• Nën mbrojtjen e Kuranit, pjesa e katërt

    Kjo pjesë përbëhet prej pjesës se mbetur të sures Al-Imran dhe fillimit të sures En-Nisa deri ne Fjalën e Allahut të Madhëruar: Edhe me gra te martuara. . (4:24).
    Kjo pjesë e mbetur e sures Al-Imran përbëhet prej katër fragmenteve kryesore, të cilat e plotësojnë këtë sure. mbi cilën kemi folur gjerësisht në fillim, në xhuzin e tretë, andaj nuk ka nevojë që kjo të përsëritet edhe ketu. Kush dëshiron me tepër lidhur me këtë le të kthehet atje pikërisht në fillim të kësaj sureje.

  • Nën mbrojtjen e Kuranit, pjesa e pestë

    Komentimi i Suretu en Nisae

    E zbritur në Medine pas sures Mumtehine, ajete: 176
    Kjo kaptinë është e mbushur plot me ligje e dispozita të sheriatit, të cilat rregullojnë çështjet ebrendshme e të jashtme të jëtës së myslimanëve. Si çështje me më rëndësi parashtron ato që kanë të bëjnë me gruan, me shtëpinë, me familjen, me shoqërinë e gjerë, por pjesën më të madhe ia kushton dispozitave rreth pozitës së gruas, andaj edhe e merr emrin “Suretun Nisai” – Kaptina e grave.

  • Nën mbrojtjen e Kuranit, pjesa e dytë

    Duke filluar prej këtij xhuzi në suren el-Bekare, teksti është koncentruar në përgatitjen e shoqërisë muslimane për marrjen e besimit të lartë – fesë dhe mëkëmbësisë në Tokë në emër të kësaj feje, kjo shoqëri që zhvillohet takohet, kohë pas kohe, me kundërshtarë në formë të polemizimeve, në radhë të parë me Bijtë e Israelit, duke u përballur me mashtrimet, shpifjet, si dhe konfliktet për shkak të principeve themelore ideologjike, si dhe për shkak të vetë ekzistimit të kësaj shoqerie muslimane.Aty do të hasim edhe në direktiva drejtuar shoqërisë myslimane si t’i kundërvihen metodave të shumëllojshme të cilat ia imponon kundërshtari. Në tekst gjithashtu paralajmërohet shoqëria muslimane që të mos bjerë në teren rrëshqitës në të cilin para tyre kanë rënë Bijtë e Israelit.

Kategoritë