-
Luboteni 2001 – studime, raporte, dokumente dhe fotografi
Libri është një përmbledhje serioze prej studimesh akademike, raporte hulumtuese, dokumentesh arkivore dhe fotografish të ngjarjeve të vitit 2001 në fshatin Luboten (Ljubotenski sudiri) pranë Shkupit. Tema kryesore është dokumentimi i ngjarjeve të konfliktit dhe tragjedisë që ndodhi në gusht 2001, përfshirë analizimin historik, psikologjik dhe shoqëror të pasojave për komunitetin shqiptar në atë zonë.
CHF9.90 -
Akademia Evropiane per Fetva dhe Studime – 1
Qendra Kulturore Islame në Irlande ka nderin që popullatës islame në përgjithesi, kurse komuniteteve muslimane në Perëndim, në veçanti, t’ia prezentojë numrin e parë të përmbledhjes së fetvave të Akademisë Evropiane për Fetva (decizione) dhe Studime, të cilin e kanë pritur aq shumë muslimanët, për shkak të fetvave dhe zgjidhjeve të cilat i përmban, për shumë probleme me të cilat ballafaqohen muslimanët, e në veçanti ata që jetojnë në Perëndim – në jetën e tyre të përditshme, e sidomos kur dihet se këto fetva janë rezultat i punës dhe përvojës së një elite të dijetarëve të shquar islamë në krye me eruditin e madh, doktor Jusuf el Kardavi, kryetar i kësaj akademie, dijetare këta që jetuan me Librin e All-llahut dhe Sunnetin e Pejgamberit të Tij, Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], si dhe thesarin e brezit të pare (selefëve), të cilët e përjetuan realitetin e muslimanit që jeton në Perëndim dhe e njohën mirë këtë realitet.
CHF7.90 -
Studime për folklorin I
Zymer Neziri ështe marre në vijimësi me epikën legjendare e historike të shqiptarëve të Kosovës. Me krijimin e mundësive për funksionimin e një hapësire kulturore kombëtare, ai ka kryer kërkime e studime edhe në Shqipërinë shtetërore.
CHF14.90Studime për folklorin I
CHF14.90 -
Studime Kur’anore
Një libër i shkruar me mjeshtri dhe shtjellon tematika të ndryshme të nxjerra nga rrëfimet kur’anore.Konsiderojmë që libri pasuron
përkthimet në gjuhën shqipe mbi teologjinë islame.CHF34.90Studime Kur’anore
CHF34.90 -
Rebelët,besimtarët,të mbijetuarit – studime mbi historinë e shqiptarëve
Historia e trojeve shqiptare është pak e njohur dhe e studiuar jashtë.
Për gjysmë shekulli Shqipëria ishte nën një regjim komunist izolimi dhe pavarësie ndërsa Kosova ishte nën sundimin e Titos.
Afro gjysmë mijëvjeçari tokat shqiptare ishin pjesë e Perandorisë osmane.
Ky libër mbulon një gamë të gjërë çështjesh,të cilat tregohen në formë kronologjike nga shekulli i XV deri në shekullin e XX.
Temat e diskutuara në këtë libër lidhen në shumë mënyra me zhvillimet dhe interest specifike jashtë trojeve shqiptare.
Këto çështje përfshijnë konvertimin fetar,metodat e skllavërimit në perandorinë osmane.CHF32.90 -
Studime mbi Perandorinë Osmane-1
Devlet-i ‘Aliyye është fryt i studimeve që ka realizuar Halil Inalcik për një periudhë më shumë se gjysmë shekullore. Autori është njëri prej emrave më të mëdhenj të historiografisë osmane të kohës sonë. Ky vëllim i parë fokusohet në kalimin e shtetit osman nga një principatë e vogël në një perandori të madhe e cila pëfshinte brenda saj Lindjen e Mesme dhe Ballkanin.
CHF19.90Studime mbi Perandorinë Osmane-1
CHF19.90 -
Studime Osmane
Ky libër është i përbërë nga një koleksion esesh të flber Ortaylı ku ai kryesisht merret me transformimet politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore që Perandoria Osmane ka pësuar në shekujt e saj të fundit. Brenda kornizës së konceptimit të miletit (kombit), i cili ishte unik për perandorinë si një sistem administrimi, ky libër fokusohet në fushat e transformimit, duke përfshirë pengesat e modernizimit, tendencat, strukturat provinciale dhe urbane si dhe marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane.
CHF19.90Studime Osmane
CHF19.90 -
Fikhu Sire, studime metodogjike – shkencore për biografinë e Muhamedit alejhi selam
Studimi i biografisë së Muhamedit (alejhi selam) gjatë gjithë historisë është bërë në forma të ndryshme dhe është hulumtuar nga kënde dhe pikëpamje të llojllojshme. Në mesin e atyre mijërave lëvrimeve shkencore që janë bërë në lëmin e jetës së Pejgamberit (alejhi selam) është edhe vepra e dijetarit të njohur sirian Muhamed Seid Ramadan El-Buti, e titulluar “Fik’hu es-sireti”.
CHF19.90 -
Studime nga kultura Islame
Nga vetë titulli i veprës kuptohet se këto janë shënime nga kultura islame, janë materiale që unë i kam mbledhur e i kam sistemuar, aq sa kam mundur, gjatë leximeve të mia të kësaj literature, janë shënime që i kam mbajtur ndër vite, disa janë fragmente nga libra të lexuar, nga revista e gazeta të ndryshme, ka mjaft të dhëna enciklopcdike e të dhëna të tjera të rëndësishme.
CHF9.90Studime nga kultura Islame
CHF9.90 -
Akademia Evropiane për Fetva dhe Studime, 2
Një vepër e shkëlqyer për vllëzrit dhe motrat muslimanë që jetojnë në Evropën Përendimore. Pjesa e dytë.
Boton: FurkanCHF7.90









