• Koran

    Noch nie wurde über den Islam so viel diskutiert und gerätselt. Und doch weiß man unter Nicht-Muslimen nur wenig vom Koran, dem Fundament dieser Weltreligion.

    Koran

    CHF15.90
  • Islami në mijëvjeçarin e tretë, lulëzimi i religjionit rrezik ose shpëtim

    Mijëvjeçari i ri erdhi. Porsa kaloi dehja dhe dita e dytë e janarit ishte ditë e rëndomtë. Vallë a ndodhi diçka? A thua brenga jonë e vetme ishin kompjuterat tanë dhe adaptimi i tyre në mijëvjeçarin e ri? A thua sistemet e shogërive tona, të cilët i mbajnë në jetë, gjenden para kolapsit? Vallë a thua përsëri, ardhshmëria është ajo që, tanimë, ishte një herë?

  • Islami

    Për të kërkuar njohuri të besueshme rreth Islamit në këto kohë të bën një përshtypje veçanërisht të madhe sepse ai është i vetmi religjion që po shtohet më shumë. Tashme rreth 1.3 miliarde njerëz konsiderohen muslimanë, dhe ky numër po rritet në çdo minute. Muslimanët padyshim që nuk gjenden më vetëm në 57 shtetet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike (O.K.I). Sot nuk ka asnjë vend në botë pa praninë e disa muslimanëve.

    Islami

    CHF9.90
  • Kur’ani

    Në fakt, dituria dhe hapësira jetësore e askujt mund t’i bëjë gjysmë rruge drejtësi këtij shkrimi të shenjtë. Edhe bashkëpunimi i zgjatur mes një ekipi të kualifikuar në gjuhën arabe, teologji, filozofi, histori, antropologji, psikologji, sociologji, letërsi, fizikë, dhe biologji nuk do të arrijë kurrë në përfundime finale, sepse Kur’ani mban oferta mprehtësisht të reja për çdo individ, çdo shoqëri, në çdo periudhë të re. Me fjalë të tjera: Asnjëherë Kur’ani nuk është pa lidhje.
    Kështu mendohet se Paul Schwarzenau, një teolog protestant, e përjetoi Kur’anin si “një gur të çmuar, me faqe pambarimisht të mëdha, të ndriçuar nga brenda dhe të rrezatuar nga të gjithë drejtimet”. Ai pa se çdo segment i tij reflekton imazhe arketipike.

    Kur’ani

    CHF9.90
  • Islami si alternativë

    Duke përcjellë ndodhitë e paradokohshme tragjike ne botën islame, vitrinat e librarive janë të vërshuar me vepra me tema islame. Megjithatë, gjatë një hulumtimi më të përafërt, bëhet e qarte se vetëm një numër i vogël autorësh ka dashur apo me të vërtetë ka qenë ne gjendje të shkruajë për backgroundin shpirtëror të fenomenit kulturor të “Islamit”. Të prirë nga frika e fundamentalizmit radikal, “integrizmit”, “luftës se shenjtë” dhe “shpatës islame”, dhe me këtë rast të emëruar me tituj të shumtë, shumë prej lexuesve janë kënaqur me komentet sipërfaqësore sociopolitike.

Kategoritë