Nënshumë: CHF23.90
-
Jeta ime
Mahatma Gandi është një nga figurat më frymëzuese të historisë. Në autobiografinë e tij klasike rrëfen historinë e jetës së tij dhe se si zhvilloi konceptin e tij të rezistencës aktive jo të dhunshme, e cila nxiti përpjekjen triumfuese indiane për pavarësi që inspiroi pafund përpjekje të tilla triumfuese për liri e pavarësi gjithandej botës përgjatë shekullit XX. Për realitetin tonë, një histori e tillë është më se e njohur. Madje, për më shumë, e përjetuar!
CHF29.90Jeta ime
CHF29.90 -
Liri e Shqipërisë
Ideator, publicist, botues, një ndër figurat e spikatura të Rilindjes Kombëtare, Kristo Luarasi, vjen
në këtë botim me një përmbledhje artikujsh, polemikash, letrash, të përzgjedhura e të transkriptuara
nga alfabetet e kohës paramendit Qemal Velija. Në të dalin në pah zhvillimet e periudhës së vonë
të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, problematikat e kohës, puna për elaborimin e çështjeve
kombëtare shqiptare etj.CHF9.90Liri e Shqipërisë
CHF9.90 -
VIKTOR HYGO
Një libër biografik i cili na tregon më shumë mbi jetën e shkrimtarit të famshëm francez, Viktor Hugo.
CHF14.90VIKTOR HYGO
CHF14.90 -
33 strategjitë e luftës
Nga autori i librit best-seller ’48 ligjet e pushtetit’, Robert Greene, vijnë të qëmtuara shkëlqyeshëm strategjitë e luftës që mund të na ndihmojnë të fitojmë mjeshtëri në botën moderne.
Duke përfshirë kulturat mbarëbotërore dhe duke sintetizuar dhjetëra tekste politike, filozofike dhe fetare, ’33 Strategjitë e luftës’ është një udhëzues gjithëpërfshirës për lojën delikate shoqërore të jetës së përditshme. Bazuar në mësime të thella, të përjetshme, ilustruar me bollëk me shembuj të gjenialitetit dhe marrëzisë së të gjithëve, nga Napoleoni te Margaret Thatcher-i dhe Hanibali te Uliks S. Granti, te diplomatë, të ashtuquajturit kapitenë industrie, deri te shpatarët samurajë.
CHF34.9033 strategjitë e luftës
CHF34.90 -
Të burgosur nga gjeografia
Mbase libri më i duhur për t’u lexuar momentalisht. Duke lexuar këtë libër kuptojmë luftën Rusi-Ukrainë dhe, në fakt, kuptojmë edhe atë që na pret në të ardhmen. Sepse, siç thotë autori, gjeografia nuk është fat, është fakt. Të gjithë liderët janë të kufizuar nga gjeografia. Mundësitë e tyre limitohen nga malet, lumenjtë, detet dhe betoni. Po, për të ndjekur ngjarjet botërore duhet të kuptosh njerëzit, idetë dhe lëvizjet – por nëse nuk e njeh gjeografinë, asnjëherë nuk do ta rrokësh tërësinë.
CHF24.90Të burgosur nga gjeografia
CHF24.90 -
Shqipëria Pasosmane (1912-1920)
Kjo vepër përmban kujtimet e titulluara “Kujtime dhe autobiografi” nga dorëshkrimi në osmanisht i gjetur në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, me autor Syrja bej Vlorën, pinjoll i një familjeje aristokrate lokale shqiptare e cila që nga përfshirja në Perandorinë Osmane deri në ditët e fundit të kësaj perandorie ka nxjerrë shumë pinjollë që kanë shërbyer në instancat më të larta shtetërore.
CHF29.90Shqipëria Pasosmane (1912-1920)
CHF29.90 -
Kosova toka e shpirtrave të trazuar
Një nga gjërat e para që dikush mendon kur përmendet toka e Kosovës është lufta brutale që ndodhi në vitet e 90-ta.
Frika,zemërimi,lotët,guximi,pikëllimi,rezistenca dhe gjithçka që çoi në lirinë e saj të pjesshme.
“Kosova:Toka e Shpirtrave të Trazuar” përmes akteve kronologjike përshkruan njërën ndër etapat më të rëndësishme
të kosovarëve drejt asaj që e kishin ëndërruar ndër shekuj, lirisë.CHF11.90Kosova toka e shpirtrave të trazuar
CHF11.90 -
Tregime të moçme shqiptare
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
CHF8.90Tregime të moçme shqiptare
CHF8.90 -
Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror
Njerëzve u bëri përshtypje në mënyra të ndryshme: i tërhoqi, i zemëroi, i trembi e i trazoi argumenti im, se përmasa qendrore dhe më e rrezikshme e poli tikës globale që po shfaqet, do të jetë konflikti ndërmjet grupeve të qytetërimeve të ndryshme. Pavarësisht se çfarë ndikimi tjetër pati, ky artikull u preku një damar njerëzve nga cilido qytetërim.
CHF24.90 -
Pse dështojnë kombet
Pse disa kombe janë të pasur dhe të tjerë të varfër? Pse disa kombe vuajnë, në kushte të mjerueshme shëndetësore dhe pa të arshura të mjaftueshme? Pse disa kombe vuajnë nga uria apo luftojnë për bukën e gojës?
CHF24.90Pse dështojnë kombet
CHF24.90 -
Shqipëria, një kallëzim nga udhëtimi i fundit 1880
Në një stivë me traveologë për Shqipërinë dhe shqiptarët, libri i Edward Frederick Knight Albania: A narrative of Recent Travel është një përftesë për një lexim të disafishtë, përjetim kulturor në kohë, por edhe vramendje sot e të gjtihë ditën. I botuar në muajt e parë të vitit 1880, pra disa muaj pas kthimit nga aventura shqiptare, mbresat e përshkrimet janë qelibar të pastra e të paprekura nga projektimet në retrospektivë.
CHF24.90 -
Si vdesin demokracitë
Demokracitë mund të vdesin si pasojë e një coup d’état (grusht shteti) – ose mund të vdesin ngadalë.
Kjo e dyta ndodh në rrjedhojë të një mashtrimi,pak nga pak:fillon me zgjedhjen e një udhëheqësi autoritarian dhe vazhdon
me abuzimin e pushtetit qeverisës dhe shtypjen e plotë të opozitës.CHF19.90Si vdesin demokracitë
CHF19.90 -
Etruskishtja, gjuhë e gjallë
Shkrimet e hershme të Europës mesdhetare mund të interpretohen përmes gjuhës së përbashkët të fiseve pellazgjike, gjuhë e mbijetuar mrekullisht në shqipen popullore të sotme…
CHF15.90Etruskishtja, gjuhë e gjallë
CHF15.90 -
E vërteta mbi Shqipninë dhe Shqiptarët
Që pri Tivarit deri në Prevaz Gjith kund lishon dilli vap dhe rrez, Asht toka jon të parët na i kan lan, Kush mos të përkas se vdesim të tan. Se vdesim si burrat qi vdiqen që motit. Për mos me u turpëru para Zotit!
CHF13.90 -
Esat Toptani ti japim gjeneralit ate qe i perket
Ekziston nje metode analitike qe mund te na e vertetoje kete dyshim te nje rendesie te vecante per historiografine shqiptare pas vitit 1920, por sidomos pas vitit shkaterrimtar per shqiptaret, 1945-es. Kjo metode mbeshtetet ne analizen kohore te akuzave propagandistike, bashkesia e te cilave na tregon se kur, kush dhe pse e shpiku tradhetine imagjinare te Gjeneral Esat Pashe Toptanit.
CHF17.90 -
Arkitektët e mendimit shkencor në qytetërimin islam
Ky libër, të cilin Organizata Islame për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ia prezanton lexuesve në të gjitha vendet e botës islame, dhe të gjitha vendeve në Lindje dhe në Perëndim, është referenca më e plotë e cila paraqet jetëshkrimet e themeluesve kryesorë të mendimit shkencor në qytetërimin islam.
CHF8.90