Nënshumë: CHF26.90
-
Ushqimi Hallall – prodhimi, përgatitja, menaxhimi dhe deponimi
Këto standarde janë përgatitur, duke pasur parasysh interesin e prodhuesve, e përdoruesve, e konsumatorëve dhe të tjerëve, të cilët kanë interesim në këtë lëmi. Në një masë të madhe këto standarde janë në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare në lidhje me prodhimet ushqimore dhe shërbimin e tyre.
CHF4.90 -
Fikhu i prioriteteve – studim për një ndriçim të ri të Kuranit dhe Sunetit
Më herët këtë studim e quajta “Fikhu i gradimit të çështjeve“, por pasi mendova gjatë, vendosa ta quaj “Fikhu i prioriteteve” për faktin se tingëllon më i plotë, me i gierë dhe më domethënës. Ky studim hedh dritë mbi një sërë prioritetesh të legjislacionit, për të cilat ekzistojnë argumente, e të cilat ndoshta e luajnë rolin e orientimit ideologjik dhe të saktësimit të platformës, si dhe në konsolidimin e këtij lloji të të kuptuarit.
CHF24.90 -
Fragmente nga jeta e sahabëve
Në duart tuaja do të keni librin “FRAGMENTE NGA JETA E SAHABËVE” “, i cili pa mëdyshje do ta pasurojë bibliotekën tuaj islame dhe do të zgjojë kërshërinë tuaj, sepse është hera e parë që lexuesi shqiptar të ketë rastin të njihet për së afërmi me disa aspekte të jetës së njerëzve, të cilët u edukuan në shkollën e Pejgamberit të fundit – Muhamedit a.s., dhe i dhane një kahe të re historisë së njerëzimit.
CHF24.90Fragmente nga jeta e sahabëve
CHF24.90 -
Këngë popullore me elemente Islame
Vellimi “Këngë popullore me elemente islame” i përgatitur nga prof dr. Adem Zejnullahu, ka rëndësi të veçantë, sepse është i pari i këtillaj, që e hap shtegun edhe për një drejtim të ri në studimet e folklorit shqiptar i tille, ky vëllim do të shërbejë në mënyrë të gjithanshme për t’i vlerësuar këngët tona popullore edhe nga aspekti i ri, me ç’rast do të hetohet në mënyrë të veçantë roli i përbërësve fetarë në procesin e evolucionit të tyre, nepermjet krijimit të varianteve, si edhe kuptimësia e këtyre përbërësve si mënyrë e të menduarit që ka ndikuar domosdo edhe në krijimin e strukturës së tyre poetike.
CHF19.90Këngë popullore me elemente Islame
CHF19.90 -
Ndikimi i besimit në sjelljen e muslimanit
Përpjekja për t’i qasur të vërtetat e besimit islam , si : elementet , veçoritë dhe ndikimin e tij , me mjete dhe formula bashkëkohore që do të jenë larg mentalitetit dhe polemikave boshe prej të cilave aktualisht nuk kemi kurrfa rë dobie . Pra , me këtë qasje , objektivi ynë kryesor është që t’ua bëjmë të qartë besimtarëve metodologjinë bashkëkohore që duhet ndjekur , duke iu shmangur sa më shumë të jetë e mundur debateve të padobishme e të stërho lluara , të cilat në të shumtën e rasteve kanë qenë objekt studimi vetëm i një elite të ngushtë , duke e anashkaluar masën e gjerë nga njohja e këtyre mësi meve , që në esencën e tyre janë të bazuara në shpalljen hyjnore dhe kanë ardhur për tërë njerëzimin pa dallime shtresore , qofshin ato edhe të dimensi onit kulturor , të cilat jo vetëm që janë të dobishme , por për më tepër , janë një nevojë aktuale urgjente . – Ringjallja e studimeve akaidologjike në dimensione të shumta , si në : ci vilizim , kulturë , shkencë , ekonomi , politikë , si dhe në atë shpirtëror , pasi që muslimanët prej kohësh e kanë humbur orientimin e veprimit nën botëkupti min e besimit islam në fushat e ndryshme të jetës . Prandaj besoj se është ne vojë e domosdoshme sqarimi i ndikimit të besimit në dimensionin hapësinor dhe kohor , si dhe formimi i kuptimeve të reja për nocione të larta ,
CHF22.90 -
Baladë Muhaxhire
Në këtë libër trajtohet tema sikurse është dëbimi i popullatës shqiptare nga Prokuplja, Kurshumlia, Nishi etj. Në këtë vepër rrëfehet degdisja e njerëzve që ikin nga terrori dhe vendosen në vende të ndryshme, një pjesë në zonat e varfra të Turqisë, ku mundën të ruanin identitetin vetëm brenda familjes.
CHF9.90Baladë Muhaxhire
CHF9.90 -
Besimi i drejtë
Muslimani duhet ta jetësojë formën e vërtetë dhe të drejtë të besimit islam, të cilën e ka trasuar Muhamedi a.s. dhe për këtë e ka porositur ymtin e vet. Ndërsa, imazhin e vërtetë të besimit islam, sipas predikimit të Resulullahut a.s. dhe shokëve të tij, e kanë trasuar Ehlus-sunneti vel xhemati – ndjekësit e Synetit dhe të bashkësisë.
CHF8.90Besimi i drejtë
CHF8.90 -
Legjislacioni Islam
Libri “Legjislacioni islam” është katalogu apo orientuesi që secilit ia lehtëson të kuptuarit e Islamit dhe legjislacionit islam, apo edhe krijimin e një lidhjeje të fortë mes sintagmatikes dhe sistematikes. Ky libër shpjegon se Islami nuk është monolit, arkaik, paragjykues, mizor apo klasifikues. Ky libër pasqyron Islamin, respektivisht legjislacionin islam si pikën më të thumbuar të Islamit, në një formë të qartë dhe lehtë të kuptueshme për shoqërinë shqipfolëse.
CHF19.90Legjislacioni Islam
CHF19.90 -
Mulla Iljaz Broja e Qamil Hoxha
Mulla Iljaz Broja-Spahia dhe Qamil Hoxha, i pari Hoxhë e; dyti Agronom, janë dy personazhe, dy tragjedi dhe dy dëshmi, që detektojnë të gjitha ato katrahura, viktima e vetëflijime, që populli shqiptarë dhe prijësit e tij dhanë për të mbijetuar.
CHF11.90Mulla Iljaz Broja e Qamil Hoxha
CHF11.90 -
Hoxhë Kadri Prishtina mendimtar Islam
Ky libër paraqet një aspekt të pandriçuar sa duhet deri më tash të veprimtarisë së Hoxhë Kadri Prishtinës, patriot, diplomat, jurist, politikan e publicist më të spikatur të çerekut të parë të shekullit njëzet. Ai, së bashku me patriotët e tjerë shqiptarë të asaj kohe, tërë jetën ia kushtoi çlirimit dhe bashkimit të trojeve shqiptare.
CHF5.90 -
Salahudin El-Ejubi, heroi i betejës së Hittinit dhe çliruesi i Jerusalemit nga Kryqëzatat
Biseda për jetën e personaliteteve të mëdha në histori, prijësve dhe burrave që u angazhuan në fushën e reformave, është biseda më e mirë, sepse ata ishin shkëndijat që shndrisnin rrugën e popullit . Salahudini është njëri prej atyre që udhëhoqën popullin në rrugën e drejtë, në rrugën e shpëtimit dhe në rrugën e çlirimit.. Dikush mund të pyesë: Përse autori preferoi biografinë e Salahu dinit ndaj figurave të tjera?
CHF8.90