• A mund të jetë mendja e qetë?

    Mësuesi i mirënjohur Judu Krishnamurti (1895-1986) shpalos edhe një herë stilin e tij mësimor të pandryshueshëm dhe urtësinë e tij të thellë teksa eksploron natyrën e përvojës së jetuar, detajet e kthimit të vëmendjes te vetvetja dhe se si të jetojmë një jetë të përmbushur.

    Proza e tij magjepsëse i kthen historitë e takimeve të tij reale me kërkues shpirtërorë në mbarë botën në dialogë të ngjashëm me fabulat. Kohët e vështira kërkojnë përgjigje të pastra si kristali dhe njohuritë depërtuese të Krishnamurtit do t’i frymëzojnë, do t’i sfidojnë dhe do t’i provokojnë lexuesit që të kërkojnë brenda vetes së tyre dhe t’u qasen konflikteve dhe kërkesave të jetës me kurajë dhe gjakftohtësi.

    Kohët e vështira kërkojnë përgjigje të pastra si kristali dhe njohuritë depërtuese të Krishnamurtit do t’i frymëzojnë, do t’i sfidojnë dhe do t’i provokojnë lexuesit që të kërkojnë brenda vetes së tyre dhe t’u qasen konflikteve dhe kërkesave të jetës me kurajë dhe gjakftohtësi.

  • Çfarë jeni duke kërkuar

    Kur njeriu është i ri, ai duhet të jetë revolucionar, jo thjesht në revoltë…dhe të jesh revolucionar psikologjikisht do të thotë të mos pranosh asnjë lloj modeli.

  • Astrofizika për ata që e kanë me nxitim

    Falë këtij libri të vogël, ju do të përfitoni disa njohuri të ideve dhe kryesore që janë në themel të kuptimit modern të universit. Nëse do t’ia dal në qëllimin tim, ju do të ndiheni familjarë me fushën time të ekspertizës dhe mund të jeni të uritur për të mësuar më shumë.

  • Dora D’Istria – Këngët e popujve

    Elena Gjika, alias Dora d’Istria është figurë madhore kozmopolite e Letrave evropiane. Pena e saj e fuqishme, pasqyruar në mori librash, sprovash, memuaresh, udhëpërshkrimesh, artikujsh, epistulash dhe refleksionesh, ndalet në mbarë popujt e Evropës.

    Esetë e saj studimore-shkencore, në radhë të parë për këngët popullore të popujve pasqyrojnë anën më shpirtërore të tyre dhe përbëjnë elementët thelbësorë të identitetit të tyre. Ato shfaqen kësisoj si një pasaportë kombëtare e popujve.

  • Xhanane

    Prindërit e Xhananes i përkisnin feve të ndryshme .I ati ishte mysliman ndërsa nëna e krishterë.Që prej fillimit të martesës së tyre
    prindërit ishin kundra .Pas njëfarë kohe erdhi në jetë Xhananja.Kur Xhananja ishte në moshë të vogël babai i arrestohet
    padrejtësisht dhe më pas gjatë dënimit ai ndërron jetë.Nëna e Xhananes mbeti e ve.Familjarët i kërkonin që të braktiste vajzën e vogël,
    pasi kjo ishte e vetmja mënyrë që atë ta falnin.Ajo nuk pranoi dhe vendosi të kujdesej për Xhananen.
    Marrë shkas nga kjo tregtari nervozohet dhe përbetohet se do ti shkaktojë shumë vuajtje gruas së gjorë të cilën e dhunon dhe e keqtrajton.
    Çfarë do të ndodhë me gruan e gjorë ?A do të jetë ajo sërish e lumtur?Po me Xhananen?

    Xhanane

    CHF13.90
  • AJSELI

    Libri me titull Ajseli është formuar nga një letër e tillë mahnitëse dhe enigmatike e cila është shkruar “në shtratin e vdekjes”.
    Ajo flet për historinë jetësore shumë të dhimbshme të një pacienteje që vuan nga një sëmundje e rëndë dhe që i është
    shkatërruar ana psikologjike dhe mendore.Ky libër që heton marrëdhëniet njerëzore, problemet e të rinjve, degjenerimin shoqëror,
    tregon për dramën e padurueshme të një vajze që është në prag të vetëvrasjes.

    AJSELI

    CHF13.90
  • Jusufi dhe Zylehaja

    Çdo brez i njeh emrat e Romeo-s dhe Xhulietës, Jusufit dhe Zyleha-s, Lelja-s dhe Mexhnunit. Një nga këto histori më mahnitëse është
    historia e dashurisë së Jusufit dhe zonjës së tij Zyleha-s.Legjenda bazohet ne tregimin e njohur kuranor për profetin Jusuf,
    sipas të cilit është emëruar sureja e dymbëdhjetë e Librit të Shenjtë. Sureja i kushtohet jetës së Jusufit,duke filluar me një episod
    i cili tregon për ëndrrën e një djali,në të cilën atij i ishin përkulur trupat qiellorë dhe i cili përfundon me një përmendje
    të ribashkimit te profetit me prindërit e tij pas një ndarje të gjatë.

  • Simboli dhe Arketipi

    Simbolika është shumë e rëndësishme .Synimi i këtij libri është ti mundësojë lexuesit të përsiatet mbi disa aspekte bazë të simblolikës
    në raport me shumë gjëra në jetë .

  • Një histori e përmbledhur e SHQIPËRISË

    Një histori e përmbledhur e Shqipërisë paraqet historinë e Shqipërisë dhe popullit të saj, brenda kontekstit të tyre ballkanik dhe evropian.
    Kjo përmbledhje tregon udhëtimin e vendit nga e kaluara e tij e lashtë, ende e mbështjellë me mistere dhe polemika,
    përmes tranzicionit të vështirë nga një formë veçanërisht brutale e komunizmit në një formë demokracie dhe ekonomie tregu në zhvillim.
    Bernd Fischer dhe Oliver Schmitt sfidojnë disa nga tregimet tradicionale në lidhje me origjinën e shqiptarëve dhe marrëdhëniet midis
    shqiptarëve dhe fqinjëve të tyre ballkanikë.

  • Ballkani në shekullin XX – Një histori post-imperiale

    Në këtë libër përshkruhet me detaje historia post- imperiale e cila ishte epoka pas perandorive ,pra ajo nacionale .
    Lufta e parë botërore pati një efekt përshpejtues për perandoritë .
    Pas vitit 1918 strukturat etnike dhe fetare që kishin lënë pas perandoritë ishin në kundërshtim me përpjekjen për homogjenizim etnik .
    Këtë kundërthënie vendet e Ballkanit e zgjidhën me dhunë .
    Pra historia post-imeriale është histori e dhunës .
    Libri ka si qëllim të tregojë se si shtetet nacionale ,në 2 dekadat e luftës.

  • Baladë Muhaxhire

    Në këtë libër trajtohet  tema sikurse është dëbimi i popullatës shqiptare nga Prokuplja, Kurshumlia, Nishi etj. Në këtë vepër rrëfehet degdisja e njerëzve që ikin nga terrori dhe vendosen në vende të ndryshme, një pjesë në zonat e varfra të Turqisë, ku mundën të ruanin identitetin vetëm brenda familjes.

  • TOKA E DYFYTYRËSISË

    Unë dëshiroj çdo gjë, përjetësinë, përkujtimin. Padyshim unë jam fitimtar dhe i vlerësuar. Zoti i madh do të më shpërblejë.

  • Bien gra në vend të borës

    Në 223 faqe të këtij libri do të gjejmë fjalë dashurie e romancash të shkruara nga një poet universal dhe ndërkombëtar, si Nizar Kabani. I nxitur si përgjigje ndaj një vendi dhe kulture ku femra nënçmohej dhe shihej si mekanizëm seksual nga mendësia partiarkale arabe.

  • Politizimi i Islamit

    Libri merret me ringjalljen islame (revivalizmin) si pjesë e procesit të përgjithshëm të transformimit socioekonomik dhe kulturor.Kjo vepër është gjithashtu një përpjekje për ta paraqitur në mënyrë sa më të plotë fotografinë tërësore të Shtetit Osman – me të gjitha përmasat e tij politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore në mënyrë që drejtimi i modernizimit osman-turk islam të kuptohet në mënyrën e duhur.

Kategoritë