• Në fenë e të parëve

    Ne shqiptarët, a mos jemi të destinuar të mos zgjohemi kurrë prej “gjumit intelektual “!? Ajo thënia proverbiale e Churchill-it merr kuptimin “shqiptar“ kur ngrihet problem i “kalimit në fenë e të parëve“ , jo si një zgjidhje individuale, por si çështje kolektive. Aq më shumë, ky problem i vetëkrijuar e i trumpetuar në ekstremizëm, paraqet një kohë të “pakohë“, kur problemet madhore shqiptare janë futur në një rrugë pa krye:

  • Vetëperceptimet e qytetërimeve

    Vështrim i qartë për konceptin e ri të qytetërimit botëror dhe kritikë esenciale e tezës së modernizmit si rrugëdalje e vetme për njerëzimin.

  • Bazat e etikës Islame – Ahlaku

    Ky libër është ndërtuar me stil. Në të gjejnë një përkufizim të moralit dhe shkencave që studiojnë atë. Kemi edhe disa përkufizime termash që kanë të bëjnë me moralin dhe na shpjegohen edhe dallimet ndërmjet tyre. Me leximin e këtij libri shohim edhe dallimin që ka qytetërimi islam me të gjithë qytetërimet antike si dhe lidhjen që qytetërimi islam ka bërë ndërmjet qytetërimeve antike te ky që ne njohim sot, qytetërimi modern.

  • Atlas i botës Islame

    Bota, marrë në përgjithësi, është e ndarë në njësi, të cilat i bashkojnë faktorë të përbashkët. Edhe Bota Islame konsiderohet një ndarje e rëndësishme botërore, këtë e bashkojnë qytetërimi, historia, gjeografia, interesat politike e ekonomike. Bota islame është term, që në vete përfshin një mori shtetesh, në të cilat numri i banoreve muslimanë arrin në mbi 50% .

  • Historia e feve, prej fillimit deri sot

    Nëse dëshirojmë që të studiojmë historinë e feve prej fillimit të fesë, menjëher në mendje na vjen pyetja se kur ka lindur feja. Nuk është shumë e lehtë që kësaj pyetje ti jepet një përgjigje pozitive, sepse në skenën historike bashkë me njeriun që mendon ka dalur edhe feja.

  • Rijadus-Salihin – Kopshti i të devotshmëve

    Ky libër është një përmbledhje e haditheve të vërteta, e cila përfshinë atë që do të ishte rrugë për për pronarin e saj për në ahiret dhe që për të interesuarin do të ishte një tregues për adabet dhe sjelljet e të Dërguarit, të brendshme (të fshehta) dhe të jashtme (të hapta). Kjo përmbledhje do të përfshinte nxitje dhe qortim dhe të gjitha llojet e ndryshme të adabeve dhe sjelljeve: si hadithet e zuhdit, ato që flasin për riedukimin e vetvetes, për fisnikërimin me veti të larta morale, për pastrimin dhe shërimin e zemrës, për ruajtjen e organeve (ndijore dhe trupore) dhe pengimin e deformimit të tyre dhe qëllimeve të tjera të njohësve.

Kategoritë