-
Kurani dhe Psikologjia, kopertinë e butë
Kurani Fisnik udhëzon njerëzimin në atë mënyrë që ata të ecin nëpër tokë dhe t’i vështrojnë krijesat në të, të mendojnë e të meditojnë rreth qiejve dhe Tokës dhe rreth të gjitha ekzistencave në to, derisa të vijnë në përfundim në mrekullinë e Krijuesit Një të Vetëm i Cili është i Lartësuar dhe i Madhëruar.
Kurani famëlartë i kushton rëndësi të madhe që njerëzit të marrin dituri. Këtë fakt e shohim nga shpallja e ajetit të parë kuranor, i cili obligon për studim dhe lexim. Në veçanti theksohet lapsi – penda me të cilën Allahu i Madhërishëm ia mësoi njeriut të shkruarit, ia mësoi atë që njeriu nuk e dinte.
CHF13.90 -
Nën mbrojtjen e Kuranit, pjesa e pestë
Komentimi i Suretu en Nisae
E zbritur në Medine pas sures Mumtehine, ajete: 176
Kjo kaptinë është e mbushur plot me ligje e dispozita të sheriatit, të cilat rregullojnë çështjet ebrendshme e të jashtme të jëtës së myslimanëve. Si çështje me më rëndësi parashtron ato që kanë të bëjnë me gruan, me shtëpinë, me familjen, me shoqërinë e gjerë, por pjesën më të madhe ia kushton dispozitave rreth pozitës së gruas, andaj edhe e merr emrin “Suretun Nisai” – Kaptina e grave.CHF15.90 -
Kur’ani
Në fakt, dituria dhe hapësira jetësore e askujt mund t’i bëjë gjysmë rruge drejtësi këtij shkrimi të shenjtë. Edhe bashkëpunimi i zgjatur mes një ekipi të kualifikuar në gjuhën arabe, teologji, filozofi, histori, antropologji, psikologji, sociologji, letërsi, fizikë, dhe biologji nuk do të arrijë kurrë në përfundime finale, sepse Kur’ani mban oferta mprehtësisht të reja për çdo individ, çdo shoqëri, në çdo periudhë të re. Me fjalë të tjera: Asnjëherë Kur’ani nuk është pa lidhje.
Kështu mendohet se Paul Schwarzenau, një teolog protestant, e përjetoi Kur’anin si “një gur të çmuar, me faqe pambarimisht të mëdha, të ndriçuar nga brenda dhe të rrezatuar nga të gjithë drejtimet”. Ai pa se çdo segment i tij reflekton imazhe arketipike.CHF9.90Kur’ani
CHF9.90 -
30 Xhuze per Hatme Kurani
Valixhe lëkure që përmban 30 xhuzet e Kuranit të Shenjtë
CHF39.9030 Xhuze per Hatme Kurani
CHF39.90 -
Zotëria ynë Muhamedi- Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem
Në këtë libër janë përmendur disa cilësi të profetit Muhamed s.a.s ,aspekte të moralit të lartë dhe jetës së tij.
Gjithashtu në këtë libër nëpërmjet haditheve tregohen histori të cilat i mësojnë besimtarëve muslimanë shumë gjëra të ndryshme në dobi të tyre .
Përveç se është një libër fetar ai gjithashtu është edhe edukativ pasi na informon në mënyrën më të mirë të mundshme.CHF29.90 -
Mbajtëse Kurani – Rale
Mbajtëse Kurani nga druri e zbukuruar me emrin Allah dhe Muhamed s.a.v.s.
Madhësia 50 cm x 28 cm
CHF19.90Mbajtëse Kurani – Rale
CHF19.90 -
Interpretimi ekonomik i Kuranit Fisnik
Kur’anit Fisnik i janë bërë interpretime (tefsir) të ndryshme, tefsire të përgjithshme, siç është Tefsiri i Kur’anit i bërë nga Taberiu, tefsire që fokusohen në anën legjislative, siç është Tefsiri i Kurtubiut, tefsire gjuhësore, si ai i bërë nga Ebi Hajan, por deri tani, nuk ka pasur ndonjë tefsir të Kur’anit që fokusohet tek aspekti ekonomik. Ky libër është tefsiri i parë në këtë drejtim, ku trajtohen vetëm ajetet që kanë të bëjnë me ekonominë në Kur’anin Fisnik.
CHF24.90 -
Të jetojmë me Kuranin
Gjendja e myslimanëve sot dhe vuajtjet e shumicës së tyre nga prapambetja, injoranca dhe përçarja, zhveshja e tyre nga feja haptazi e fshehtazi, me fjalë e me vepra, ka ardhur si pasojë e largimit të tyre nga rruga e Allahut dhe librit të Tij, Kuranit, që është rruga e Zotit për të gjithë njerëzit.
Shumë nga synimet janë drejtuar në përkujdesjen për recitimin e Kuranit dhe rregullat e recitimit të tij.
Janë shpenzuar shumë vite e pasuri si dhe janë hapur me qindra kurse për realizimin e recitimit të saktë, nëpërmjet nxjerrjes së shkronjave dhe praktikimit të rregullave të leximit të Kuranit.
Kjo gjë, në vetvete, konsiderohet një arritje e madhe dhe një punë e lavdëruar, sidomos pasi shoqëritë islame kanë qenë, për gati një shekull, të pavëmendshme ndaj mësimit të Kuranit ashtu siç duhet.
Por, a mjafton kjo?!
A kërkohet vetëm përmbushja e rregullave të recitimit dhe texhvidit, arritja e bereqetit dhe shpërblimit?!
Ibn Mes’udi (r.a.) ka thënë me habi: “Kurani ka zbritur që të veprohet sipas tij, prandaj kthejeni recitimin e tij në vepër!”.
Zaad El-Mead: 1/328.
CHF24.90Të jetojmë me Kuranin
CHF24.90 -
Kurani, farmacia dhe shërimi i sëmundjeve
Kurani, farmacia dhe shërimi i sëmundjeve është një libër në të cilin do të elaborohet rishikimi kur’anor në fushën mjaft të rëndësishme të shkencave të mjekësisë.
CHF19.90 -
Koran Tajweed grosse 18 x 25 cm – Kurani me texhvid madhësia 18 x 25 cm
Schnelle Lesbarkeit dank einer speziellen Schriftart, die Sie nicht stört. Farben, die Regeln des Koran Lesens am unteren Rand jeder Seite darstellen
Lexueshmëri e shpejtë në sajë të një fonti të veçantë që nuk ju shqetëson. Ngjyrat që përfaqësojnë rregullat e leximit të Kuranit në fund të secilës faqe
CHF29.90 -
Koran Tajweed blaue farbe grosse 18 x 25 cm – Kurani me texhvid ngjyrë të kaltërt madhësia 18 x 25 cm
Schnelle Lesbarkeit dank einer speziellen Schriftart, die Sie nicht stört. Farben, die Regeln des Koran Lesens am unteren Rand jeder Seite darstellen
Lexueshmëri e shpejtë në sajë të një fonti të veçantë që nuk ju shqetëson. Ngjyrat që përfaqësojnë rregullat e leximit të Kuranit në fund të secilës faqe
CHF29.90 -
Koncepti i Kuranit për nocionin fitne dhe interpretimet e mufessirëve
Autori në këtë vepër flet për nocionin “fitne” si një fenomen i cili zë vend në studime të ndryshme që kanë të bëjnë me jetën shoqërore. Ky libër u shërben studiuesve të Islamit, teologëve, si dhe të gjithë atyre që duan të njihen me këtë koncept që e trajton libri në fjalë.
CHF13.90 -
Kurani i madhërishëm në gjuhën shqipe
Shpjegimi i kuptimeve të Kuranit të lartë në gjuhën shqipe. Versioni i përmbledhur i At-Tabariut, Al-Kurtubiut dhe Ibn Kethirit përmbledhur në një vëllim dhe përkthyer nga një grup përkthyesish pranë Darussalam. Kurani është vetëm në gjuhën shqipe pa tekstin arabisht.
CHF19.90 -
Kurani i madhërishëm në gjuhën shqipe
Shpjegimi i kuptimeve të Kuranit të lartë në gjuhën shqipe. Versioni i përmbledhur i At-Tabariut, Al-Kurtubiut dhe Ibn Kethirit përmbledhur në një vëllim dhe përkthyer nga një grup përkthyesish pranë Darussalam. Kurani është vetëm në gjuhën shqipe pa tekstin arabisht.
CHF19.90 -
Gjithësia, Kurani dhe Njeriu
Nëse njeriu përjeton gjendjen e qetësisë duke e pastruar zemrën me devotshmëri nga papastërtitë e trupit dhe të egos, ai do të përparojë në horizontin e një meditimi të lartë dhe në thellësitë e kuptimit. Në çdo gjë që sheh, zemra e tij i kujton Allahun dhe kështu forcohet lidhja dhe miqësia e tij me Allahun. Një meditim i tillë, bëhet çelësi më i mirë i besimit.
CHF14.90Gjithësia, Kurani dhe Njeriu
CHF14.90 -
Set dekorativ Meka Kurani në gjuhën arabe – Dekorative Mekkatruhe Koran
Set dekorativ i Kuranit në dizajn fisnik duke përfshirë Kuranin në gjuhën arabe. – Dekorative Koranbox im edlen Design inklusive des edlen Koran auf Arabisch.
CHF49.90