
CHF24.90Pse dështojnë kombet
CHF24.90 -
Shqipëria, një kallëzim nga udhëtimi i fundit 1880
Në një stivë me traveologë për Shqipërinë dhe shqiptarët, libri i Edward Frederick Knight Albania: A narrative of Recent Travel është një përftesë për një lexim të disafishtë, përjetim kulturor në kohë, por edhe vramendje sot e të gjtihë ditën. I botuar në muajt e parë të vitit 1880, pra disa muaj pas kthimit nga aventura shqiptare, mbresat e përshkrimet janë qelibar të pastra e të paprekura nga projektimet në retrospektivë.
CHF24.90 -
Shteti Shqiptar, nga Konferenca e Londrës në bashkimin me Italinë 1913-1939
Amedeo Xhanini, diplomat dhe senator italian, ekspert konstitucionalist, i gjysmës së parë të shekullit 20, është i njihur si ndër autorët me kompetencë të spikatur tekniko-jurisike të legjislacionit ndërkombëtar.
Me përvojë të veçantë në botë akademike, ai njihet si autor i një sëri studimesh në fushën juridike konstitucionaliste ndërkombëtare.
CHF24.90 -
Operacioni shqiptar i CIA-s dhe MI6-it, 1949-1953
Gjermania naziste e pushtoi Shqipërinë për të mos e l vendin të binte në duart e britanikëve . Gjatë tërë periudhës së pushtimit italian e gjerman , shqiptarët ishin shumë të ndarë sa u përket besnikërive . Shumë njerëz mendonin se duhet përshtatur me situatën e re ; të tjerët bënin thirrje për rezistencë të armatosur . Ndarje të thella kishte edhe përbrenda rezistencës , me praninë e tri grupeve rivale të rezistencës : partizanët komunistë nën Enver Hoxhën ( 1908 1985 ) dhe Mehmet Shehun ( 1913-1981 ) ; Balli Kombëtar antikomunist nën Mithat bej Frashërin ( 1880-1949 ) , dhe lëvizja e vogël mbretërore Legaliteti nën Abaz Kupin ( 1892-1976 ) . Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë orvatej të ringjallte një Shqipëri të pavarur për të ruajtur interesat strategjike të Gjermanisë në Ballkan .
CHF24.90 -
Zgjerimet islame përgjatë shekujve
Muslimanët i kushtuan interes të veçantë historisë në dekadat e para të hixhretit dhe për këtë u shkruan libra të ndryshëm.Në këtë libër përmblidhen ngjarjet më të rëndësishme të luftërave dhe çlirimeve, që ndodhën në kohën e të Dërguarit a.s., e deri në rënien e hilafetit osman.
Ky libër plotësohet me referencat më të rëndësishme, që flasin për betejat islame, si dhe për situatat e tjera që u bashkëngjiten atyre. Kjo me qëllim që leximi të bëhet më i lehtë, larg detajeve të panevojshme, të cilat nuk përmendin ndonjë lëvizje apo betejë.
CHF24.90Zgjerimet islame përgjatë shekujve
CHF24.90 -
Veprat e mëdha politike
Në këtë vepër, dy autorët kanë realizuar një përmbledhje dhe interpretim të shkrimeve më të rëndësishme politike të njerëzimit duke përjashtuar periudhën e antikitetit. Autorët kanë synuar që vepra e tyre të jetë një udhërrëfyes i dobishëm për të gjithë ata që janë të interesuar në shkencat politike.
Kjo vepër u paraqet lexuesve të gjitha idetë e filozofëve më të shquar qe ata kanë shtruar në shkrimet e tyre. Vepra nis me Makiavelin për të vazhduar me një sërë autorësh të rëndësishëm si: Tomas Hobsi, Monteskjë, Xhon Loku, Tokëvili, Karl Marksi, Fridrik Engels, Leninii, Hajek etj.
CHF24.90Veprat e mëdha politike
CHF24.90 -
Biografia e Hasan ibn Ali, Allahu qoftë i kënaqur me të
Jeta e Hasan ibn Aliut r.a. demonstron prioritetin e lartë që duhet t’i kushtohet unitetit të Umetit. Ky është një mësim i rëndësishëm për liderët e të gjitha niveleve. Nganjëherë është e domosdoshme të lëshojmë pe dhe të heqim dorë nga pushteti për të mirën e Umetit.
CHF24.90