-
Bazat e etikës Islame – Ahlaku
Ky libër është ndërtuar me stil. Në të gjejnë një përkufizim të moralit dhe shkencave që studiojnë atë. Kemi edhe disa përkufizime termash që kanë të bëjnë me moralin dhe na shpjegohen edhe dallimet ndërmjet tyre. Me leximin e këtij libri shohim edhe dallimin që ka qytetërimi islam me të gjithë qytetërimet antike si dhe lidhjen që qytetërimi islam ka bërë ndërmjet qytetërimeve antike te ky që ne njohim sot, qytetërimi modern.
CHF11.60Bazat e etikës Islame – Ahlaku
CHF11.60 -
Atlas i botës Islame
Bota, marrë në përgjithësi, është e ndarë në njësi, të cilat i bashkojnë faktorë të përbashkët. Edhe Bota Islame konsiderohet një ndarje e rëndësishme botërore, këtë e bashkojnë qytetërimi, historia, gjeografia, interesat politike e ekonomike. Bota islame është term, që në vete përfshin një mori shtetesh, në të cilat numri i banoreve muslimanë arrin në mbi 50% .
CHF41.90Atlas i botës Islame
CHF41.90 -
Portreti i të riut musliman
Është plotësisht i pakontestueshëm fakti se rinia paraqet boshtin kurrizor të një shoqërie dhe zemrën e një populli, gjegjësisht forcën më të madhe, më serioze, më efikase dhe adekuate e thirrur për të bërë ndryshime, reforma, kthesa dhe ndryshime serioze dhe kualitative në shoqëri, të cilat në fakt edhe paraqesin nevojë dhe diktim të kohës.
CHF6.90Portreti i të riut musliman
CHF6.90 -
Vetëdija Islame
Libri “VETËDIJA ISLAME” është përmbledhja e dytë poetike e krijuesi të ri Bislim Sulejmani, i cili me vargjet e tij thërret në një vetëdije islame, e cila sipas tij ajo po mungon. Nga vjershat e tij shihet qartë brengosja e tij për gjendjen e mjerë shpirtërore të popullatës të cilës ai i takon dhe pikërisht këtu ai gjen motivin për shumë vjersha të tij duke dhënë mesazhinë se nga një gjendje e këtillë ka dalje.
CHF4.90Vetëdija Islame
CHF4.90 -
Xhamia në analet e Historisë – Hoxhallarët dhe institucionet islame në shërbim të çështjes kombëtare
Pas Luftës së Dytë Botërore dhe veçanërisht gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit të shekullit që shkoi, botimet në gjuhën shqipe të veprave me karakter studimor që trajtojnë tema historike, teologjike e filozofike, lidhur me botëkuptimin islam në trojet shqiptare dhe me interpretimet e disa tezave të filozofisë islame, kanë krijuar një fond bazë që e ka pasuruar bibliotekën tonë me tematikë nga studimet islame. Këtij fondi i përket edhe monografia “Xhamia në analet e historisë – hoxhallarët dhe institucionet islame në shërbim të çështjes kombëtare”, e autorit Zekerija Idrizit.
CHF11.90




