Nënshumë: CHF21.90
-
ISLAMIZIMI I SHQIPËRISË NËN TURQIT
Një misionar protestant, me ca vite të kaluara në Shqipëri, u ul gati tetëdhjetë vite më parë të shkruajë tezën e magjistraturës. Pas hulumtimesh e mbledhje materialesh, kishte zgjedhur për të një temë që kërkonte kurajë në të shkruar. Përfundimet e punimit të tij ishin shpesh dramatike, përvëluese, ndoshta të papërtypshme, por sidoqoftë, pa dyshim, tejet të guximshme.
CHF24.90ISLAMIZIMI I SHQIPËRISË NËN TURQIT
CHF24.90 -
Pjesëmarrësit në Bedër
Të flasësh për pjesëmarrësit në Bedër nënkupton të përmendësh ajkën e gjeneratës më të mirë në historinë e njerëzimit. Gjeneratën me të cilët Allahu ishte i kënaqur dhe i kishte bërë të kënaqur. Nënkupton të zhytesh në personalitetin e kolosëve të historisë dhe elitës së njerëzisë.
CHF24.90Pjesëmarrësit në Bedër
CHF24.90 -
Biografia e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve selem
Jeta e Muhamedit a.s. ishte një faqe e gjerë nga faqet e përpjekjes për shpetimin e ketij njerëzimi. Ai ishte një shëmbëlltyr e sinqertë nga shëmbëlltyrat e mirësisë dhe mëshirës. Ai kishte një jetëshkrim të lartë dhe të fisshëm në mirësjellje ndaj Krijuesit dhe ndaj krijesave.
CHF24.90 -
Lindje, Vdekje, Përjetësi
Për heroizmin dhe qëndresen e popullit të Kosovës janë shkruar shumë libra prej autorëve të huaj dhe shqiptarë që për së afërmi e vëzhguan dhe u përpoqën që të pasqyronin me vërtetësi këtë ngjarje që tronditi rajonin e Ballkanin dhe turbulloi shumë ndërgjegje njerëzore.
CHF24.50Lindje, Vdekje, Përjetësi
CHF24.50 -
Shpërngulja e shqiptarëve në Republikën e Turqisë: 1922-1941
Procesi i shpërnguljes së popullsisë shqiptare nga Kosova dhe trevave verilindore,përkatësisht Maqedonisë Veriore së sotme,
filloi me shpërthimin e Luftës së Parë Ballkanike,rënien e Perandorisë Osmane dhe pushtimin e tokave shqiptare nga aleanca ortodokse ballkanike,
përkatësisht asaj serbo-malazezo-bullgaro-greke.
Dokumentet e zbuluara kohëve të fundit hedhin dritë se brenda vitit 1912/13, ushtritë pushtuese të lartpërmendura,
sidomos ajo serbe, dëbuan me dhunë mbi 120 000 shqiptarë të përkatësisë fetare islame, pjesa dërmuese e tyre u vendosën në Stamboll,
Anadoll dhe në vise tjera të Turqisë .CHF24.00 -
Historia e vërtetë e një prej grupeve më famëkeqe të Briminghamit – Peaky Blinders
Në vitin 2013, seria e BBC2 Peaky Blinders fitoi audiencë mahnitëse nga skena e parë, kur Tommy Shelby nget në qytet si një bandit frikësues nga Perëndimi Amerikan. Gra të frikura largohen me vrik nga rruga e tij, fëmijë shfaqen pa zhurmë nga vendet e fshehura dhe gjithë ç’mund të dëgjohet është trokëllima e kalit të tij të garave. Me askënd mbrapa, kalëruesi ndalon. Por ai s’është në Perëndimin e Egër e s’është as qitës i zoti: ai është burrë i pushtetshëm në Birmighamin industrial të rrugicave më 1919. I veshur dallueshëm dhe me stil në një kostum trepjesësh dhe me një këmishë me jaka të forta por pa kravatë, ai ka një prani komanduese por prapëseprapë misterioze – një ndjenjë e lartësuar nga një kapelë e tipit të djaloshit që ia errësojnë sytë.
CHF23.90 -
Ana e drejtë e historisë
Perëndimi është i veçantë, dhe në “Ana e drejtë e Historisë”, Ben Shapiro shpjegon me guxim se si ne kemi humbur pamjen e qëllimit moral që e shtyn secilin nga ne të jetë më i mirë, detyrën e shenjtë të punojmë së bashku për të mirën e madhe.
CHF22.90Ana e drejtë e historisë
CHF22.90 -
Letërsia e Kosovës
Libri i Nysret Krasniqit Letërsia e Kosovës: 1953-2000 trajton një gjysmë shekulli prozë e poezi shqipe të Kosovës. Duke lexuar e interpretuar 50 shkrimtarë, disa syresh klasikë që kanë shkuar në amshim, disa të tjerë klasikë të gjallë, ndonjëherë edhe me vepra të vogla në totalitetin e madh, Krasniqi ka dhënë pamjen e vet të kësaj letërsie.
Ky studim është një ndërmarrje e madhe,një hartë letrare me rezolucion të lartë,falë një pune intensive që ka bërë autori me një dashuri e përkushtim të pashoq.Teksti është shkruar me gjuhën e specialistit,me analizë e argumentim,pa zhargon të tepruar që e bën të kapshëm edhe për jospecialistët,për lexuesit e dashuruesit e letërsisë shqipe.
CHF22.90Letërsia e Kosovës
CHF22.90 -
Sahabët Komandantë
Ky libër shtjellon jetën e shokëve më të shquar dhe më fisnikë të të Dërguarit a.s., të cilët iu prinë forcave të ushtrive muslimane. Ata ishin luftëtarë, të cilët pas një pregaditje të vrullshme u shëndrruan në art ë pastër, pregaditje kjo nga komandanti suprem, mëshira për njerëzimin dhe personifikimi i së mires Muhamedi a.s..
CHF22.90Sahabët Komandantë
CHF22.90 -
Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi
Libri me autorë Blendi Fevziun dhe Baton Haxhiun, është një lloj “dosje e lavdisë” së Thaçit në luftën e Kosovës, kundër një “dosje akuzash” me të cilat presidenti përballet tashmë në hagë, në kuadrin e Gjykatës Speciale.
CHF21.90Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi
CHF21.90 -
Lufta e Trojës, luftë Pellazgo – Ilire
Ky studim synon të trajtojë Luftën e Trojës nga konteksti historik dhe human e shkëputur nga konteksti mitologjik dhe hyjnor. Disa autorë antikë dhe modernë e kanë trajtuar këtë luftë vetëm nga ana mitologjike duke përzier hyjnitë me njerëzit, por ka fakte historike të mjaftueshme për ta trajtuar atë nga ana humane.
CHF21.90 -
Rruga e ndriçuar
Ky libër është një udhërrëfim për çdo njeri që aspiron suksesin e vërtetë e të qëndrueshëm, shkëlqimin në këtë botë dhe në botën e përtejme.
CHF21.90Rruga e ndriçuar
CHF21.90 -
Mikenët = Pellazgët: Greqia ose zgjidhja e një enigme
Kjo vepër e re përfundon atë se çfarë Arefi shkrujti në veprën “Shqipëria (Historia dhe gjuha) ose odisea e pabesueshme e një populli parahelen”. Këtë herë ai e përzmadhon pamjen e saj dhe nxjerr nocione etnike, të cilat na i bëjnë të ditura burimet e lashta në lidhje me botën e lashtë ballkanike.
CHF21.90 -
Prijësi i drejtë dhe asket Omer Ibn Abdul Aziz
Ky personalitet duhet të shërbejë si shembull dhe model , jo vetëm për udhëheqësit por edhe për besimtarët e thjeshtë. Me të vërtet ai ka qenë shembulli më i lartë i një lideri musliman. Koha e shkurtër në të cilën ka jetuar dhe veprat e shumta që ai na ka lënë flasin shumë për të.
CHF21.90 -
Shqipëria dhe çështja shqiptare pas Luftës së Parë Botërore
Ky punim është një përpjekje për të trajtuar historinë politike të Shqipërisë në një hark kohor që përfshin periudhën nga përfundimi i Luftës së Parë Botërore deri në përcaktimin e statusit ndërkombëtar të këtij shteti dhe kufijve të tij, më 9 nëntor 1921.
CHF19.90