-
Menaxhimi i gjumit sipas sunetit
Ky libër është një përpjekje modeste për përmbledhjen e haditheve, të cilat i trajtojnë çështjet që lidhen me gjumin dhe rrugët e menaxhimit të tij në mënyrë efektive.
CHF19.90Menaxhimi i gjumit sipas sunetit
CHF19.90 -
Rruga e grupit të shpëtuar dhe palës së ndihmuar nga Allahu në frymën e Kuranit dhe sunetit
Këto janë disa studime të rëndësishme dhe të llojllojshme, që i thërrasin myslimanët në akiden (besimin) e Teuhidit (Njëshmërisë) së sinqertë dhe në të larguarit nga shirku, i cili është përhapur në shumë vende myslimane. Kv është shkaku i fatkeqësisë së botës bashkëkohore, e sidomos të botës islame, me fatkeqësitë, katastrofat, luftërat dhe çoroditjet që po ndodhin në të.
CHF5.90 -
Si të bashkëveprojmë me Sunnetin, orientime dhe rregulla
Bazimi mbi Sunnetin pejgamberik, sipas rregullave të njohura te dijetarët muslimanë dhe muxhtehidët është si bazimi me Kur’anin, librin e All-Ilahut që nga ditët e para të Islamit e deri ne ditët e sotme. Dhe të gjithë muslimanët bazimin mbi Sunnetin pejgamberik si thëniet, veprat dhe miratimet e Pejgamberit Isal-lall-llahu alejhi ve sel-lemj, i konsiderojnë si pjesë e pandarë e fesë se All-Ilahut.
CHF9.90 -
Fikhu i prioriteteve – studim për një ndriçim të ri të Kuranit dhe Sunetit
Më herët këtë studim e quajta “Fikhu i gradimit të çështjeve“, por pasi mendova gjatë, vendosa ta quaj “Fikhu i prioriteteve” për faktin se tingëllon më i plotë, me i gierë dhe më domethënës. Ky studim hedh dritë mbi një sërë prioritetesh të legjislacionit, për të cilat ekzistojnë argumente, e të cilat ndoshta e luajnë rolin e orientimit ideologjik dhe të saktësimit të platformës, si dhe në konsolidimin e këtij lloji të të kuptuarit.
CHF24.90 -
Metodologjia hermeneutike e hadithit dhe sunnetit, Çështja e metodologjisë në të kuptuarit dhe interpretuarit e hadithit dhe Traditës Pejgamberike
Besojmë se nuk ka ndonjë personalitet tjetër në tagen e tokës përveç profetit të Islamit, që i janë shënuar e permbledhur ne libra deri në hollësitë më të imëta të gjitha fjalët dhe sjelljet. Persëri besojmë se nuk ka ndonjë ummet tjetër në faqen e tokës përveç ummetit islam, që fjalët e urta të dala nga goja e Profetit dhe sjelljet e qëndrimet e tij të shprehura në praktikë, ua ka përcjellë brezave të ardhshem, dhe per ta bërë këtë ka përpiluar një literaturë të bujshme në mijëra vëllime. Akoma më e rëndësishme se këto është të kuptuarit e drejtë e këtyre fjalëve plot urtësi nga ana e ummetit të tij, si dhe vazhdimi i pashterur i ndriçimit të jetës sonë nga ana e sjelljeve dhe qëndrimeve shembullore të tij.
CHF21.90




