-
Tri çështjet – teknika, civilizimi, tëhuajësimi
Është një vepër që kërkon përsiatje dhe analiza të hollësishme. Autori shtron çështjet tejet aktuale: teknikën-qytetërimin-tëhuajësimin dhe raportet e njeriut ndaj tyre. Libri e refuzon të menduarin joislam të myslimanëve, ofron ndihmë për t’i mënjanuar gabimet që i bëjnë ata dhe shtron nevojën për shqyrtimin e sërishëm të këtyre dukurive..
CHF5.90 -
-
Pesë temat e arta të Kur’anit Famëlartë
All-llahu është Një dhe i Vetëm Gjithësia e dëshmon Krijuesin e saj rrëfimet kur’anore, Ringjallja, llogarie dhe shpërblimi Edukata dhe ligjet hyjnore.
CHF13.90 -
Fuqia e besimit – përsosmëri e shpirtit
Në çdo njeri është mbjellë thellë përpjekje për realizimin e vlerave gjithënjerëzore. Islami, për t’i realizuar këto synime njerëzore, ne mënyrë te natyrshme dëshmoi rrugën e qarte drejtë arritjes se virtyteve me të bukura, duke ndriçuar qëllimin gjendet ne krye të kësaj rruge përsosmërinë e shpirtit.
CHF12.90 -
Tevhidi, implikimet e tij për mendimin dhe jetën
Në qoftë se koncepti i tevhidit është qendror për Islamin dhe për gjithçka tjetër islame, kjo është kështu për shkak të pozicionit qendror që ka ai për ekzistencën dhe gjithçka që ekziston. Në të vërtetë, shkenca islame. qoftë fetare, morale a natyrore në esencë është një kërkim për ta zbuluar rendin që është nën botën e larmishme të multiplicitetit.
CHF15.90 -
Universi i Jusufit a.s.
Surja Jusuf, përmban historinë e një profeti të Zotit dhe e veçanta e kësaj sureje, është se është surja e vetme e cila trajton vetëm historinë e plotë të një profeti, Jusufit a.s.
CHF7.90Universi i Jusufit a.s.
CHF7.90 -
Brengë, poezi të zgjedhura
Poezia e tij është përzgjedhur dhe mbledhur nga vetë autori në vëllimin Brengë.
CHF7.90Brengë, poezi të zgjedhura
CHF7.90 -
Ebu Hanifja, jeta dhe vepra
Imam Ebu Hanifja ishte dijetar i përmasave botërore, që nuk njeh kufij kohorë e hapësinorë, gjuhësorë, racorë apo territorialë. Ai paraqet autoritetin kulmor në shumë shkenca, sikurse janë akaidi, fikhu e hadithi etj. Mënyra e punës sä tij i bëri parimet e shkollës sä tij ndriçues jo vetëm për pasuesit e tij, por në përgjithësi për muslimanët. Ndodhi që sistemi juridik që e hartoi mexhlisi privat i juristëve, me në krye Ebu Hanifen, të bëhej ligj i vendeve dhe perandorive me shekuj.
CHF15.90Ebu Hanifja, jeta dhe vepra
CHF15.90 -
Gjithçka rreth kafshëve – Shpendët
Merrni njohuri për zogjt në mbarë botën. Një libër për fëmijë me ilustrime. Mësoni se si fluturojnë zogjtë, si shtegtojnë, si ushqehen dhe riprodhohen. edhe si janë paraqitur në art, folklor dhe mitologji. Libri me ilustrime dhe fotografi me ngjyra.
CHF8.90 -
Fjala vendimtare rreth fesë dhe filozofisë
Libri “Fjala vendimtare rreth fesë dhe filozofisë”, vepër kjo e shkruar nga filozofi i mirënjhour mysliman Ibn Rushdi, i njohur në perëndim si Averroes. Ky libër mëton të sqarojë pikëmapjet e Ibn Rushdit në relacionet religjion – filozofi. Ibn Rushdi është racionalist, por jo në kuptimin evropian, që e mohon Shpalljen hyjnore dhe tërë atë që quhet e mbinatyrshme. Ibn Rushdi së pari tregon se Ligji i Zotit thërret në studimin racional dhe të thelluar të botës dhe në njohjen racionale të Shpalljes (që shihet qartë nga Kur’ani). Pastaj, Ibn Rushdi rekomandon studimet logjike si mjet për arritjen e njohjes.
CHF5.90 -
Ne dhe Historia
Për autorin në fjalë historia është kujtesa e përbashkët e kombeve. Për të, historia përbën një element të padiskutueshëm të identitetit të njeriut. Ky tekst është një projekt për të shndërruar në formë të një libri disa prej ligjëratave të autorit, të cilat ai i ka mbajtur mbi Perandorinë Osmane. Në këtë libër flitet edhe për tema të ndryshme, sikurse që janë Kryqëzatat, apo ndasitë midis kishës katolike dhe asaj ortodokse.
CHF11.90Ne dhe Historia
CHF11.90 -
Islami dhe shekullarizmi
Doracak i pazëvendësueshëm, madje edhe tekst universitar, për njohjen autentike me Islamin integral, marrëdhëniet e tij me shekullarizmin dhe me sfidat e tjera bashkëkohore.
CHF7.90Islami dhe shekullarizmi
CHF7.90 -
Identiteti Islam i Europës
Libri trajton historinë, përmbajtjet dhe efektet e pranisë së Islamit në Europë, hollësisht analizon ndikimin e Islamit në të gjitha aspektet kyçe të dukurive, të cilët nënkuptohen me sintagmën e gjithëpranuar ”identiteti europian”, dhe në bazë të ekspertizës së këtillë formon vlerësimin vetjak të historisë se krijimit të identitetit europian, karakterin e tij objektiv, sikurse edhe perspektiven e ndërveprimit të Islamit dhe dy religjioneve të mëdha monoteiste ne truallin e Europës, të cilat, jashtë çdo dyshimi, ne masë të madhe do të përcaktojnë edhe të ardhmen e këtij kontinenti.
CHF17.90Identiteti Islam i Europës
CHF17.90 -
Estetika Islame
Sot qëndrimi i myslimanëve ndaj artit dhe ndaj letërsisë në disa pika është unik, por në përmasa të bashkësive të ndryshme ekzistojnë edhe dallime të shumta. Disa fraksione duke u bazuar në ndalimin e piktures dhe skulpturës janë shumë të ndjeshme lidhur me këto zhanre artistike, e disa të tjera janë shumë të ndjeshme në çështjen e muzikës. Përkundër kësaj, shumica e bashkësive të lidhura me tesavvufin, muzikën e shohin si mënyrën më të rëndësishme për të shprehur veten.
CHF6.90Estetika Islame
CHF6.90 -
Sheriati islam, aktualität gjithëkohor dhe gjithëhapësinor i tij
Bazën per këtë libër e përbën studimi që kam paraqitur ne “Nedvet’ut-tesh’ri’il- islamiĺ (Simpoziumi mbi Sheriatin Islam). i mbajtur ne qytetin EI-Bejda ne Republiken Arabe të Libisë, në maj të vitit 1972 me ftesë të Universitetit të Libisë, kurse për gjuhën arabe dhe islamistikë nën kujdesin e Fakultetit.
CHF11.90 -
Nacionalizmi Shqiptar
Libri i Prof. Dr. Milazim Krasniqit, “Nacionalizmi shqiptar”, i botuar nga shtëpia botuese Logos-A në Shkup , paraqet një studim i cili i ka munguar shumë në gjithë hapësirës shqiptare. Në këtë libër, prof. Krasniqi trajton nacionalizmin shqiptar i cili ka lindur dhe është konsoliduar në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe që ka startuar në një nivel solid ideologjik dhe me aftësi të mëdha të mobilizimit nacionalist të elitave shqiptare të kohës, për ta ngritur kombin shqiptar e për të formuar një shtet kombëtar.
CHF8.90Nacionalizmi Shqiptar
CHF8.90















