Nënshumë: CHF51.90
-
Vëllazëria e motrave të përdala
Maqedonia e sotme është djep ku bëjnë gjumë mosdurimet ndëretnike, ajo është një kreatur shtetërore e cila si e tillë mbase edhe nuk ka të ardhme, por që mund të shërbejë si shembull se ç’ndodh me …… një shtet i cili mbetet peng i dyfishtë: i ëndrrave të një populli të vonuar – atij maqedonas dhe i ambicieve të një popullit që e din çka i takon, po nuk din si atë ta merr – atij shqiptar. Qeveria e sotme e këtij shteti është ajo që u këndon ninullë mosmarrëveshjeve ndëretnike, që ato i mëkon dhe i zgjon nga gjumi sa here që ka nevojë t’i alarmojë “mamitë” ndërkombëtarë që të tregohen më të kujdesshme ndaj shtetit që ajo drejton, që të mbrojnë shtetin i cili gjithmonë ka qenë, dhe ende është, pronë i partive në pushtet, e jo i qytetarëve që jetojnë në të.
CHF13.90Vëllazëria e motrave të përdala
CHF13.90 -
Lypsiqarët e Shkupit
Pra, njeriu s’ka pse mos t’i besojë asaj që sot e kësaj dite shkupjanët e rrëfejnë e që ka të bëjë me letrën që nëpërmjet Dullës, disa shkupjane ia kishin derguar Ismail Qemalit në Vjenë, ku ky kishte ikur nga burgu i përjetshëm i Stambollit. Sipas asaj qe rrëfejnë qytetarët e këtushëm, në letrën e tyre ata kishin shkruar vetëm disa rreshta: “O Ismail Oemali, nuk ka Shkup pa Shqypni e as Shqypni pa Shkup. Prandaj, hajde be burrë e kurdise atë Shqypni këtu prej Shkupi, se do bojsh gabim t’madh në koftë se flamurin do e ngresh n’Vlone e jo te Kalaja e Shkupit, se kështu do e biesh punën çi Shqypnia t’ndrydhet e t’mblidhet aq sa s’ta merr mendja. Kemi bo llaf me vet t’afërmit e Sulltanit dhe na kan thonë se ishte ç’na ishte, tashti nuk kemi mo hasmi dhe bonja ni dovlet sa ma t’madh e sa ma t’xhond. Bar juve t’ju shohim rahat e mirë, mbasi përhere na ndejtët n’besë, e nuk na e kthyet kurrizin!”
CHF14.90Lypsiqarët e Shkupit
CHF14.90 -
Shkupi
Autori e ka quajtur Ese historike dhe prandaj e hap me një trajtesë për qytetet përgjithësisht. Kodra që ngrihet pas urës dhe që duket në kopertinën e librit, ka qenë e banuar të paktën prej neolitit. Në epokën e hekurit aty u ngrit një fortifikim ilir, ndërsa qyteti ilir në rrëzë të tij u bë kryeqyteti i Dardanisë. U zgjerua në një qytet të rëndësishëm gjatë periudhës romake dhe aty ka lindur perandori Justinian më 483 të erës së re. Më 518 u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe përfundoi në një fshat. Tërmetet e kanë ndjekur deri në ditët tona, por banorët asnjëherë nuk e kanë braktisur dhe e kanë rindërtuar. Ndërkaq, tronditjet nuk i kanë ardhur vetëm nga nëntoka, sepse dyndjet sllave për të patën të njëjtat pasoja shkatërrimtare. Dhe këto nuk qenë të vetmet dyndje: 3 vjet pas Betejës në Fushën e Kosovës e pushtuan osmanët, gjurmët e të cilëve u ngulën për pesë shekuj.
CHF24.90Shkupi
CHF24.90 -
Kompleti i veprave
Një shkrimtar e mat jetën përmes veprave që ka botuar. Kim Mehmeti thotë se koha i ka kaluar shpejt, prandaj e ka ndjerë të nevojshme t`i prezantojë lexuesit me rrugëtimin e veprës së tij që daton nga vitet 80’.
Mbijetesa e shqiptarëve jashtë atdheut, por edhe qëndresa e familjes shqiptare ka qenë shpesh fokus i penës së tij.Veprën e cilëson si një detyrim ndaj ëndrrave dhe kontributit të të parëve.
Jo pa modesti, shprehet se veprat e tij i ka parë në duart e lexuesve të rinj dhe hedh poshtë stataistikat që tregojnë për numër të lartë shqiptarësh që nuk i afrohen librit.
Një shkrimtar nuk resht së krijuari, as Kim Mehmeti.Një komplet veprash për të mos u humbur!
CHF139.90Kompleti i veprave
CHF139.90