• Shqiptarët përballë pushtuesve

    ” Shqiptarët përballë pushtuesve ” , është për mbledhje e shkrimeve dhe të dokumenteve të veçanta arkivore , me interes për historiografinë bashkëkohore shqiptare , të botuar gjatë viteve 2008-2010 në revistën ” ARENA ” , e cila doli në kuadër të gazetës KOHA – Shkup . Shkrimet ( gjithsej 26 ) , trajtojnë problemin shqiptarë të Kosovës e të trevave lindore ( Maqedonisë së sotme Veriore ) , në harkun kohor 1920-1990 . Siç është e njohur , brenda kësaj hapësire kohore , në këto toka etnike shqip tare u instaluan regjime dhe pushtues më të ndryshëm , tre prej të cilave njihen botërisht si më të egra : ai hegjemonist serb 1918-1941 , pushtuesi bullgar 1941-1944 dhe së fun di regjimi komunist jugosllav , i cili në këto toka u vendos menjëherë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore ( nën tor – dhjetor 1944 ) dhe zgjati deri në rënien e komuniz mit , përkatësisht me shpërbërjen e Federatës komuniste jugosllave ( 1991 ) . Ajo çfarë është me rëndësi të thuhet për lexuesit shqip tarë dhe jo vetëm , është fakti se , të gjitha shkrimet , pa përjashtim , mbështeten në burimet relevante arkivore , të zbuluara gjatë hulumtimit tim shumëvjeçarë nëpër depot e arkivave të ish republikave jugosllave e të Kosovës , përkatësisht të Shkupit , Prishtinës , Beogradit dhe Lub janës . Pikërisht , në mbështetje të këtyre burimeve , kjo për mbledhje hedh dritë mbi politikën e dhunshme shtatëdh jetëvjeçare , që tre regjimet , përkatësisht pushtuesit e sipërpërmendur , e zbatuan ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare , në radhë të parë ai hegjemonist serb , si dhe ai komunist jugosllav – maqedonas , të cilët për synim kishin

  • Problemi shqiptar gjatë shekullit XX

    Vepra përfshin gjithsej 10 punime studimore, duke filluar me muhaxhirët e Nishit, për të vazhduar me krimet dhe mizoritë sërbo-malazeze në Rugovë, Plavë e Guci. Përmes një punimi të veçantë studimor përshkruhet veprimtaria politike dhe atdhetare e organizatës “Xhemijet” (Bashkimi), e cila organizatë edhe pse në aspektin formalo-juridik njihej si organizatë apo parti politike e “myslimanëve të jugut” në Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene, ndërsa në fakt ajo në kushtet dhe rrethanat e atëhershme mbronte interesat e popullsisë shqiptare nën pushtimin e asaj mbretërie.

  • KQ i NDSH-së dhe Azem Marana

    Monografia studimore “KQ i NDSH-së në Shkup dhe Azem Marana”, paraqet një përpjekje modeste në rrafshin historik, për ta zbardhë aktivitetin politik, diplomatik, organizativ dhe ushtarak të KQ të NDSH-së në Shkup dhe figurave më eminente të saj.

  • Shpërngulja e shqiptarëve në Repubikën e Turqisë 1922 – 1941

    Kosova dhe krahinat lindore shiptare të aneksuara nga Jugosllavia deri në vitin 1912, përbënin shumicën absolute të popullsisë së përgjithshme, ndërsa elementi slav (serb, malazez, bullgar, maqedonas), ishte një pakicë e parëndësishme, e që ishte infiltruar gjatë kohës së Perandorisë Osmane.

  • Tetova në dokumentet e Lidhjes së Komunistëve të Maqedonisë 1986-1989

    Masat e dhunshme që u ndërmorën në Kosovë,menjëherë pas demonstratave të vitit 1981,u shtrinë edhe në trevat shqiptare në RS të Maqedonisë.
    Kryesia e Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Maqe donisë (më tej KKQ LKM-së),në mbledhjen e mbajtur më 21 maj 1981,
    ndër të tjerave vuri në dukje se “ngjarjet në Kosovë,kishin pasur ndikim negativ e të drejtpërdrejtë ndaj situatës politike edhe në
    RS të Maqedonisë”

  • Shpërngulja e shqiptarëve në Republikën e Turqisë: 1922-1941

    Procesi i shpërnguljes së popullsisë shqiptare nga Kosova dhe trevave verilindore,përkatësisht Maqedonisë Veriore së sotme,
    filloi me shpërthimin e Luftës së Parë Ballkanike,rënien e Perandorisë Osmane dhe pushtimin e tokave shqiptare nga aleanca ortodokse ballkanike,
    përkatësisht asaj serbo-malazezo-bullgaro-greke.
    Dokumentet e zbuluara kohëve të fundit hedhin dritë se brenda vitit 1912/13, ushtritë pushtuese të lartpërmendura,
    sidomos ajo serbe, dëbuan me dhunë mbi 120 000 shqiptarë të përkatësisë fetare islame, pjesa dërmuese e tyre u vendosën në Stamboll,
    Anadoll dhe në vise tjera të Turqisë .

  • Problemi shqiptar në RS të Maqedonisë

    Libri’ Problemi shqiptar në  RS të  Maqedonisë’ është  një   studim monografik. Ai synon të hedhë dritë mbi problemin shqiptar në Republikën Socialiste të Maqedonisë në harkun kohor 1966-1974, përkatësisht nga Mbledhja IV plenare e Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë e cila u mbajt më 1 korrik 1966 në Brionë  e deri te miratimi i Kushtetutës së vitit 1974.

    Libri u dedikohet studiuesve të historisë dhe të gjithë atyre që duan të njihen me çështjen shqiptare në këto vise për periudhën e viteve 60-70’-të .

  • Shenjat e kohës

    Libri “Shenjat e kohës‘‘, trajton disa ngjarje historike të ndodhura në këto hapësira shqiptare, duke filluar me lëvizjen Xhon-turke, për vijuar me Kryengritjen e shtatorit të vitit 1913, pozitën pronës vakëfnore në trevat shqiptare nën pushtimin jugosllav, procesin e shpërnguljes së shqiptarëve midis dy Iuftërave botërore dhe roli i parisë kombëtare e fetare në pengimin e tij që erdhi në shprehje veçmas pas zgjedhjeve të organizuara në vitin 1937 në Bashkësinë Fetare Islame dhe fitoren krahut kombëtar e fetar shqiptar, i udhëhequr nga Ferhat Draga, mulla Idriz Gjilani, Sherif Langu, Ataullah Kurtishi etj.,

Kategoritë