-
Këshilla të zgjedhura në ditën e Xhuma
Në këtë libër të veçantë dhe tejet voluminoz, janë përmbledhur mbi 100 tema të ndryshme të karakterit fetar. Libri në fjalë vjen si rezultatë i hytbeve – ligjëratave javore të mbajtura para xhematit, në xhaminë te lagjja Sallahane në Ferizaj gjatë periudhës kohore 2011-2015. Librin “Këshilla të zgjedhura në ditën e Xhuma” e kemi ndarë në gjashtë pjesë i përbër prej 550 faqeve të formatit B5.
CHF23.90 -
Freskia e shpirtit, dashuria hyjnore
Dashuria, është një nga mrekullitë e Zotit. Besimtarët që e kanë zbuluar, e ndiejnë dashurinë e Zotit sikur të endeshin të kënaqur ne një lagunë. Gjithçka është aq e qetë dhe paqësore. Nxitimi nuk ekziston. Duke rrjedhur ne dashuri, ka aq shumë habi të përzier me nderim, që zor se mund të lëshojnë ndonjë tingull. Zoti është në gjithë mendimet e besimtarit. Digjet nga dashuria për Zotin, që edhe kjo do të thotë që Ai e don. E djeg zemrën e tij për Zotin, që do të thotë që myslimani e adhuron dhe e dashuron Atë. E gjitha kjo është pa fanfarë.
CHF13.90Freskia e shpirtit, dashuria hyjnore
CHF13.90 -
Toleranca Islame
Disa shpirtra keqadashës e akuzojnë Islamin për fanatizëm, kufizim të lirisë, inkurajim të detyrimeve fetare dhe pengim të tërë progresit. Edhe pse kjo shpifje, e cila, në realitet, mbështet në mosnjohjen e parimeve të Kur’anit, nuk ka kurrfa vlere në sytë e besimtarëve, detyra jonë është që ta luftojmë, sepse ajo nuk i atakon vetëm veprimet e muslimanëve, por edhe fenë e tyre.
CHF4.90Toleranca Islame
CHF4.90 -
Gjithçka rreth kafshëve – Macet
Një libër për fëmijë me ilustrime. Njihuni me botën e maceve, duke nisur me luanët, tigrat e pumat, dhe deri te kafshët e dhomës. Do të mësoni se si janë zbutur dhe se si janë paraqitur në art, kinema, folklor dhe reklamë. Libri me ilustrime dhe fotografi me ngjyra.
CHF8.90Gjithçka rreth kafshëve – Macet
CHF8.90 -
Koncepte dhe sisteme bashkëkohore
Autori, kapitalizmin e lindur nga feudalizmi dhe klerikalizmi i ashpër Perëndimor, e konsideron ndër fajtorët kryesorë për paraqitjen e mëvonshme të fashizmit dhe komunizmit.
CHF9.90 -
Do ta kujtoni atë që u kam thënë, ndalesa për ata që e mëtojnë shpëtimin
O ju që ju dua në emër të Allahut ! I shkruaj këto fjalë ndërsa gjendja ime flet. Vërtet dhurata më e mirë që vëllau mund t’ia japë vëllaut të vet dhe motrës së vet për nga feja, është këshilla ose udhëzimi në mënyrë që të jetë furnizim për rrugë ne dynjallëk dhe mbrojtje në ahiret, ndërsa ne në shembullin e Pejgamberit të Allahut, s.a.v. e kemi modelin më të mirë. Dëshiroj, o i nderuar… o e respektuar… t’ua falë dhe prezentoj këto këshilla dhe porosi, për t’i lexuar një herë e dy herë, duke pasur parasysh fjalët e atij që ka deklaruar: O ti që e pason sunetin, dëgjo këshillën time dhe ia transmeton vëllezërve të tjerë.
CHF4.90 -
Kërkimi i begatisë – Llojet dhe dispozitat e tij
Unë vendosa dhe zgjodha të shkruaj rreth kësaj teme për shumë arsye,ku më të rëndësishmet, po i përmend më poshtë:
CHF27.90 -
Leksikoni Islam
Nevoja e përgjithshme dhe sidomos ajo shkencore per hartimin e një leksikoni ne gjuhën shqipe per fenomenin e quajtur Islam është ndier qysh moti dhe ndihet edhe sot e gjithë kohën. Edhe pse, në njëfarë mënyre, përpjekje të tilla ka pasur edhe më herët, sikurse Kamus’ul-a’lam-i i Sami Frashërit, Fjalori i orientalizmave i Tahir Dizdarit etj., deri sot ka munguar një përpjekje serioze me metoda bashkëkohore per nevojat bashkëkohore.
CHF9.90Leksikoni Islam
CHF9.90 -
Studime nga kultura Islame
Nga vetë titulli i veprës kuptohet se këto janë shënime nga kultura islame, janë materiale që unë i kam mbledhur e i kam sistemuar, aq sa kam mundur, gjatë leximeve të mia të kësaj literature, janë shënime që i kam mbajtur ndër vite, disa janë fragmente nga libra të lexuar, nga revista e gazeta të ndryshme, ka mjaft të dhëna enciklopcdike e të dhëna të tjera të rëndësishme.
CHF9.90Studime nga kultura Islame
CHF9.90 -
Kërçovarët për Kërçovën
Kërçova nga gjiri i saj ka nxjerrë dhe vazhdon të nxjerr vazhdimisht personalitete sikur këta që janë prezentuar këtu , me të cilët krenohet bota e dijës dhe e kulturës, është e denjë dhe meriton shkallë më të lartë të zhvillimit në të gjitha fushat.
CHF14.90Kërçovarët për Kërçovën
CHF14.90 -
Pse jemi kështu siç jemi, polemika-analiza-dëshmi
Sa të kërset pushka midis nesh, kurr i huaji prej qafe s’ka me na u hjekë.(Xhemajl Obria)
CHF15.90 -
Dimensione Kur‘anore
Në librin ‘‘Dimensione Kur’anore‘‘ autori Nexhat Ibrahimi orvatet të mbajë një vazhdimësi në të kuptuarit e Kur’anit, duke filluar me mrekullinë e përhershme të Kur’anit për çdo kohë dhe për çdokë, përkthimin e tij në gjuhët botërore dhe atë shqipe dhe ndikimin mbi kulturën islame, e sidomos përgaditjen për ta kuptuar rëndësinë e Fjalës së Zotit. Autori me mjeshtri të lartë i rreket problematikës së mrekullisë së Kur’anit si hyrje për leximin e tekstit të shenjtë. Ky libër doli si rezultat i punës shumëvjeçare të autorit në problematikën e kulturës islame dhe plotëson një zbraztësi në literaturën e Kur’anologjisë në gjuhën shqipe.
CHF4.90Dimensione Kur‘anore
CHF4.90 -
Fytyra të islamit, biseda për probleme bashkëkohore
Fytyra të islamit është një seri diskutimesh televizive që shqyrtojnë probleme dhe çështje bashkëkohore në lidhje me dymbdhjetë koncepte Islame: Dinin, Teuhidin, Kitabin, Sirën, Sheriatin, Adl, Ibadeh, Ilm, Halifa, Dave, Xhihadin dhe Umren.
CHF8.90 -
Dyzet Net, pjesa e parë
Libri përbëhet prej dyzet ligjëratave të mbajtura në hapësirat e Fondacionit Throni në Tetovë. Tema e ligjëratave është e imponuar nga Kur’ani që do të thotë, temat e ligjëratave janë suret e Kur’anit Famëlartë. Ligjëratat kanë filluar prej sureve të shkurtëra nga fundi i Kur’anit dhe është vazhduar drejtë fillimit të tij. Pasi që botimi i ligjëratave është parapa të botohet shkallë – shkallë, në këtë pjesë janë prezentuar dyzet ligjëratat e para në të cilat është bërë përpjekje të jepen sqarime në lidhje me suret: En-Nas, El-Felek, El-Ihlas, El-Mesed, El-Nasr dhe El-Kafirun.
CHF20.90Dyzet Net, pjesa e parë
CHF20.90 -
Dyzet Net, pjesa e dytë
Në librin e tij Dyzet Net, pjesa e dytë autori orvatet të mbajë një vazhdimësi në të kuptuarit e lezetshëm të Kur’anit, duke filluar me mrekullinë e përhershme të Kur’anit për çdo kohë dhe për secilin, interpretimin dhe përkthimin e tij në gjuhët e ‘’momentumit ‘’ dhe ndikimin mbi kulturën dhe terbijen islame, e sidomos përgatitjes për të kuptuar rëndësinë e Fjalës së Zotit.
CHF20.90Dyzet Net, pjesa e dytë
CHF20.90















