• Irracionalitet i parashikueshëm

    Përse dhimbja e kokës na vazhdon pasi kemi pirë nje aspirinë të lirë, e megjithatë pushon pasi kemi pirë një të shtrenjtë? Përse shpenzojmë më shumë për një vakt të bollshëm, por presim kupona me gërshërë për të kursyer për një supë të konservuar? Përse e mbushim për herë të dytë pjatën në një bufe ku mund të hash pa limit, edhe kur stomakun e kemi plot? Kur vjen puna te vendimmarrja në jetën tonë, mendojmë se kemi kontroll. Mendojmë se po bejmë zgjedhje të zgjuara dhe racionale. Por sa e vërtetë është kjo?Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave do ti gjeni në këtë libër.

  • Minhaxh El Muslim

    Ky libër është referencë për bashkësinë e besimtarëve, i cili  përfshin gjithçka që i intereson muslimanit të mirë: parimet e besimit, rregullat e sjelljes së mirë, moralin e lartë, rregullat e adhurimit të drejtë dhe rregullat në marrëdhëniet shoqërore. Ai mbështetet krejtësisht në Librin e Allahut të Madhëruar dhe Traditën e Profetit .

  • Udhëzime profetike mbi shërimin e zemrave

    Nga Ibn Abbasi [radijallahu anhu] transmetohet të ketë thënë se i Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Dy mirësi i humbin njerëzit më së shumti, shëndetin dhe kohën  (Sahih el-Buhari)

    I Dërguari[sal- alejhi ye sel-lem] ka thënë: “Nuk do të lëvizin këmbët e robit në Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për jetën e tij se si e kaloi, për dijen e tij se si veproi, për pasurinë e tij se si e fitoi dhe si e shpenzoi dhe  për trupin e tij se si e përdori.” (Xhamiu Tirmidhi)

    Por shumica e njerëzve janë të tradhtuar në mirësi, të pakujdesshëm ndaj realitetit, sepse ata mendojnë se këto mirësi janë si shpërblim për ta, por që realisht ato janë sprova. E nëse njeriu nuk e kupton se mirësitë janë sprovë për të, atëherë ai nuk do të jetë falenderues dhe kështu do të jetë humbës dhe i penduar në Ditën e Gjykimit, por atëherë nuk ka dobi nga pendimi.

     

  • Mëkëmbësia e njeriut – Ndërmjet shpalljes dhe arsyes

    ‘Mëkëmbësia e njeriut’ është një vepër kontribuese mbi shpalljen hyjnore  dhe arsyen,e cila gjithnjë ka qenë qendrore në mendimin islam.Libri ka si qëllim marrëdhënien midis arsyes dhe shpalljes dhe vënien larg nga të qenit reciprokisht përjashtues,që të dyja kontribuojnë në një portretizim të saktë të realitetit.

    Në këtë libër shpjegohet roli i arsyes dhe intelektit si ndihmë ndaj njerëzimit,për të përmbushur rolin e mëkëmbjes së njeriut në tokë në dy nivele.

  • Gjeopolitika e Mesdheut

    Për të kuptuar gjeopolitikën e Mesdheut, nuk duhet të mjaftohemi vetëm me kuadrin e Mesdheut, por të shohim më tutje. Matanë Mesdheut, përshembull, në Irak, superfuqia amerikane ka dislokuar forcat e saj  përtej Atlantikut. Pra, duhet pasur parasysh edhe konfliktet që zhvillohen më larg Mesdheut, sepse pasojat e tyre ndihen edhe në Europën Perëndimore. Ky libër sjell një këndvështrim të ri për këtë rajon dhe gjeopolitikën globale.

  • Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare vëllimi ll

    Pas Luftës së Dytë Botërore nisi Lufta e Ftohtë ndërmjet SHBA – së dhe Bashkimit Sovjetik. Bota u bë me dy pole. Secila nga këto dy superfuqi mblodhi rreth vetes aleatë dhe klientë. Nga njëra anë ishte kampi socialist, nga ana tjetër ishte bota e lirë. Shpejt doli edhe një forcë e tretë, e cila përpiqej të mbante distancë nga dy polet kryesore.

  • Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare I

    Jean – Baptiste Duroselle ka futur në metodën e studimit të historisë peshën e forcave të qenësishme dhe rolin e njerëzve. Në këtë vëllim, duke u përqendruar në gjysmën e parë të shekullit XX, ai analizon mekanizmat që çuan në Luftën e Dytë Botërore njëzet vjet pas traktateve që shënuan mbarimin e Luftës së Parë Botërore. Ky libër është botuar mbi dhjetë herë dhe është një nga librat më të mirë të historisë së marrëdhënieve ndërkombëtare.

  • Si ta kuptojmë botën

    Në një kohë kur po zhduket kufiri midis asaj që quhet “kombëtare” dhe asaj që quhet “ndërkombëtare”, është një detyrë qytetare që të kontribuohet për të kuptuar më mirë çështjet e sotme botërore.Për këtë ju vjen në ndihmë libri “Si ta kuptojmë botën”

  • Veprat e mëdha politike

    Në këtë vepër, dy autorët kanë realizuar një përmbledhje dhe interpretim të shkrimeve më të rëndësishme politike të njerëzimit duke përjashtuar periudhën e antikitetit. Autorët kanë synuar që vepra e tyre të jetë një udhërrëfyes i dobishëm për të gjithë ata që janë të interesuar në shkencat politike.

    Kjo vepër u paraqet lexuesve të gjitha idetë e filozofëve më të shquar qe ata kanë shtruar në shkrimet e tyre. Vepra nis me Makiavelin për të vazhduar me një sërë autorësh të rëndësishëm si: Tomas Hobsi, Monteskjë, Xhon Loku, Tokëvili, Karl Marksi, Fridrik Engels, Leninii, Hajek etj.

  • Alkimia e shpirtit në epokën e tejmodernizmit

    I mbushur me referenca kur’anore dhe me poshtëshënime, libri luan rol dëftues, përkujtues, këshillues.

  • Studimi akademik

    Libri është një udhëzues i detajuar,me përzgjedhje të kujdesshme leximesh dhe veprimtarish të të shkruarit akademik.

  • Analiza ekonomiko-financiare

    Mbarëvajtja dhe niveli i rezultateve të çdo ekonomie kombëtare varet në radhë të parë nga mbarëvajtja e veprimtarisë ekonomiko-financiare të njësive të veçanta të biznesit që veprojnë në territorin e saj.Nga kjo pikëpamje,është i kuptueshëm interesimi jo vetëm i pronarëve të njësive të veçanta të biznesit,por edhe i të gjitha hallkave të tjera të ekonomisë kombëtare për sigurimin e rezultateve sa më të mira.

  • Qeverisja e korporatave

    Qeverisja e Korporatave është sistemi me anën e të cilit themelohen dhe kontrollohen korporatat.

  • Unë jam nej (E mira më gjen mua)

    “Dëgjoje pëshpëritjen e zemrës tënde,jo zhurmën e të tjerëve…”

    Ky është një rrugëtim.

    Rrugëtimi i pjekjes së nejit duke filluar nga kallamishtja,i cili gjen shpirt nga fryma e nejzenit…

    Ky libër është i shkruar për t’i udhërrëfyer të gjitha përpjekjet që i ke dhënë në rrugën për të balancuar jetën,në lidhjen trupi-fitimi dhe mendjen tënde.Është bashkuar me ty që të mund t’i hapësh deri në fund dyert që i vetëm nuk ke mundur t’i hapësh.

    Në fakt,informata që kishe nevojë ishte çdoherë në mes.

    Krijuesi çdo herë foli me ty,mirëpo ti nuk e ke dëgjuar,sepse mendja jote ishte shumë e zhurmshme.Kishte gjithnjë njerëz që mund të ndihmonin mirëpo ti nuk i fute ata në jetën tënde,sepse zemra jote kishte harruar t’ju besojë të tjerëve.

    E ke humbur besimin që çdo gjë mund të realizohet.

    Ke vrapuar vazhdimisht për të arritur dhe për të fituar,mirëpo asgjë nuk ke arritur sepse koha veçse të ka marrë rob.

    Tani në këtë libër do të mësosh të ndalosh.

    Këtu do të mësosh të marrësh frymë drejt.

    Do të krijosh një TI të re në veten tënde.

    Mos ki frikë!Forcën që të duhet vetëm ti e posedon.

    Unë,vetëm do të jem ndihmues se si ta gjesh…

     

  • Koncepti i abrogimit në bazat e së drejtës islame

    Çështja e abrogimit-nes’hut është diskutuar në nivel ndërfetar dhe në nivel brendafetar.Në fakt,në këtë libër qëllimi  nuk është që të trajtohet problemi i abrogimit në raport me fetë e tjera,nuk synohet të debatohet për atë se cili është qëndrimi i pjesëtarëve të feve të tjera lidhur me Nes‘hun,por do të trajtohet qëndrimi i dijetarëve muslimanë lidhur me abrogimin.

  • Parimet bazë të ekonomisë së shëndetit

    Në çdo sistem shëndetësor burimet financiare janë të kufizuara,prandaj sistemet e shëndetit duhet të përdorin në mënyrë sa më eficiente burimet që kanë në dispozicion.Kjo merr rëndësi të veçantë sidomos për vendet e Evropës Lindore të cilat kanë kaluar një tranzicion të vështirë pas përmbysjes së komunizmit në vitin 1991 dhe si pasojë dhe luftërave të gjata në rajon.Kriza e shëndetit publik që po përjetojnë këto vende reflekton traumat socio-ekonomike që pasuan prishjen e sistemit të centralizuar dhe depërtimin e mekanizmave të tregut të lirë.

    Për më tepër,ka mungesë të ekonomistëve dhe administratorëve shëndetësorë të aftë për të kuptuar dhe menaxhuar problemet që po përjetojnë këto vende.Këto probleme janë veçanërisht të dukshme në Shqipëri dhe Kosovë,ku pagat e ulëta,niveli i ulët i prodhimit dhe emigracioni kanë çuar në një krizë të fuqisë punëtore.

    Ky libër ka si qëllim paraqitjen e koncepteve bazë,metodave dhe instrumenteve të ekonomisë së shëndetit,si një nga disiplinat bazë të trajnimit modern në shëndet publik.

Kategoritë