• Marketing 4.0

    Pa dyshim që ky është një ndër ata libra marketingu, të cilin këtë vit duhet ta lexoni patjetër.”
    “Një udhëzues i jashtëzakonshëm për të sfiduar praktikën e marke­tingut,në përshtatje me transformimet që tashmë duken në horizont.
    Specialistët e hutuar do të mësojnë se si të lundrojnë në ndryshimet rrënjësore dhe në mundësitë e ndërlidhjes digjitale,me qëllimin
    që t’i kthejnë ato në përparësi.”

    Marketing 4.0

    CHF8.90
  • Njeriu që kërkon vetveten

    Historia e vërtetë e një kërkimi…

    Ky libër i Halit Ertugrulit theu rekordet e botimit dhe u përkthye në gjuhë të ndryshme të botës.Për ata që kërkojnë vetveten ky libër do të hapë faqe të reja në jetën tuaj.

  • Zgjoji aftësitë dhe ndërto të ardhmen tënde

    Në vitin 1984, një grup gjeologësh shkuan në Afrikë në kërkim të diamanteve dhe të gurëve të tjerë të rrallë e të çmuar. Mes atyre, qendej edhe një gjeolog japonez gë quhej Joki. Ky ishte një i ri rreth të tridhjetave, plot entuziazëm dhe gjallëri, dhe njihej për këmbënguljen dhe për dëshirën e tij për aventurë.

  • Fuqia e dashurisë dhe e faljes

    Nuk ka dyshim se jeta e njeriut nuk ka kuptim pa dashuri. Zoti i ka krijuar krijesat me dashuri dhe i ka urdhëruar që vetëm Atë ta adhurojnë. Po ashtu, me dashuri, robërit e Tij të sinqertë dhe të mirë do të shpërblehen.
    Për të arritur dashurinë e vërtetë, është e domosdoshme të kemi falje dhe tolerance të plotë. Kjo na çon drejt dashurisë që përfundimisht do të na sjellë shpërblimin. Pa dashuri, njeriu nuk mund të japë, dhe pa falje, nuk mund të dashurojë.
  • Planifiko jetën tënde

    Planifikimi deri në detajet më të vogla të jetës sonë nuk është diçka e çuditshme ose e re, pasi që herët liderët e mëdhenj dhe të pasurit kanë ditur se si t’i planifikojnë jetët e tyre për të realizuar objektivat e tyre të mëdha. Kjo pasi planifikimi nuk është vetëm një model shkencor i mendimit, por është gjithashtu një model jetese.

  • Dashuri dhe lumturi

    Një libër motivues i cili të motivon për të vazhuar përpara,një libër që të mëson që të dallosh të mirën nga e keqja.
    Në jetë na ndodh që të sprovohemi në momente të caktuara por falë ndihmës së Allahut cdo gjë zgjidhet.
    Dije se me të vërtetë ,pas çdo vështirësie vjen lehtësimi-dhe sikur gjërat më të këqija të kësaj bote të të ndodhin.

  • Veli dhe kuptimi

    Regjistri i intelektit është mjaft i fryrë.Vështirë të thuash nëse të mirat i ka më të shumta apo të ligat.Intelekti i ka bërë edhe shpikjet që u kanë lehtësuar jetën njerëzve,ka bërë armët e shkatërrimit në masë si dhe ka drejtuar luftërat që kanë vrarë me miliona njerëz.Pyetja kyçe është:

    Nga vjen ky dallim?

    Si luftohet me një intelekt që tradhëton natyrën e vet?

    Çfarë e bën intelektin ta harrojë mirësinë që ka në thelb dhe t’i nënshtrohet së keqes?

    Libri që keni në duar synon t’u përgjigjet këtyre pyetjeve si dhe të vërë në vendin e duhur e të nxjerrë në pah marrëdhënien ndërplotësuese mes nocioneve si intelekti,zemra,shpirti,kuptimi,e vërteta dhe qenia.

    Kjo vepër që mund të kategorizohet në ato të filozofisë së dijes, është e veçantë për nga përmbajtja dhe porosia që jep. Ajo na rikujton se jemi qenie që arsyetojnë, se duhet të mendojmë ndryshe rreth arsyes, se edhe ajo ka kufijtë e saj, se arsyeja duhet të na shpalosë kuptimin/kuptimet e jetës. Përmes  ‘Veli dhe kuptimi ‘autori na mëson se ka arsye që shpie nga e mira dhe arsye që çojne nga e keqja, na nxit të reflektojmë mbi qenien, thelbin e qenieve, t’u japim vlerë atyre pa i reduktuar në vlerën e tyre utilitare, të jetojmë në harmoni me njeriun, natyrën, Zotin, e kjo harmoni sjell lumturinë, të cilën me sa duket e kemi shndërruar në term abstrakt, në një kategori të humbur.

    Nga përvoja mund të themi se duke lexuar ‘Velin dhe kuptimin’ në fakt lexojmë shumë libra përnjëherë, komunikojmë me porosi të jashtëzakonshme, ndriçohemi me vlera tradicionale që ky autor me ligjëratën e vet ja risjell kontekstit aktual të jetës dhe qenies tonë.

  • Jeto madhërishëm dhe mbështete kauzën tënde

    Njerëzit e mëdhenj asnjëherë nuk kanë menduar se do të jenë të tillë. E tëra që bëjnë është kryerje me nder dhe përgjegjësi e rolit dhe detyrës që kanë duke mos kërkuar asfarë kompensimi material, duke mos qenë aspak kureshtar për duartrokitjet dhe fjalët miradije të njerëzve. Sytë e tyre ngelin duke shikuar lart, kah qëllimi kryesor, dhe kështu, rrëfimi i tyre shndërrohet në një legjendë të cilën gjeneratat e përcjellin njëra pas tjetrës.

  • Bëje jetën tënde më të lumtur

    E hap kodin e jetës në veprën e cila titullohet “Rinia”. Thuhet …jeta fillon vetëm atëherë… Shikoj fotografitë e rinisë. E shoh të mrekullueshme, vetëmohuese, plotë entuziazëm, elan, kënaqësi, punë, e zhytur në shkencë, e edukuar në mirë sjellje.

Kategoritë