-
Shkolla e martesës së lumtur
Ky libër është për beqarët/et dhe të martuarit/at Per ata qe duan një jetë të dashur… Për ata që thonë se e duam njëri-tjetrin por e kanë humbur shijen e dashurisë, ata që ankohen se jemi lodhur duke u grindur, ata që thonë se dua të jem i lumtur me bashköshorten/tin, por nuk di çfarë te bëj… Ky libër është vetëm për ju! Me shpjegimin e thjeshtë dhe të sinqertë, së bashku me informacione shumë të dobishme, “Shkolla e martesës së lumtur” do tju hap një dritare krejtësisht të ndryshme mbi jetën familjare.
CHF24.90Shkolla e martesës së lumtur
CHF24.90 -
E drejta martesore sheriatike – me një hyrje të shkurtër në studimin e së drejtës sheriatike
Literatura juridike për të drejtën sheriatke në gjuhën tonë është e paktë, edhe pse madje edhe në ditët e sotme muslimanët në (ish-) Jugosllavi i zbatojnë të drejtën sheriatike, familjare, të trashëgimisë dhe atë vakefore.
CHF19.90 -
Lumturia martesore
Ky roman flet për dashurinë dhe martesën e një vajze të re shtatëmbëdhjetëvjeçare, Masheçkës, me Sergej Mihailliçin, një burrë shumë më të madh në moshë, mik prej kohësh i babait të saj të ndjerë. Pas një lidhjeje romantike disi të trazuar, ata martohen bashkë dhe shpërngulen te shtëpia e Mihailliçit.
Me kohë, Masheçka zbulon se jeta martesore dhe ndjenjat e saj për burrin janë më të ndërlikuara nga ç’kishte menduar dhe kanë të bëjnë fare pak me nocionet e saj të mëparshme e paksa naive për martesën, prandaj edhe titulli ka një ton ironik, “Lumturia martesore”.CHF14.90Lumturia martesore
CHF14.90 -
Petku i mëshirës dhe dashurisë, Udhëzues Islam për fejesën dhe martesën
Secilës grua muslimane i kërkohet që t’i realizoje cilësiti e bashkëshortes së mirë duke iu bindur Allahut dhe të Dërguarit të Tij – shteg ky i cili sigurisht që e shpie në Xhenet. Gjithashtu, duke i zbatuar këto cilësi, martesa e saj do të jetë e mbushur plot me lumturi e gëzime. Këshilla më e mirë ndaj secilës muslimane është që t’i shmangen rrugës së grave jomuslimane. Por në vend të kësaj, ta ndërtojnë familjen sipas fesë, ndërsa jomuslimanët e ndertojne atë sipas dëshirës. Ato i shperfillin dallimet themelore ndermjet burrave dhe grave dhe i trajtojne ata (burrat) si të barabarte me to në secilin aspekt – e cila ka rezultuar në prishjen e familjeve dhe shkëputjen e lidhjeve.
CHF10.90 -
Martesa në Islam dhe Raportet Familjare
Islami e përfshin tërè sistemin e jetës.Ky nuk eshte besim vetem se teorik i ndare nga jeta praktike,edhe pse kjo per Islamin,
gjate historise,eshte tentuar qe të imponohet.Në të vërtetë,janë munduar qe Islamin ta zbresin në teori të thatë dhe bindje personale
e cila duhej të artikulohet,në vete, dhe me fshehtësi të ruhet në ceremoni thellë të fshehta nga sytë e publikut.
Me fjale te tjera,te perngjasohet me religjionet te cilat energjine origjinale jetesore e kane zbritur ne vdekshmeri te mesimeve teorike dhe
doktrinave te shumta sekrete.CHF9.90 -
Rregullat e fejesës e të martesës dhe detyrimet e bashkëshortësisë
Duke u nisur nga pikëpamja e Islamit që ka ndaj qenies, jetës dhe njeriut, fillova të shkruaj librin me titull “Rregullat e fejesës e të martesës dhe detyrimet e bashkëshortësisë” me qëllim që t’i bëhet e ditur atij që do ta kuptojë se Islami nuk ka lënë asnjë anë që ka të bëjë me njeriun pa i dhënë një sistem të caktuar dhe zgjidhjet për këtë, me qëllim që personaliteti i tij të baraspeshohet dhe të përsoset për t’i kryer detyrat dhe përgjegjësitë sa më mirë!
CHF7.90 -
Martesa dhe mardhëniet intime në Islam
Martesa është një institucion shumë i rëndësishëm, të cilit Islami i kushton rëndësi të veçantë. Këtë në mënyrën më të mirë na e ka treguar autori i këtij libri, që është para nesh, e që e trajton martesën dhe marrëdhëniet martesore. Autori me argumente ka sjellur të gjitha gjërat relevante që kanë të bëjnë me këtë temë, duke i bazuar të gjitha qendrimet në bazat kur’anore dhe sunnetin e Resulullahut a.s., e ndonjëherë edhe në mendimet e dijetarëve të hershëm duke paraqitur edhe qëndrimet e tija, që këtë libër na e bëjnë edhe më të dashur.
CHF6.50