• Çfarë të ka ndodhur?

    Shumë prej nesh kanë përjetuar fatkeqësi që kanë pasur një ndikim afatgjatë në shëndetin tonë fizik dhe emocional. Ajo çka na ka ndodhur në fëmijëri është një parashikues i fuqishëm i rreziqeve për probleme shëndetësore në të ardhmen dhe ofron njohuri shkencore mbi modelet e sjelljes, që shumë njerëz kanë vështirësi t’i kuptojnë.

  • Gratë e padukshme

     

    Libri Gratë e padukshme merr përsipër temën e lënë pas të asaj që nuk e dimë – dhe arsyes që qëndron pas saj . Rezultati është një analizë e fuqishme , e rëndësishme dhe syçelëse e politikës gjinore të dijes dhe injorancës . Me shembuj që variojnë nga teknologjia e deri te fatkeqësitë natyrore , kjo është një kujtesë origjinale dhe në kohën e duhur e arsyes se pse ne kemi nevojë për gra në udhëheqjen e institucioneve që i japin formë çdo aspekti të jetës sonë . ” Cordelia Fine ” Tepër i lexueshëm , i mbushur me fakte dhe njohuri . Një libër i r ëndësishëm , i shkruar me humor dhe talent .

    Nga politikat publike te hulumtimet mjekësore, teknologjia, vendet e punës e mediat, Gratë e padukshme zbulon se si në një botë të ndërtuar për dhe nga burrat, jemi duke e injoruar në mënyrë sistematike gjysmën e popullsisë, shpesh me pasoja katastrofike.

  • Pika e kthesës

    “Pika e kthesës” është biografia e një ideje dhe ideja është shumë e thjeshtë. Është mënyra më e mirë për të kuptuar shfaqjen e tendencave të modës, baticën dhe zbaticën e valëve të krimit, ose, transformimin e librave të panjohur në bestsellerë, apo rritjen e pirjes së duhanit në adoleshencë, apo fenomenin e hapjes së lajmit gojë pas goje, apo çdo numër ndryshimesh të tjera misterioze që shenjojnë jetën tonë të përditshme, është t’i konsiderojmë ato si epidemike. Idetë dhe produktet, mesazhet dhe sjelljet përhapen siç përhapen edhe viruset.

    Pika e kthesës

    CHF22.90
  • Më lehtë nga se mendoni

    Në librin “Më e lehtë nga se e mendoni”, Carlsoni na tregon se duke ndërmarrë ndryshime të vogla, por shumë të efektshme mund ta vëmë jetën në rrjedhën e duhur.

    Të gjithë ne kërkojmë mënyra të ndryshme për të pasur nën kontroll jetën, në familje, punë, në shëndet, ose në planet që kemi për të ardhmen. Sfidat e përditshme shpesh na dërrmojnë, duke na e bërë jetën më të vështirë nga çfarë është në të vërtetë. Lajmi i mirë është se përgjigjet gjenden përpara nesh. Dhe ato janë “Më të lehta nga se e mendoni”.

  • Te marresh dashurine qe do

    I botuar për herë të parë në vitin 1988, libri “Të marrësh dashurinë që do” ka ndihmuar miliona çifte në mbarë botën që të marrin më shumë dashuri, mbështetje dhe një marrëdhënie thellësisht të kënaqshme. Botimi i njëzetë është një rishikim i hollësishëm i këtij libri novator, me një kapitull të ri, ushtrime të reja dhe me një parathënie të detajuar.

  • Irracionalitet i parashikueshëm

    Përse dhimbja e kokës na vazhdon pasi kemi pirë nje aspirinë të lirë, e megjithatë pushon pasi kemi pirë një të shtrenjtë? Përse shpenzojmë më shumë për një vakt të bollshëm, por presim kupona me gërshërë për të kursyer për një supë të konservuar? Përse e mbushim për herë të dytë pjatën në një bufe ku mund të hash pa limit, edhe kur stomakun e kemi plot? Kur vjen puna te vendimmarrja në jetën tonë, mendojmë se kemi kontroll. Mendojmë se po bejmë zgjedhje të zgjuara dhe racionale. Por sa e vërtetë është kjo?Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave do ti gjeni në këtë libër.

  • Unë jam nej (E mira më gjen mua)

    “Dëgjoje pëshpëritjen e zemrës tënde,jo zhurmën e të tjerëve…”

    Ky është një rrugëtim.

    Rrugëtimi i pjekjes së nejit duke filluar nga kallamishtja,i cili gjen shpirt nga fryma e nejzenit…

    Ky libër është i shkruar për t’i udhërrëfyer të gjitha përpjekjet që i ke dhënë në rrugën për të balancuar jetën,në lidhjen trupi-fitimi dhe mendjen tënde.Është bashkuar me ty që të mund t’i hapësh deri në fund dyert që i vetëm nuk ke mundur t’i hapësh.

    Në fakt,informata që kishe nevojë ishte çdoherë në mes.

    Krijuesi çdo herë foli me ty,mirëpo ti nuk e ke dëgjuar,sepse mendja jote ishte shumë e zhurmshme.Kishte gjithnjë njerëz që mund të ndihmonin mirëpo ti nuk i fute ata në jetën tënde,sepse zemra jote kishte harruar t’ju besojë të tjerëve.

    E ke humbur besimin që çdo gjë mund të realizohet.

    Ke vrapuar vazhdimisht për të arritur dhe për të fituar,mirëpo asgjë nuk ke arritur sepse koha veçse të ka marrë rob.

    Tani në këtë libër do të mësosh të ndalosh.

    Këtu do të mësosh të marrësh frymë drejt.

    Do të krijosh një TI të re në veten tënde.

    Mos ki frikë!Forcën që të duhet vetëm ti e posedon.

    Unë,vetëm do të jem ndihmues se si ta gjesh…

     

  • Kompleti i veprave

    Një shkrimtar e mat jetën përmes veprave që ka botuar. Kim Mehmeti thotë se koha i ka kaluar shpejt, prandaj e ka ndjerë të nevojshme t`i prezantojë lexuesit me rrugëtimin e veprës së tij që daton nga vitet 80’.
    Mbijetesa e shqiptarëve jashtë atdheut, por edhe qëndresa e familjes shqiptare ka qenë shpesh fokus i penës së tij.

    Veprën e cilëson si një detyrim ndaj ëndrrave dhe kontributit të të parëve.

    Jo pa modesti, shprehet se veprat e tij i ka parë në duart e lexuesve të rinj dhe hedh poshtë stataistikat që tregojnë për numër të lartë shqiptarësh që nuk i afrohen librit.
    Një shkrimtar nuk resht së krijuari, as Kim Mehmeti.

    Një komplet veprash për të mos u humbur!

     

  • Efekti shumëfishues

    Libra nga Brian Tracy, lektori profesionist me fokus në këshillim, motivim dhe teknika të shitjes. Librat e tij synojnë të krijojnë një mendim pozitiv, mentalitet fituesi dhe metoda efektive bindjeje.

Kategoritë