• Fuqia e mendimit pozitiv 2

    Autori në këtë libër na tregon se si mendimi ynë i dobët dhe pesimizmi mund të pengojnë arritjen e suksesit, ndërsa mendimi pozitiv dhe besimi në veten mund të krijojnë mundësi të reja dhe sukses të madh.

  • Fuqia e inteligjencës shpirtërore

    Shumica e njerezve ngatërrojnë konceptin e shpirtërores me fenë, kur në fakt ato janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Shpirtëror është të pasurit një lloj transparence që në këtë libër do ta quajmë “inteligjencë shpirtërore”. Kur një person e zotëron këtë inteligjencë shpirtërore, ai bëhet më i aftë për të përceptuar një pamje universale apo “një pamje të plotë” për veten dhe për universin më gjerësisht, si dhe për pozitën dhe qëllimin e ekzistencës së tij në këtë univers.

  • Triumfi në jetë

    Çdo qenie e gallë jeton në botën e vet mendore. Hareja dhe githë brengat e tij, janë thjesht sajesa të mendjes së vet, dhe varen pikërisht nga mendja per gjithçka qe ka të bejë me ekzistencën e tyre. Në ketë botë kaq të zymtë, që errësohet edhe më shumë nga mëkatet dhe pikëllimet tona të panumërta, ku sakaq jetonë shumica e njerëzve, ka gjithsesi një tjetër botë, e cila shkëlqen nga virtytet e kulluara dhe gëzimi krejtësisht i papërlyer, vendi ku gjallonë vetëm njerezit e përkryer. Kjo botë sidoqoftë mund të gjendet dhe brenda saj mund të hyjmë, ndërsa shtegu për të depërtuar brenda saj kalon nga vetkontrolli dhe përkryerja e plotë morale e njeriut. Ajo është bota e jetës së përkryer, dhe rrjedhimisht ajo i përket njeriut vetvetiu, ndonëse qenia njerëzore nuk mund të quhet dot kurrsesi e plotësuar, nëse nuk kurorëzohet me përkryerjen e mirëfilltë.

  • I Dyti Është I Pari I Humbësve

    Në këtë libër,autori Pino Allievi i cili ka pasur privilegjin ta njihte nga afër dhe ta kishte mik Enzo Ferrarin,paraqet një portret unik,
    të plotë dhe tejet interesant të këtij personaliteti të madh në fushën e sportit,sipërmarrjes,si dhe bashkëveprimet e tij të shumta
    me personalitete të tjera të famshme, me të cilët ka lidhur miqësi të forta dhe ndonjëherë,edhe është përplasur,si Gianni Agnelli
    apo Silvio Berlusconi.

  • Shoqëria e konsumit

    Një vepër monumentale e sociologut të famshëm francez,Jean Baudrillard,i cili konstaton se konsumi si një mit i ri fisnor,
    është shndërruar në moralin e botës tonë aktuale.Sipas tij, pikërisht konsumi është duke shkatërruar bazat e qenies njerëzore.
    Pikërisht Baudrillard analizon rrezikun që e has njerëzimi.Libri iu rekomandohet studiuesve të sociologjisë e Filozofisë,
    por edhe të gjithë atyre që duan të njihen me Baudrillardin dhe kritikën që ia bën epokës konsumeriste!

  • Inteligjenca sociale

    “Inteligjenca emocionale” ka qene nje fenomen nderkombetar duke u shitur në më shumë se pesë milionë kopje librash në mbarë botën, botuar në mbi 40 gjuhe përfshirë gjuhën shqipe. Tani, tek “Inteligjenca Sociale” Daniel Golemani eksploron nje shkencë të re në zhvillim me implikime befasuese për botën tone nderpersonale. Ai shpjegon saktësinë befasuese te përshtypjeve të para, bazén e karizmës dhe fuqine emocionale, kom pleksitetin e tërheqjes seksuale dhe menyren se si t’i zbulojmë gënjeshtrat. Ai gjithashtu pershkruan “anën e erret të inteligjencës sociale, nga narcizmi te makiavelizmi dhe psikopatia.

    Edhe nje here, Daniel Golemani ka shkruar nje sinteze novatore lë gjetjeve me te fundit ne biologjinë dhe shkencen mbi trurin, duke zbuluar se ne “jemi krijuar të lidhur dhe me ndikime çuditërisht te thella ne marre dheniet tona në çdo aspekt të jetës.

  • Si t’i zgjidhësh mosmarrëveshjet

    Çdo mosmarrëveshje me të cilën përballemi në jetën tonë ngërthen potenciale pozitive apo negative qofshin. Ato mund të jenë burim frymëzimi, sqarimi, mësimi, shndërrimi, rritjeje apo zemërimi, droje, turpërimi, mbylljeje në vetvete si dhe qëndrese. Zgjedhja nuk është në dorën e kundërshtarëve tanë, por në dorën tonë, si dhe në vullnetin tonë për t;u përballur dhe për t’u marrë me to.

  • Tetë shtyllat e mirëqenies

    Në këtë vepër autori na shpjegon se”mirëqenia mbështetet në themelet e moralit tone”,domethënë në themelet e Energjisë,
    Ekonomisé, Integritetit, Sistemit, Mirëkuptimit, Çiltërsisë, Paanshmërisë dhe Vetëbesimit.

  • Njeriu dhe natyra – Kriza shpirtërore në njeriun modern

    Kapitujt e këtij libri bazohen në 4 ligjerata të mbajtura në Universitetin e Cikagos në maj te vitit 1966.Synimi i këtyre ligjeratave është hetimi i  problemeve me paqen dhe të jetës njerëzore nga zbatimet e shkencës moderne.

  • Si të arrish suksesin dhe ta ruash atë

    Nuk ekziston diçka e tillë si “t’ia dalësh”. Sado para të mbledhësh, sado famë të arrish, apo sado sukses të provosh, do të ketë gjithmonë më tepër mundime, drama, pengesa. Synimi nuk është thjesht të jesh i suksesshëm. Është të mësosh si ta ruash atë sukses.Një libër për të mos u humbur!

     

  • Çdo gjë është e mundur

    Askush prej nesh nuk ka marrë një manual kur lindëm.Nëse po has vështirësi për të zgjidhur një problem apo për të realizuar një ëndërr , problemi nuk je ti.Nuk është se nuk je punëtor,inteligjent apo i denjë por nuk ke kultivuar ende besimin kyç që do të ndryshojë gjithçka.

    Asgjë në jetë nuk është e ndërlikuar.Mund të arrish gjithçka që do nëse përvesh mëngët,i futesh punës dhe e realizon.Çdo gjë është e mundur.

    Libri’ Çdo gjë është e mundur’ i jep një grusht çdo gjëje që po të pengon.

  • Si të kuptojmë Frojdin

    Libri “Si të kuptojmë Frojdin” i propozon lexuesit të hyjë në atelienë e Frojdit dhe ta ndjekë atë në gjetjet, endjet, apo shpërthimet e tij, në kërkimet apo përparimet e tij.

  • Veli dhe kuptimi

    Regjistri i intelektit është mjaft i fryrë.Vështirë të thuash nëse të mirat i ka më të shumta apo të ligat.Intelekti i ka bërë edhe shpikjet që u kanë lehtësuar jetën njerëzve,ka bërë armët e shkatërrimit në masë si dhe ka drejtuar luftërat që kanë vrarë me miliona njerëz.Pyetja kyçe është:

    Nga vjen ky dallim?

    Si luftohet me një intelekt që tradhëton natyrën e vet?

    Çfarë e bën intelektin ta harrojë mirësinë që ka në thelb dhe t’i nënshtrohet së keqes?

    Libri që keni në duar synon t’u përgjigjet këtyre pyetjeve si dhe të vërë në vendin e duhur e të nxjerrë në pah marrëdhënien ndërplotësuese mes nocioneve si intelekti,zemra,shpirti,kuptimi,e vërteta dhe qenia.

    Kjo vepër që mund të kategorizohet në ato të filozofisë së dijes, është e veçantë për nga përmbajtja dhe porosia që jep. Ajo na rikujton se jemi qenie që arsyetojnë, se duhet të mendojmë ndryshe rreth arsyes, se edhe ajo ka kufijtë e saj, se arsyeja duhet të na shpalosë kuptimin/kuptimet e jetës. Përmes  ‘Veli dhe kuptimi ‘autori na mëson se ka arsye që shpie nga e mira dhe arsye që çojne nga e keqja, na nxit të reflektojmë mbi qenien, thelbin e qenieve, t’u japim vlerë atyre pa i reduktuar në vlerën e tyre utilitare, të jetojmë në harmoni me njeriun, natyrën, Zotin, e kjo harmoni sjell lumturinë, të cilën me sa duket e kemi shndërruar në term abstrakt, në një kategori të humbur.

    Nga përvoja mund të themi se duke lexuar ‘Velin dhe kuptimin’ në fakt lexojmë shumë libra përnjëherë, komunikojmë me porosi të jashtëzakonshme, ndriçohemi me vlera tradicionale që ky autor me ligjëratën e vet ja risjell kontekstit aktual të jetës dhe qenies tonë.

  • Etika Publike

    Etika është degë e dijes që merret me parimet morale, është disiplinë që ndërlidhet me kulturën, edukatën dhe sjelljen. Etika merret me çështjet: si të jetojmë një jetë të mirë, cilat janë detyrat dhe përgjegjësitë tona, ç’është gjuha e drejtë dhe e gabuar. Ky libër ju shërben studentëve të shkencave politike, administratës publike, shkencave sociale por edhe të gjithë atyre të cilët duan të njihen me këtë fushë studimore.

    Etika Publike

    CHF19.90
  • E Ardhmja e Mendjes

    Libri E ARDHMJA E MENDJES nga autori Michio Kaku është ndër librat më të mirë “bestseller” i New York Times, e trajton objektin më magjepsës dhe më të ndërlikuar në universin e njohur: Trurin e njeriut. E ardhmja e mendjes e sjellë në një realitet të ri dhe befasues një temë, që dikur i përkiste vetëm provincës së trillimit shkencor. Kjo kryevepër shkencore i shpalosë kërkimet mahnitëse që po bëhen në laboratorët kryesorë në mbarë Botën…

  • Të shesësh gjithçka

    Historia vendimtare e Amazon.com, një prej kompanive më të suksesshme në botë, dhe e themeluesit të saj të jashtëzakonshëm e ambicioz, Jeff Bezos.

Kategoritë