• Gratë Spiune

    Mata Hari është  një  heroinë  me kombësi hollandeze.Gjatë  luftës së  parë  botërore, komanda ushtarake franceze në  mbështetje të  sukseseve të  tyre jo të  rëndësishme me spiunazhin gjerman në  një  marrëveshje vendosën ta sakrifikojnë  atë ,duke e cilësuar si një  spiune të  tmerrshme gjermane.

    Fama dhe njohja me ushtarët gjermanë  dhe francezë  e bënë  kandidaturën e saj më  se të  përshtatshme. Shumë  e njohur në  të  gjithë  Evropën,balerina e valleve ekzotike lindore u përpoq ti sigurojë  vetes të  drejtën për tu lidhur me oficerët e pasur gjermanë  dhe francezë  pa menduar për pëlqimin ndaj tyre,por vetëm për spiunazhin në  favor të  francezëve kundër gjermanëve.

    Gratë Spiune

    CHF19.90
  • Kosova Fatkeqe

    Kosova  vazhdon të  jetë  fatkeqe edhe si shtet i pavarur,ndonëse jo si në  të  kaluarën kur ishte koloni.Ajo vazhdon të  mbetet fatkeqe,sepse ende është  peng i mitit imperial serb për Kosovën si “tokë  e shenjtë  serbe” dhe “Jerusalem serb”,me të  gjitha pasojat që  ka kjo mitologji agresive,e shndërruar në  doktrinë  religjioze dhe në  politikë  shtetërore.Kosova vazhdon të  jetë  fatkeqe edhe në  planin e brendshëm,sepse lufta primitive për pushtet dhe zhvatje e partive politike po e degradon dhe po e shpërfytyron lirinë  e saj.Natyrisht Kosova është  fatkeqe edhe në  planin ndërkombëtar,sepse është  e ekspozuar ndaj disa niveleve të  pushteteve civile dhe ushtarake,të  cilat duke qenë  të  çakorduara midis tyre dëmtojnë  pavarësinë  dhe zhvillimin e Kosovës.

    Libri është  shkruar në  një  natë  karantine,në  një  gjendje të  thellë dëshpërimi të  autorit për gjendjen e Kosovës,ku midis rreshtave mbart me vete shpresën për një  Kosovë  më  të  mirë .

    Kosova Fatkeqe

    CHF18.90
  • Sejahatname (Libri i udhëtimeve)

    Në vetvete, kjo vepër është një shembull dhe burim i dorës së parë të historisë kulturore të zonave e rajoneve që ai ka vizituar. Rëndësinë e kësaj vepre e tregon më së miri numri i madh i ribotimeve të saj, i përkthimeve në disa gjuhë të ndryshme dhe i një numri të madh artikujsh, shkrimesh, monografish të karakterit akademik që janë shkruar mbi këtë punim.

  • Studime mbi Perandorinë Osmane-1

    Devlet-i ‘Aliyye është fryt i studimeve që ka realizuar Halil Inalcik për një periudhë më shumë se gjysmë shekullore. Autori është njëri prej emrave më të mëdhenj të historiografisë osmane të kohës sonë. Ky vëllim i parë fokusohet në kalimin e shtetit osman nga një principatë e vogël në një perandori të madhe e cila pëfshinte brenda saj Lindjen e Mesme dhe Ballkanin.

  • Studime Osmane

    Ky libër është i përbërë nga një koleksion esesh të flber Ortaylı ku ai kryesisht merret me transformimet politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore që Perandoria Osmane ka pësuar në shekujt e saj të fundit. Brenda kornizës së konceptimit të miletit (kombit), i cili ishte unik për perandorinë si një sistem administrimi, ky libër fokusohet në fushat e transformimit, duke përfshirë pengesat e modernizimit, tendencat, strukturat provinciale dhe urbane si dhe marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane.

    Studime Osmane

    CHF19.90
  • Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881)

    Lidhja e shqiptare e Prizrenit 1878-1881 libri me autor Kristo Frashëri. Botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Tiranë, 2012. E faqet e librit, 755. Botuar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

  • Viktimat e pafajshme në luftën globale kundër terrorit

    Shume pak njerez ne sektorin privat dhe fatkeqesisht shume pak njerez ne sektorin publik e kuptojne rendesine jetike te organizatave bamirese ne lehtesim-in e tragjedive njerezore, sidomos te tragjedise qe li lindur nga lufta kunder terrorit.

  • Popujt osmanë dhe fundi i perandorisë

    Historia shumëshekullore e Perandorisë Osmane mori fund zyrtarisht më 1 nëntor të vitit 1922, kur Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë shfuqizoi sulltanatin. Sulltani i fundit, Mehmeti i Gjashtë, i dha lamtumirën shpurës dhe pallatit të tij dhe u largua nga Stambolli. Për një kohë të shkurtër Abdulmexhidi i Dytë sundoi vetëm në pozicionin e prijësit fetar të halifit të myslimanëve. Më pas, më 3 mars të vitit 1924 edhe hilafeti u shfuqizua.

  • Kujtesë memoire

    Albumi fotografik “Kujtesë” i Valter Gjonit nuk është thjeshtë një album, ai është një histori 10 vjecare e Shqipërisë në fotografi. Fotografitë janë të shoqëruara me përshkrime të ngjarjeve historike e vendit ku janë bërë.

  • Lindje, Vdekje, Përjetësi

    Për heroizmin dhe qëndresen e popullit të Kosovës janë shkruar shumë libra prej autorëve të huaj dhe shqiptarë që për së afërmi e vëzhguan dhe u përpoqën që të pasqyronin me vërtetësi këtë ngjarje që tronditi rajonin e Ballkanin dhe turbulloi shumë ndërgjegje njerëzore.

  • Hija e Shtetit Osman – Erhan Afyoncu

    APerandoria Osmane është një prej tre perandorive të mëdha që ka parë historia. Ashtu si perandoria e Romës dhe e Anglisë, edhe Perandoria Osmane e vijon ndikimin e saj megjithëse është zhdukur nga skenat e historisë. Perandoria Osmane, duke i dhënë drejtim politikës së botës në shek. XVI, dha kontribut të madh në formimin e strukturës së sotme politike dhe fetare të botës.

  • Piraje

    Kam frikë se mos humbas në thellësinë e syve të tij që kanë një forcë tërheqëse të çuditshme… duke mos i bërë dot ballë kësaj “magjie fallxhorësh”.
    “Jam dashuruar me ty, Piraje!”
    Fjalët i derdheshin nga buzët me një gjuhë të thjeshtë, duke u bërë një me trupim, duke përndezur gjithçka, sikur kur thoshin: “Më burgos edhe mua brenda në të”. Është hera e parë që përjetoj një ngrohtësi të tillë. Sikurse është hera e parë që i dëgjoja këto fjalë. Ngaqë nuk isha e bindur se ç’përgjigje do të merrja, apo ngaqë kujtoja se nuk do t’i shprehja siç duhej ndjenjat e mia për të, zgjodha të heshtja. Edhe pse nuk jam e sigurt se sa do t’i fshihja ndenjat e mia ndaj tij, e kuptova që fjalët e tij më kishin prekur shumë.

    Piraje

    CHF17.90
  • Trillimet ndaj historisë sonë, një këndvështrim mbi historinë e qytetërimit islam

    Detyra jonë është, që të gjykojmë mbi të vërtetat historike, duke pasur parasysh tërësinë e ngjarjeve dhe të fakteve, me të gjithë elementët përbërës të tyre, në të gjithë territorin ku udhëhoqën muslimanët, si dhe duke përdorur analogjizmat historike të popujve të së njëjtës kohë.

  • Pjesëmarrësit në Bedër

    Të flasësh për pjesëmarrësit në Bedër nënkupton të përmendësh ajkën e gjeneratës më të mirë në historinë e njerëzimit. Gjeneratën me të cilët Allahu ishte i kënaqur dhe i kishte bërë të kënaqur. Nënkupton të zhytesh në personalitetin e kolosëve të historisë dhe elitës së njerëzisë.

  • Historia Osmane dhe Institucionet

    Shumë libra janë shkruar nga autorë të vendeve perëndimore për Perandorinë Osmane.Libra të tillë përgjithësisht janë të mbushur me paragjykime e pasaktësi edhe pse nuk bazohen në burime dokumentare origjinale.Ndërsa ky libër i Prof.Dr.Maksudoglu bazohet në dokumente autentike të formuluara në kohën kur ato kishin fuqi veprimi.

Kategoritë