-
E folmja shqipe e kradakut të Shkupit
Studimet e të folmeve tona kanë vlerë të madhe për njohjen e larmisë gjuhësore të shqipes, historisë së gjuhës dhe folësve të asaj gjuhe, marrëdhënieve të shqipes me gjuhët e tjera në takim si dhe për shqipen standarde në përgjithësi.
CHF19.90 -
Kafazi i frikës
Plot dyer kalben pa u çelur asnjëherë. Plot dyer prishen para kohe për shkak te çeljeve të shpeshta e të panevojshme. Dera, për të cilën e kam fjalën, nuk është çelur më shumë se njëmbëdhjetë vjet. As nuk është provuar mësimi i dobishëm i kësaj mosçeljeje, krisma e bagllamës, nëpër vrimën e së cilës del apo hyn rrezja më e parë e diellit.
CHF14.90Kafazi i frikës
CHF14.90 -
Vitet kur Kosova e njohu veten – Intervistë me Milazim Krasniqin
Në një bisedë të giatë une dhe Milazimi erdhëm në përfundim që do të ishte mirë ta zhvillonim një bisede të giatë, përmes të cilës do të përpiqeshim të hidhnim dritë mbi tërë procesin politik të fundit të të tetëdhjetave në Kosovë, rëniet dhe ngritjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës në një kohë të vështirë dhe pa busull për Kosovën, marrëdhëniet mes lidershipit të kësaj partie me udhëheqës të luftës dhe luftëtarë të rëndomtë dhe qështje për të cilat s’kishte folur, të thuash, deri atëherë askush në publik.
CHF9.90 -
Nyja e harresës ose një hartë për kujtesën
Esetë e mbledhura në këtë vëllim janë përpjekje të ndryshme për të kuptuar fenomenin më mbizotörues të kohës: harresën. Se ç’është harresa e për cilën harresë bëhet fjalë, në një mënyrë a në një tjetër kjo është trajtuar të të giitha esetë, natyrisht nga pikënisje të ndryshme dhe për qështje të caktuara që prekin jetën e qënies në botë.
CHF14.90 -
Kultura dhe cilësia e jetës, Rasti Maqedoni – Culture and the quality of life, The case of Macedonia
Ky libër paraqet përmbledhje të tre artikujve shkencorë, të shkruar brenda tre viteve, që trajtojnë problematika vendore, por nga një këndvështrim global i bazuar në maksimën rerum cognoscere causas (T’i njohim shkaqet e gjërave!). Teksti në fjalë merret me çështje të sociologjisë së kulturës, të asaj të religjionit, me probleme të antropologjisë dhe filozofisë politike, të ekonomisë.
This book offers a summary of three scientific articles written in the course of three years and treating domestic problems through a global viewpoint based on the maxim rerum cognoscere causas (to know the causes of things). The text deals with issues of cultural and religious sociology, of anthropology, political philosophy, economics etc.
CHF14.90 -
Islami dhe shekullarizmi në Lindjen e Mesme
Shekullarizmi shihet rëndom si arritje pozitive e qyteterimit perëndimor. Ndarja e kishës nga shteti, sundimi i ligjit, fuqia dhe autoritetit i shtuar i shtetit, pranimi i sekteve fetare brenda një shoqërie civile të pavarur, zbritja e besimit fetar në sferën private të gjitha “tendencat” e tilla “shekullarizuese” janë përceptuar si të mira.
CHF19.90 -
Një dekadë e mendimit ekonomik dhe politik – Analiza, vlerësime e projeksione në prizmin e sfidave vendore
Ideja për botimin e këtyre eseve, intervistave, analizave si dhe debateve, përkatësisht replikave të bëra në shtyp, lindi si rezultat i një postulati elementar të motivimit për krijimtari, qoftë edhe më modest: Edhe idetë e paqëlluara janë invencion.
CHF19.90 -
In veritas – traktat sociologjik
Ndër dukuritë më të mistifikuara dhe me ndikim më të madh në kohën tonë, në shoqërinë moderne dhe postmoderne është masmedia. Leksikoni i fjalëve dhe shprehjeve të huaja konceptin medium e shpjegon kështu: (lat.) ajo që gjendet në mes, që paraqet mesin, rruga e mesme; ndërmjetësues, gjëja përmes së cilës përcillet veprimi.
CHF9.90In veritas – traktat sociologjik
CHF9.90 -
Kriza globale – Debate rreth 11 Shtatorit
Thesari mendor i njeriut bazohet mbi tri shtylla: mendimi, debati dhe shkrimi. Ndërmjet këtyre shtyllave ka lidhshmëri përplotësuese si nga këndi i thesarit të subjektit, ashtu edhe nga i komunikimit të këtij subjekti me palën tietër. Por këto veprime mendore kanë veçori dalluese si për nga cilësitë, ashtu edhe për nga spektri i fushave të përgjegjësisë shoqërore.
CHF14.90 -
Familja në shoqërinë Osmane
Jeta familjare ka dimensione universale, por nga ana tjetër, elementet e saj kombëtare dhe rajonale rëndojnë më tepër. Familja është një institucion që pasqyron përkatësinë ndaj një mjedisi kulturor. Nga ky këndveshtrim, edhe vendi ynë formon një mjedis kulturor me vendet mesdhetare dhe ato të Lindjës se Mesme. Familja është një nga institucionet më konservatore të shoqërisë, e cila pëson ndryshime të pakta. Në këtë shekull ajo po ndryshon dhe për shkak të këtij ndryshimi nuk ekziston një temë që ka nevojë më shumë për kërkime historike sesa institucioni i “familjës”.
CHF14.90Familja në shoqërinë Osmane
CHF14.90 -
Fundamentalizmi i religjioneve të mëdha monoteiste dhe globalizmi
Ideja e botimit të këtij libri ishte e kamotshme. Fillimisht, me botimin e një shkrimi në disa portale në Kosovë me titull “Fundamentalizmi fetar në kacafytje me pluralizmin fetar”. Më vonë kjo ide zgjerohet në përmbledhjen e një punimi shkencor dhe mbrojtje të titullit master në sociologji në Universitetin e Prishtinës. Por, duke parë që një studim i tillë u ka munguar lexuesve shqiptarë nga ajo kohë, ne kemi berë hulumtime, analiza të tjera, duke e zgjeruar edhe më tej këtë punim.
CHF14.90 -
(Neo) uillsonizmi – politika e jashtme e SHBA-së dhe konfliktet në ish-Jugosllavi
Hans Morgenthau pohon se diplomacia ka në dispozicion tri mjete: bindjen, kompromisin dhe kërcënimin për përdorim dhune. Asnjë diplomaci e cila mbështetet vetëm mbi kërcënimin e përdorimit të dhunës nuk mund te pohojë se njëkohësisht është edhe paqedashëse. Asnjë diplomaci e cila mbështetet vetëm mbi bindje dhe kompromis nuk e meriton të quhet e mençur. Një përfaqësues diplomatik i një fuqie të madhe, për t’u shërbyer interesave të vendit të tij dhe paqes, njëkohësisht duhet të përdorë bindjen, të shfrytëzojë përparësitë e kompromisit dhe t’i bëjë përshtypje palës tjetër me fuqinë ushtarake të vendit të vet. Pikërisht këto tipare do e shënjojnë edhe doktrinën e Wilson-it në drejtim të punëve të jashtme.
CHF9.90 -
Një interpretim sociologjik i religjionit dhe Islamit – rasti W.M.Watt
Lindja ose Orienti ka qenë çdoherë një hapësirë jetike, gjeografike, ekzotike, misterioze dhe tërheqëse për njeriun perëndimor. Nganjëherë ka qenë simbol i mistikes dhe i aventurës; nganjëherë i përfitimit ekonomik; dhe nganjëherë i fushës së vrojtimit apo hulumtimit shkencor.
CHF14.90 -















