-
Kosova Fatkeqe
Kosova vazhdon të jetë fatkeqe edhe si shtet i pavarur,ndonëse jo si në të kaluarën kur ishte koloni.Ajo vazhdon të mbetet fatkeqe,sepse ende është peng i mitit imperial serb për Kosovën si “tokë e shenjtë serbe” dhe “Jerusalem serb”,me të gjitha pasojat që ka kjo mitologji agresive,e shndërruar në doktrinë religjioze dhe në politikë shtetërore.Kosova vazhdon të jetë fatkeqe edhe në planin e brendshëm,sepse lufta primitive për pushtet dhe zhvatje e partive politike po e degradon dhe po e shpërfytyron lirinë e saj.Natyrisht Kosova është fatkeqe edhe në planin ndërkombëtar,sepse është e ekspozuar ndaj disa niveleve të pushteteve civile dhe ushtarake,të cilat duke qenë të çakorduara midis tyre dëmtojnë pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës.
Libri është shkruar në një natë karantine,në një gjendje të thellë dëshpërimi të autorit për gjendjen e Kosovës,ku midis rreshtave mbart me vete shpresën për një Kosovë më të mirë .
CHF18.90Kosova Fatkeqe
CHF18.90 -
Kujtimet luajnë me mua
‘Kujtimet luajnë me mua’ një titull mjaft metaforik,në fakt janë edhe kujtime tona që për arsye të natyrave të ndryshme,ndoshta dhe kanë filluar të zbehen.
Libri në fjalë ngërthen katër cikle: “Bari i gjallë mbi varre”, “Njerëz, aktorë, maskarenj”, “Fëmijët e revolucionit” dhe “Peizazhet e barbarisë”, të cilat përfshijnë poezi shpirtërore.
Veçantia e Krasniqit qëndron në faktin se ai me sukses arrin të portretizojë fragmente të ndryshme të kohës shqiptare,të cilat kur bëhen bashkë,formojnë një tërësi të harmonizuar të subjekteve të ndryshme. Evoluimi artistik i Milazim Krasniqit shënon një gamë të madhe të preokupimeve të tij, që shihet sidomos në këtë vëllim të ri poetik, ku vazhdojnë ta shqetësojnë kujtimet, duke i risjellë njëkohësisht dhimbje, por edhe shpresë.
CHF7.90Kujtimet luajnë me mua
CHF7.90 -
Nacionalizmi Shqiptar
Libri i Prof. Dr. Milazim Krasniqit, “Nacionalizmi shqiptar”, i botuar nga shtëpia botuese Logos-A në Shkup , paraqet një studim i cili i ka munguar shumë në gjithë hapësirës shqiptare. Në këtë libër, prof. Krasniqi trajton nacionalizmin shqiptar i cili ka lindur dhe është konsoliduar në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe që ka startuar në një nivel solid ideologjik dhe me aftësi të mëdha të mobilizimit nacionalist të elitave shqiptare të kohës, për ta ngritur kombin shqiptar e për të formuar një shtet kombëtar.
CHF8.90Nacionalizmi Shqiptar
CHF8.90 -
Fijet e shpirtit
Besniku i pa me mendje se si dy burrat me veladonë të zezë u larguan, ndërsa tërë hapësira e mendjes së Besnikut u ndriçua një një dritë jashtëtokësore. Duke u mbështjellë i tëri nga ajo dritë, ai ndjeu plagët t’i thaheshin dhe pikëllimi t’i avullohej. Po e ndjente trupin t’i çlirohej nga shtrëngimi i plagëve. Të gjitha këto figura që po më shfaqen ne kujtesë janë personazhe të historisë e të besimit tonë. Ato lëvizin nëpër kujtesën time lirisht dhe po më tregojnë rrugën. Kjo është rrjedha e fatit të njerëzimit nëpër kohë, një rrjedhë e harruar, por që zbulohet në çaste të caktuara. Ne çaste të caktuara po, po në çfarë çastesh?
CHF5.90Fijet e shpirtit
CHF5.90 -
Në çfarë Kosove do të jetojmë, sprova e një gazetarie komentuese
Tekstet e botuara në faqet e gazetës “Besa”, në rubrikën Ballkanoskopia, që nga numri i parë i saj i datës 5 tetor 2005 e deri më 25 prill 2007, nuk janë shkruar me idenë që të funksionojnë si tërësi unike, si libër. Por, kur vihen në një kontekst më të gjerë të përpjekjeve për t’i komentuar ngjarjet që kanë ndodhur, veçmas zhvillimet politike në Kosovë, këto tekste më duket se shndërrohen në disa shenja që e tregojnë rrugën e kaluar. Nëse lexohen nga fillimi drejt fundit, ato e shpalosin një rrugë të njohur, nëpër të cilën kemi kaluar me shumë vështirësi dhe e cila na ka tjetërsuar aq shumë sa që na duket se edhe vetë rrugën e kaluar, po e përjetojmë për herë të parë.
CHF8.90 -
-
Vitet kur Kosova e njohu veten – Intervistë me Milazim Krasniqin
Në një bisedë të giatë une dhe Milazimi erdhëm në përfundim që do të ishte mirë ta zhvillonim një bisede të giatë, përmes të cilës do të përpiqeshim të hidhnim dritë mbi tërë procesin politik të fundit të të tetëdhjetave në Kosovë, rëniet dhe ngritjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës në një kohë të vështirë dhe pa busull për Kosovën, marrëdhëniet mes lidershipit të kësaj partie me udhëheqës të luftës dhe luftëtarë të rëndomtë dhe qështje për të cilat s’kishte folur, të thuash, deri atëherë askush në publik.
CHF9.90 -
E kujt është kjo kulturë
Përderisa ndryshimet spektakulare të periudhës së postindustrializimit dhe të globalizimit kanë përshkruar botën dhe kanë provokuar ndryshimin e mënyres së të menduarit edhe për traditën edhe për aktualitetin kulturor e identitar, ndër ne vazhdon mpirja, ngurtësimi në stereotipat e Rilindjes dhe të Romantizmit, por të ngjyrosur me stalinizëm. Shumë tema mbahen tabu, shume rituale përsëriten, ndonëse në realitetin e ndryshuar duken si karikatura.
CHF14.90E kujt është kjo kulturë
CHF14.90 -
Letërsia dhe besimet fetare
Dëshira për leximin e veprave letrare më është shfaqur qysh në vitet e para të shkollës fillore, pa ndonjë rekomandim të mësuesit ose të kujtdo tjetër. Kur kjo dëshire pat avancuar më shumë dhe une kaloja me orë të tëra duke lexuar vepra letrare, im atë shqetësohej dhe më detyronte t’i hiqja ato nga dora. Mbresat që më kanë ngelur nga leximi në fëmijërinë e hershme janë të reduktuara në efektet gjuhësore të disa tekstëve që kam lexuar në atë kohë.
CHF14.90Letërsia dhe besimet fetare
CHF14.90 -
Poezia dhe vdekja
Letërsia shqipe në Kosovë, edhe katërmbëdhjetë vjet pas çlinimit të vendit, ka mbetur në giendje kolapsi, pa shenja të konsolidimit në asnjërin nga treguesit që do ta provonin konsolidimin e saj në rrethanat e reja kulturore e shoqërore, ku ajo do të dëshmohej me përmbajtje artistike identifikuese për realitetin e ri dhe do të kënaqte shijet estetike të një publiku të ri. Për giithë këto vite, nuk është botuar pothuajse asnjë vepër letrare që do te ishte domethënëse për identitetin e ri të këtij vendi dhe eventualisht për përshkrimin e rrugës së vështirë nëpër të cilën është realizuar ky fat i ri i njerëzve të tij.
CHF7.90Poezia dhe vdekja
CHF7.90









