Nënshumë: CHF47.60
-
Kompleti i veprave
Një shkrimtar e mat jetën përmes veprave që ka botuar. Kim Mehmeti thotë se koha i ka kaluar shpejt, prandaj e ka ndjerë të nevojshme t`i prezantojë lexuesit me rrugëtimin e veprës së tij që daton nga vitet 80’.
Mbijetesa e shqiptarëve jashtë atdheut, por edhe qëndresa e familjes shqiptare ka qenë shpesh fokus i penës së tij.Veprën e cilëson si një detyrim ndaj ëndrrave dhe kontributit të të parëve.
Jo pa modesti, shprehet se veprat e tij i ka parë në duart e lexuesve të rinj dhe hedh poshtë stataistikat që tregojnë për numër të lartë shqiptarësh që nuk i afrohen librit.
Një shkrimtar nuk resht së krijuari, as Kim Mehmeti.Një komplet veprash për të mos u humbur!
CHF139.90Kompleti i veprave
CHF139.90 -
Ligji i suksesit në 16 mësime
Këtu gjenden bazat e filozofisë së suksesit: Formula origjinale për arritje të mëtejshme, të paraqitura në pesëmbëdhjetë parime të jashtëzakonshme. Kjo është një punë e jashtëzakonshme, me të cilën e filloi karrierën e tij Napoleon Hilli. Materiali origjinal është publikuar për herë të parë në vitin 1928, në tetë vëllime. Ligji i suksesit vjen tani në një libër të vetëm.
CHF29.90Ligji i suksesit në 16 mësime
CHF29.90 -
Irracionalitet i parashikueshëm
Përse dhimbja e kokës na vazhdon pasi kemi pirë nje aspirinë të lirë, e megjithatë pushon pasi kemi pirë një të shtrenjtë? Përse shpenzojmë më shumë për një vakt të bollshëm, por presim kupona me gërshërë për të kursyer për një supë të konservuar? Përse e mbushim për herë të dytë pjatën në një bufe ku mund të hash pa limit, edhe kur stomakun e kemi plot? Kur vjen puna te vendimmarrja në jetën tonë, mendojmë se kemi kontroll. Mendojmë se po bejmë zgjedhje të zgjuara dhe racionale. Por sa e vërtetë është kjo?Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave do ti gjeni në këtë libër.
CHF26.90Irracionalitet i parashikueshëm
CHF26.90 -
Çdo gjë është e mundur
Askush prej nesh nuk ka marrë një manual kur lindëm.Nëse po has vështirësi për të zgjidhur një problem apo për të realizuar një ëndërr , problemi nuk je ti.Nuk është se nuk je punëtor,inteligjent apo i denjë por nuk ke kultivuar ende besimin kyç që do të ndryshojë gjithçka.
Asgjë në jetë nuk është e ndërlikuar.Mund të arrish gjithçka që do nëse përvesh mëngët,i futesh punës dhe e realizon.Çdo gjë është e mundur.
Libri’ Çdo gjë është e mundur’ i jep një grusht çdo gjëje që po të pengon.
CHF26.90Çdo gjë është e mundur
CHF26.90 -
Të shesësh gjithçka
Historia vendimtare e Amazon.com, një prej kompanive më të suksesshme në botë, dhe e themeluesit të saj të jashtëzakonshëm e ambicioz, Jeff Bezos.
CHF26.90Të shesësh gjithçka
CHF26.90 -
Si të arrish suksesin dhe ta ruash atë
Nuk ekziston diçka e tillë si “t’ia dalësh”. Sado para të mbledhësh, sado famë të arrish, apo sado sukses të provosh, do të ketë gjithmonë më tepër mundime, drama, pengesa. Synimi nuk është thjesht të jesh i suksesshëm. Është të mësosh si ta ruash atë sukses.Një libër për të mos u humbur!
CHF26.60 -
Flow – psikologjia e lumturisë dhe e përvojës optimale
Në një gjendje të përvojës optimale, një person është në kufirin e aftësive të tij. Ai është në gjendje të gjejë zgjidhje për çdo sfidë që lind dhe, falë kësaj, përjeton një ndjenjë harmonie dhe kënaqësie.
CHF24.90 -
Në garë me veten
Në këtë libër do të zbuloni sekretet e mendjes që di të përballet me çdo vështirësi, dhe që çdo gur e përdor për të ngritur mure suksesi
CHF24.90Në garë me veten
CHF24.90 -
Mendësia – ndryshoni mënyren e të menduarit, për të realizuar gjithë potencialin që zotëroni
Vlera e këtij libri shkon përtej sektorit formal të edukimit. Libri është i domosdoshëm edhe për sektorin e biznesit, i cili vazhdimisht është në përpjekje të kultivimit të talenteve të reja, po aq sa edhe për prindërit, në kërkim të metodave për të rritur fëmijë, të aftë të përballen me sfidat.
CHF24.90 -
Gjuha e trupit – si ta kuptoni se çfarë po thuhet vërtet
Qëllimi i këtij libri është t’ju informojë, edukojë dhe zbavisë. Komunikimi është një temë tepër e rëndësishme, element i rëndësishëm që shenjon mirëqenien tonë. Thelbin e komunikimit nuk e përbën vetëm ajo qe themi. Mënyra se si e transmetojmë mesazhin përmes të folurit, qëndrimi dhe gjestet tona përbejnë zgjidhjen “magjike”.
CHF24.90 -
Shllime shpirti
Në historinë e letërsise shqipe janë të njohura krijimet poetike të autorëve të tradites sonë letrare në të cilat ka dominuar elementi fetar, e përshpirtshmja, sublimja, transcendentalja, që e ka karakterizuar mbarë veprën poetike të tyre, madje kjo frymë vazhdon edhe sot e kësaj dite kryesisht nga poetë që ndjejnë në shpirt lidhshmërinë me Krijuesin, Frymezuesin, Dashuruesin e të Bukurës në art dhe në jetv. Në Panteonin e lirikës sonë artistike kanë zënë një vend nderi sidomos ata poetë që binomin fe-atdhe e kanë trajtuar si pjesë të besimit. Që në fillim le të më lejohet që të paraqes disa vrojtime të mia në lidhje me antologjite në përgjithësi dhe për këtë që i ofrohet lexuesit tanë, sot. çdo përpilues antologjie, ose akecili përpilues që mer guximin për të bërë një përzgjedhje poezish a prozash, i ka të njohura kriteret estetike dhe parimet themelore sipas të cilave duhet trajtuar materialin e grumbulluar dhe që mëton të prezantojë. Zakonisht përfaqësohen autoret, veprat e të cilave kane marrë dhëne dhe janë poezite më të arrira artistikisht, që përmbushin kriteret e caktuara, por asnjëhere kriteret s’do të kenë atë force magjike që detyrojnë përpiluesin të heq dorë nga ajo “që e ka në hater”, sic pohon nje studiues yni në lidhje me kriteret e përpilimit të antologjive dhe se sado që të mundohet të jetë objektiv në përzgjedhjen e tij, prapëseprapë ana subjektive do t’i vasë vulën punës së tij, duke nxjerre në shesh.
CHF24.90Shllime shpirti
CHF24.90 -
Ligji i tërheqjes në botën mendore
Në dhjetorin e vitit 1901, William Walker Atkinson, kur ishte vendosur në postin e drejtorit të revistës së njohur Mendimi i Ri (New Thought), do t’u paraqitej ndërkaq lexuesve të asaj reviste me një artikull të paharrueshëm. Ne këtë artikull përmbahej një pohim kumbues dhe madhështor i bindjes së tij vetjake, që gjithashtu shërben si asgjë tjetër, për t’u thelluar më mirëfilli në karakterin dhe thelbin e qenies së njeriut që është njëherësh edhe autor i këtij libri. Aty gjejmë një shprehje tejet të kristalizuar të krejt parimeve të përbotshme, të të vërtetave që ai pvrpiqet t’u hedhë dritë përmes shkrimëve të tij, që sipas shumëkujt ndër specialistët e kësaj fushe, nevojitet të lexohen nga tërë hulumtuesit e këtij zhanri letrar të krijuar prej tij, si çelësi i leximit të filozofise së përhapur prej mësimeve të tij. Për këtë arsye, këtij libri i është bashkëngjitur, me titullin “Shtysa ime në punë”, një përmbledhje e bindjeve themelore që ishin shpallur nga Atkinson në këtë artikull të tij fillestar të vitit 1901.
CHF24.90Ligji i tërheqjes në botën mendore
CHF24.90 -
Zgjedhja të përqafosh të mundurën
Në këtë libër,bazuar në historinë e saj të Holokaustit,
si dhe në historitë e jashtëzakonshme të njerëzve që ka ndihmuar falë profesionit që ushtron, tregon se mund të arrijmë të çlirohemi
e të fitojmë tërësisht mbi vuajtjet që mbartim me vete, vetëm nëse jemi në gjendje të përballemi me ato që i kanë shkaktuar –
njerëz apo kujtime qofshin.Një libër i ngrohtë dhe i shkruar me dashuri, që diagnostikon deri në thellësi shpirtin njerëzor dhe të pajis
me aftësinë për t’u shëruar!CHF24.90Zgjedhja të përqafosh të mundurën
CHF24.90 -
Kërko të të jepet
Ky libër mahnitës nga Esther dhe Jerry Hicks, që paraqet mësimet e entitetit jofizik Abraham, do të të ndihë të mësosh se si të manifestosh dëshirat asisoj që të jetosh jetën me gëzim dhe të përmbushur që meriton.
PYET DHE TË JEPET
Libër mahnitës nga Esther dhe Jerry Hicks, që paraqet mësimet e entitetit jo fizik Abraham, do të të ndihmojë të mësosh se si të manifestosh dëshirat , që të jetosh jetën me gëzim dhe të përmbushur që meriton.
Teksa e lexon, do të kuptosh se si marrëdhëniet, çështjet e shëndetit, financat, brengat në karrierë dhe gjërat e tjera ndikohen nga ligjet universale që drejtojnë
realitetin tënd kohë-hapësirë – dhe do të zbulosh proceset e fuqishme që do të të ndihmojnë të shkosh në hap me mjedhên pozitive të jetës.
Eshte detyrë e lindur jotja të bësh një jetë të mbushur me gjithçka të mirë dhe ky libër do të të tregojë se si ta bësh atë në secilën mënyrë.CHF24.90Kërko të të jepet
CHF24.90 -
Çfarë të ka ndodhur?
Shumë prej nesh kanë përjetuar fatkeqësi që kanë pasur një ndikim afatgjatë në shëndetin tonë fizik dhe emocional. Ajo çka na ka ndodhur në fëmijëri është një parashikues i fuqishëm i rreziqeve për probleme shëndetësore në të ardhmen dhe ofron njohuri shkencore mbi modelet e sjelljes, që shumë njerëz kanë vështirësi t’i kuptojnë.
CHF24.90Çfarë të ka ndodhur?
CHF24.90