• Perandoria e së Keqes kundër Djallit të Madh

    Ky libër analizon marrëdhëniet ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes. Libri nis me ngjarjen famëkeqe të 11 shtatorit dhe pasojat e tij në mendësinë e intelektualëve dhe tërë shoqërisë perëndimore. Autorët shpjegojnë rrënjët e konflikteve ndërmjet dy kulturave: perëndimore dhe asaj islame dhe mënyrën si e shohin njëra-tjetrën pas 11 shtatorit.

    Autorët shqyrtojnë “ngrirjen” ndërmjet dy shoqërive, por edhe krizat e tyre të brendshme.

     

  • Kompleti i veprave

    Një shkrimtar e mat jetën përmes veprave që ka botuar. Kim Mehmeti thotë se koha i ka kaluar shpejt, prandaj e ka ndjerë të nevojshme t`i prezantojë lexuesit me rrugëtimin e veprës së tij që daton nga vitet 80’.
    Mbijetesa e shqiptarëve jashtë atdheut, por edhe qëndresa e familjes shqiptare ka qenë shpesh fokus i penës së tij.

    Veprën e cilëson si një detyrim ndaj ëndrrave dhe kontributit të të parëve.

    Jo pa modesti, shprehet se veprat e tij i ka parë në duart e lexuesve të rinj dhe hedh poshtë stataistikat që tregojnë për numër të lartë shqiptarësh që nuk i afrohen librit.
    Një shkrimtar nuk resht së krijuari, as Kim Mehmeti.

    Një komplet veprash për të mos u humbur!

     

  • Përmbledhje poezish

    Letërsia turke ka një veçori interesante apo më mirë të themi një pikë të fortë,që është poezia e dashurisë.Si në të kaluarën,ashtu dhe në ditët e sotme poetët i kënduan dhe i thurën vargje dashurisë ,që shpeshherë arrijnë deri në elozhe.Në këtë tufë poezish do të mund të shihni fuqinë e vargut të dashurisë përballë mallit e vuajtjes.
    Në poezitë e Sabahattin Ali dashuria kujtohet përmes lotit dhe mallit.

     

  • Europa në mendje

    Nëpërmjet librit’Europa në mendje’Edgar Morin na fton të braktisim ligjërimin retorik dhe idetë fragmentare që prodhojnë një Evropë imagjinare, ideale ose të gjymtuar. Eseja e tij, e cila është në të njëjtën kohë një rrugëtim pyetës në historinë dhe kulturën evropiane, e koncepton Evropën si një njësi të shumëfishtë dhe komplekse, që bashkon të kundërtat në mënyrë të pandashme.

    Për herë të parë në kohët moderne, Evropa po jeton një fat të përbashkët. Ne duhet ta kuptojmë këtë nëse duam të zhvillojmë një qëllim të përbashkët.

  • Djemtë mbeten djem

     

    Libri ‘Djemtë mbeten djem’ përmban disa shtjellime mbi çështjet e identitetit gjinor duke qenë se këto çështje kanë impakt mbi myslimanët që jetojnë në kontekste post-tradicionale në Perëndim.Ato prekin veçanërisht njerëzit të cilët kanë zgjedhur Besëlidhjen e Madhe të Islamit dhe që janë rritur në Judaizëm apo Krishtërim. Mënyra e zakonshme e të bërit të kësaj gjëje është nëpërmjet shqyrtimit të çështjeve në fik’hun (jurisprudencë) klasik dhe duke shpjeguar se si ligjërimi i barazisë që gjendet në Islam funksionon në mënyrë globale, e jo në mikro-nivelin e secilit vendim të fik’hut.

  • Gratë Spiune

    Mata Hari është  një  heroinë  me kombësi hollandeze.Gjatë  luftës së  parë  botërore, komanda ushtarake franceze në  mbështetje të  sukseseve të  tyre jo të  rëndësishme me spiunazhin gjerman në  një  marrëveshje vendosën ta sakrifikojnë  atë ,duke e cilësuar si një  spiune të  tmerrshme gjermane.

    Fama dhe njohja me ushtarët gjermanë  dhe francezë  e bënë  kandidaturën e saj më  se të  përshtatshme. Shumë  e njohur në  të  gjithë  Evropën,balerina e valleve ekzotike lindore u përpoq ti sigurojë  vetes të  drejtën për tu lidhur me oficerët e pasur gjermanë  dhe francezë  pa menduar për pëlqimin ndaj tyre,por vetëm për spiunazhin në  favor të  francezëve kundër gjermanëve.

    Gratë Spiune

    CHF19.90
  • Dy Drama

    Ngjarja zhvillohet në një kohë plot trazira e zallahi, kur gjithmonë gëlojnë brëngat e hallet e mëdha, që e pengojnë jetën dhe e bëjnë ose të mos lëviz aspak, ose të shihen vetëm disa xixa të jetës për të shpresuar për një jetë më të mirë. Në këto brenga e këto halle edhe fëmijët marrin pjesë edhe brumonsen me të rriturit.

    Dy Drama

    CHF5.90
  • Kushtrimi i të parëve

    Kur njerëzit kërkojnë flori nëpër të ftohtin e veriut të Kanadasë, atyre u nevojiten qen, qen të mëdhenj e të fortë, qen që janë të zotë të tërheqin slita nëpër dëborën e pafundme, drejt minierave të arit… Bakun e rrëmbyen nga shtëpia e tij e qetë në Jugun e ngrohtë dhe e shitën për qen slite.

  • Shtëpia ime ka sy

    Kjo përmbledhje ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë ka 34 vjersha, që kanë tematika të ndryshme. Pjesa e dytë titullohet “Pjesa e larme”, e cila ka pesë tregime dhe pesë vjersha me motive të njëjta ose të përafërta. Gjatë leximit të kësaj vepre neve do të na dalin para sysh ngjarje e ndodhi nga jeta e përditshme dhe nga bota që na rrethon.

  • Ardhmëria e Njerëzimit

    Fizikani me fame boterore na dergon ne nje udhetim ne te ardhmen duke i paraqitur zhvillimet marramendese ne robotike,naniteknologji dhe bioteknologji te cilat nje dite do te na mundesojne qe ti ndertojme shtepite tona ne mesin e tyre.

  • Sejahatname (Libri i udhëtimeve)

    Në vetvete, kjo vepër është një shembull dhe burim i dorës së parë të historisë kulturore të zonave e rajoneve që ai ka vizituar. Rëndësinë e kësaj vepre e tregon më së miri numri i madh i ribotimeve të saj, i përkthimeve në disa gjuhë të ndryshme dhe i një numri të madh artikujsh, shkrimesh, monografish të karakterit akademik që janë shkruar mbi këtë punim.

  • Studime mbi Perandorinë Osmane-1

    Devlet-i ‘Aliyye është fryt i studimeve që ka realizuar Halil Inalcik për një periudhë më shumë se gjysmë shekullore. Autori është njëri prej emrave më të mëdhenj të historiografisë osmane të kohës sonë. Ky vëllim i parë fokusohet në kalimin e shtetit osman nga një principatë e vogël në një perandori të madhe e cila pëfshinte brenda saj Lindjen e Mesme dhe Ballkanin.

  • Studime Osmane

    Ky libër është i përbërë nga një koleksion esesh të flber Ortaylı ku ai kryesisht merret me transformimet politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore që Perandoria Osmane ka pësuar në shekujt e saj të fundit. Brenda kornizës së konceptimit të miletit (kombit), i cili ishte unik për perandorinë si një sistem administrimi, ky libër fokusohet në fushat e transformimit, duke përfshirë pengesat e modernizimit, tendencat, strukturat provinciale dhe urbane si dhe marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane.

    Studime Osmane

    CHF19.90

Kategoritë