Nënshumë: CHF23.90
-
Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi
Libri me autorë Blendi Fevziun dhe Baton Haxhiun, është një lloj “dosje e lavdisë” së Thaçit në luftën e Kosovës, kundër një “dosje akuzash” me të cilat presidenti përballet tashmë në hagë, në kuadrin e Gjykatës Speciale.
CHF21.90Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi
CHF21.90 -
Si ta kuptojmë botën
Në një kohë kur po zhduket kufiri midis asaj që quhet “kombëtare” dhe asaj që quhet “ndërkombëtare”, është një detyrë qytetare që të kontribuohet për të kuptuar më mirë çështjet e sotme botërore.Për këtë ju vjen në ndihmë libri “Si ta kuptojmë botën”
CHF19.90Si ta kuptojmë botën
CHF19.90 -
Zgjerimet islame përgjatë shekujve
Muslimanët i kushtuan interes të veçantë historisë në dekadat e para të hixhretit dhe për këtë u shkruan libra të ndryshëm.Në këtë libër përmblidhen ngjarjet më të rëndësishme të luftërave dhe çlirimeve, që ndodhën në kohën e të Dërguarit a.s., e deri në rënien e hilafetit osman.
Ky libër plotësohet me referencat më të rëndësishme, që flasin për betejat islame, si dhe për situatat e tjera që u bashkëngjiten atyre. Kjo me qëllim që leximi të bëhet më i lehtë, larg detajeve të panevojshme, të cilat nuk përmendin ndonjë lëvizje apo betejë.
CHF24.90Zgjerimet islame përgjatë shekujve
CHF24.90 -
Veprat e mëdha politike
Në këtë vepër, dy autorët kanë realizuar një përmbledhje dhe interpretim të shkrimeve më të rëndësishme politike të njerëzimit duke përjashtuar periudhën e antikitetit. Autorët kanë synuar që vepra e tyre të jetë një udhërrëfyes i dobishëm për të gjithë ata që janë të interesuar në shkencat politike.
Kjo vepër u paraqet lexuesve të gjitha idetë e filozofëve më të shquar qe ata kanë shtruar në shkrimet e tyre. Vepra nis me Makiavelin për të vazhduar me një sërë autorësh të rëndësishëm si: Tomas Hobsi, Monteskjë, Xhon Loku, Tokëvili, Karl Marksi, Fridrik Engels, Leninii, Hajek etj.
CHF24.90Veprat e mëdha politike
CHF24.90 -
Murgu që shiti ferrarin e vet
“Murgu që shiti ferrarin e vet” është tregim mbi Xhulian Mentlin, avokatin superior, të cilin mënyra e jetës së vështirë e çoi deri tek infrakti fatal në gjykatën e mbushur plot me njerëz.
CHF14.90Murgu që shiti ferrarin e vet
CHF14.90 -
Xhelaludin Rumi
Botimi i këtij libri krahas nderimit dhe përkushtimit të thellë, vjen si shenjë mirënjohje ndaj autorit Afzal Ikbal.
CHF18.90Xhelaludin Rumi
CHF18.90 -
Mbreti i shqiptarëve
Një biografi interesante,koncize aq sa dhe sintetike mbi mbretin e shqiptarëve,Zogun 1 e shkruar nga një personalitet i rëndësishëm aq sa dhe emblematik i jetës politike e sociale të viteve20-30’ të shekullit 20.
CHF18.90Mbreti i shqiptarëve
CHF18.90 -
Perandoria e së Keqes kundër Djallit të Madh
Ky libër analizon marrëdhëniet ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes. Libri nis me ngjarjen famëkeqe të 11 shtatorit dhe pasojat e tij në mendësinë e intelektualëve dhe tërë shoqërisë perëndimore. Autorët shpjegojnë rrënjët e konflikteve ndërmjet dy kulturave: perëndimore dhe asaj islame dhe mënyrën si e shohin njëra-tjetrën pas 11 shtatorit.
Autorët shqyrtojnë “ngrirjen” ndërmjet dy shoqërive, por edhe krizat e tyre të brendshme.
CHF28.90 -
Letërsia e Kosovës
Libri i Nysret Krasniqit Letërsia e Kosovës: 1953-2000 trajton një gjysmë shekulli prozë e poezi shqipe të Kosovës. Duke lexuar e interpretuar 50 shkrimtarë, disa syresh klasikë që kanë shkuar në amshim, disa të tjerë klasikë të gjallë, ndonjëherë edhe me vepra të vogla në totalitetin e madh, Krasniqi ka dhënë pamjen e vet të kësaj letërsie.
Ky studim është një ndërmarrje e madhe,një hartë letrare me rezolucion të lartë,falë një pune intensive që ka bërë autori me një dashuri e përkushtim të pashoq.Teksti është shkruar me gjuhën e specialistit,me analizë e argumentim,pa zhargon të tepruar që e bën të kapshëm edhe për jospecialistët,për lexuesit e dashuruesit e letërsisë shqipe.
CHF22.90Letërsia e Kosovës
CHF22.90 -
Kompleti i veprave
Një shkrimtar e mat jetën përmes veprave që ka botuar. Kim Mehmeti thotë se koha i ka kaluar shpejt, prandaj e ka ndjerë të nevojshme t`i prezantojë lexuesit me rrugëtimin e veprës së tij që daton nga vitet 80’.
Mbijetesa e shqiptarëve jashtë atdheut, por edhe qëndresa e familjes shqiptare ka qenë shpesh fokus i penës së tij.Veprën e cilëson si një detyrim ndaj ëndrrave dhe kontributit të të parëve.
Jo pa modesti, shprehet se veprat e tij i ka parë në duart e lexuesve të rinj dhe hedh poshtë stataistikat që tregojnë për numër të lartë shqiptarësh që nuk i afrohen librit.
Një shkrimtar nuk resht së krijuari, as Kim Mehmeti.Një komplet veprash për të mos u humbur!
CHF139.90Kompleti i veprave
CHF139.90 -
Figura shqiptare në Lindjen e Mesme
Libri’ Figura shqiptare në Lindjen e Mesme’, vjen si rezultat i punës shumëvjeçare (1989-2018) të autorit si profesor dhe njohës i Lindjes së Mesme në disa universitete jordaneze.Ai i dedikohet veteranit të gazetarisë shqiptare për Lindjen e Mesme, Nehat Islami. Edhe pse libri kap një hapësirë të madhe kohore e gjeografike (prej Turqisë deri në Jemen), autori më shumë është përqendruar në shek. XX, atëherë kur Lindja e Mesme mori pamjen e tanishme me shumë shtete që ishin pjesë të Perandorisë Osmane.
Autori thekson në parathënie se “libri ashtu si është mund të ndihmojë lexuesin shqiptar t’i kuptojë më mirë zhvillimet në Lindjen e Mesme në shek. XX, duke qenë se shumë figura shqiptare kanë pasur rolin e vet në ato zhvillime”.
CHF11.90Figura shqiptare në Lindjen e Mesme
CHF11.90 -
Problemi shqiptar në RS të Maqedonisë
Libri’ Problemi shqiptar në RS të Maqedonisë’ është një studim monografik. Ai synon të hedhë dritë mbi problemin shqiptar në Republikën Socialiste të Maqedonisë në harkun kohor 1966-1974, përkatësisht nga Mbledhja IV plenare e Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë e cila u mbajt më 1 korrik 1966 në Brionë e deri te miratimi i Kushtetutës së vitit 1974.
Libri u dedikohet studiuesve të historisë dhe të gjithë atyre që duan të njihen me çështjen shqiptare në këto vise për periudhën e viteve 60-70’-të .
CHF18.90 -
Europa në mendje
Nëpërmjet librit’Europa në mendje’Edgar Morin na fton të braktisim ligjërimin retorik dhe idetë fragmentare që prodhojnë një Evropë imagjinare, ideale ose të gjymtuar. Eseja e tij, e cila është në të njëjtën kohë një rrugëtim pyetës në historinë dhe kulturën evropiane, e koncepton Evropën si një njësi të shumëfishtë dhe komplekse, që bashkon të kundërtat në mënyrë të pandashme.
Për herë të parë në kohët moderne, Evropa po jeton një fat të përbashkët. Ne duhet ta kuptojmë këtë nëse duam të zhvillojmë një qëllim të përbashkët.
CHF18.90Europa në mendje
CHF18.90 -
Djemtë mbeten djem
Libri ‘Djemtë mbeten djem’ përmban disa shtjellime mbi çështjet e identitetit gjinor duke qenë se këto çështje kanë impakt mbi myslimanët që jetojnë në kontekste post-tradicionale në Perëndim.Ato prekin veçanërisht njerëzit të cilët kanë zgjedhur Besëlidhjen e Madhe të Islamit dhe që janë rritur në Judaizëm apo Krishtërim. Mënyra e zakonshme e të bërit të kësaj gjëje është nëpërmjet shqyrtimit të çështjeve në fik’hun (jurisprudencë) klasik dhe duke shpjeguar se si ligjërimi i barazisë që gjendet në Islam funksionon në mënyrë globale, e jo në mikro-nivelin e secilit vendim të fik’hut.
CHF4.90Djemtë mbeten djem
CHF4.90