• Seti Vepra

    Set prej 7 librash i autorit Milazim Krasniqi.

    Seti Vepra

    CHF199.90
  • Vitet kur Kosova e njohu veten – Intervistë me Milazim Krasniqin

    Në një bisedë të giatë une dhe Milazimi erdhëm në përfundim që do të ishte mirë ta zhvillonim një bisede të giatë, përmes të cilës do të përpiqeshim të hidhnim dritë mbi tërë procesin politik të fundit të të tetëdhjetave në Kosovë, rëniet dhe ngritjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës në një kohë të vështirë dhe pa busull për Kosovën, marrëdhëniet mes lidershipit të kësaj partie me udhëheqës të luftës dhe luftëtarë të rëndomtë dhe qështje për të cilat s’kishte folur, të thuash, deri atëherë askush në publik.

  • E kujt është kjo kulturë

    Përderisa ndryshimet spektakulare të periudhës së postindustrializimit dhe të globalizimit kanë përshkruar botën dhe kanë provokuar ndryshimin e mënyres së të menduarit edhe për traditën edhe për aktualitetin kulturor e identitar, ndër ne vazhdon mpirja, ngurtësimi në stereotipat e Rilindjes dhe të Romantizmit, por të ngjyrosur me stalinizëm. Shumë tema mbahen tabu, shume rituale përsëriten, ndonëse në realitetin e ndryshuar duken si karikatura.

  • Letërsia dhe besimet fetare

    Dëshira për leximin e veprave letrare më është shfaqur qysh në vitet e para të shkollës fillore, pa ndonjë rekomandim të mësuesit ose të kujtdo tjetër. Kur kjo dëshire pat avancuar më shumë dhe une kaloja me orë të tëra duke lexuar vepra letrare, im atë shqetësohej dhe më detyronte t’i hiqja ato nga dora. Mbresat që më kanë ngelur nga leximi në fëmijërinë e hershme janë të reduktuara në efektet gjuhësore të disa tekstëve që kam lexuar në atë kohë.

  • Poezia dhe vdekja

    Letërsia shqipe në Kosovë, edhe katërmbëdhjetë vjet pas çlinimit të vendit, ka mbetur në giendje kolapsi, pa shenja të konsolidimit në asnjërin nga treguesit që do ta provonin konsolidimin e saj në rrethanat e reja kulturore e shoqërore, ku ajo do të dëshmohej me përmbajtje artistike identifikuese për realitetin e ri dhe do të kënaqte shijet estetike të një publiku të ri. Për giithë këto vite, nuk është botuar pothuajse asnjë vepër letrare që do te ishte domethënëse për identitetin e ri të këtij vendi dhe eventualisht për përshkrimin e rrugës së vështirë nëpër të cilën është realizuar ky fat i ri i njerëzve të tij.

  • Kujtimet luajnë me mua

    ‘Kujtimet luajnë me mua’ një titull mjaft metaforik,në fakt janë edhe kujtime tona që për arsye të natyrave të ndryshme,ndoshta dhe kanë filluar të zbehen.

    Libri në fjalë ngërthen katër cikle: “Bari i gjallë mbi varre”, “Njerëz, aktorë, maskarenj”, “Fëmijët e revolucionit” dhe “Peizazhet e barbarisë”, të cilat përfshijnë poezi shpirtërore.

    Veçantia e Krasniqit qëndron në faktin se ai me sukses arrin të portretizojë fragmente të ndryshme të kohës shqiptare,të cilat kur bëhen bashkë,formojnë një tërësi të harmonizuar të subjekteve të ndryshme. Evoluimi artistik i Milazim Krasniqit shënon një gamë të madhe të preokupimeve të tij, që shihet sidomos në këtë vëllim të ri poetik, ku vazhdojnë ta shqetësojnë kujtimet, duke i risjellë njëkohësisht dhimbje, por edhe shpresë.

  • Kosova Fatkeqe

    Kosova  vazhdon të  jetë  fatkeqe edhe si shtet i pavarur,ndonëse jo si në  të  kaluarën kur ishte koloni.Ajo vazhdon të  mbetet fatkeqe,sepse ende është  peng i mitit imperial serb për Kosovën si “tokë  e shenjtë  serbe” dhe “Jerusalem serb”,me të  gjitha pasojat që  ka kjo mitologji agresive,e shndërruar në  doktrinë  religjioze dhe në  politikë  shtetërore.Kosova vazhdon të  jetë  fatkeqe edhe në  planin e brendshëm,sepse lufta primitive për pushtet dhe zhvatje e partive politike po e degradon dhe po e shpërfytyron lirinë  e saj.Natyrisht Kosova është  fatkeqe edhe në  planin ndërkombëtar,sepse është  e ekspozuar ndaj disa niveleve të  pushteteve civile dhe ushtarake,të  cilat duke qenë  të  çakorduara midis tyre dëmtojnë  pavarësinë  dhe zhvillimin e Kosovës.

    Libri është  shkruar në  një  natë  karantine,në  një  gjendje të  thellë dëshpërimi të  autorit për gjendjen e Kosovës,ku midis rreshtave mbart me vete shpresën për një  Kosovë  më  të  mirë .

    Kosova Fatkeqe

    CHF18.90
  • Nacionalizmi Shqiptar

    Libri i Prof. Dr. Milazim Krasniqit, “Nacionalizmi shqiptar”, i botuar nga shtëpia botuese Logos-A në Shkup , paraqet një studim i cili i ka munguar shumë në gjithë hapësirës shqiptare. Në këtë libër, prof. Krasniqi trajton nacionalizmin shqiptar i cili ka lindur dhe është konsoliduar në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe që ka startuar në një nivel solid ideologjik dhe me aftësi të mëdha të mobilizimit nacionalist të elitave shqiptare të kohës, për ta ngritur kombin shqiptar e për të formuar një shtet kombëtar.

  • Fijet e shpirtit

    Besniku i pa me mendje se si dy burrat me veladonë të zezë u larguan, ndërsa tërë hapësira e mendjes së Besnikut u ndriçua një një dritë jashtëtokësore. Duke u mbështjellë i tëri nga ajo dritë, ai ndjeu plagët t’i thaheshin dhe pikëllimi t’i avullohej. Po e ndjente trupin t’i çlirohej nga shtrëngimi i plagëve. Të gjitha këto figura që po më shfaqen ne kujtesë janë personazhe të historisë e të besimit tonë. Ato lëvizin nëpër kujtesën time lirisht dhe po më tregojnë rrugën. Kjo është rrjedha e fatit të njerëzimit nëpër kohë, një rrjedhë e harruar, por që zbulohet në çaste të caktuara. Ne çaste të caktuara po, po në çfarë çastesh?

  • Në çfarë Kosove do të jetojmë, sprova e një gazetarie komentuese

    Tekstet e botuara në faqet e gazetës “Besa”, në rubrikën Ballkanoskopia, që nga numri i parë i saj i datës 5 tetor 2005 e deri më 25 prill 2007, nuk janë shkruar me idenë që të funksionojnë si tërësi unike, si libër. Por, kur vihen në një kontekst më të gjerë të përpjekjeve për t’i komentuar ngjarjet që kanë ndodhur, veçmas zhvillimet politike në Kosovë, këto tekste më duket se shndërrohen në disa shenja që e tregojnë rrugën e kaluar. Nëse lexohen nga fillimi drejt fundit, ato e shpalosin një rrugë të njohur, nëpër të cilën kemi kaluar me shumë vështirësi dhe e cila na ka tjetërsuar aq shumë sa që na duket se edhe vetë rrugën e kaluar, po e përjetojmë për herë të parë.

Kategoritë