-
Në fillim ishte vetëm dashuria
Vepra me titull “Ne fillim ishte vetëm dashuria…” është një përmbledhje e disa shkrimeve të shkruara nga vetë dora e profesor Metin Izetit, e cila lexuesit ia mundëson të ballafaqohet me dimensionin, rrënjet e të cilit zgjaten deri në sferën tejhistorike, metakosmike, metafizike, që në këtë rast autori një gjë të tillë e quan dashuri.
CHF14.90Në fillim ishte vetëm dashuria
CHF14.90 -
E kujt është kjo kulturë
Përderisa ndryshimet spektakulare të periudhës së postindustrializimit dhe të globalizimit kanë përshkruar botën dhe kanë provokuar ndryshimin e mënyres së të menduarit edhe për traditën edhe për aktualitetin kulturor e identitar, ndër ne vazhdon mpirja, ngurtësimi në stereotipat e Rilindjes dhe të Romantizmit, por të ngjyrosur me stalinizëm. Shumë tema mbahen tabu, shume rituale përsëriten, ndonëse në realitetin e ndryshuar duken si karikatura.
CHF14.90E kujt është kjo kulturë
CHF14.90 -
Safahat – Fletët
Ne kryeveprën e tij qe e keni para, Safahat, ai me një mjeshtëri të pashembullt ia del që duke ligjëruar per aktualitetet e kohës se vet, të atyre periudhave të turbulencave të forta, të mos mbetet në dimensionin e një vjershëtari ordiner, por duke sfiduar veten dhe shoqërinë, të ofrojë zgjidhje që janë të natyrës referenciale tejkohore.
CHF24.90Safahat – Fletët
CHF24.90 -
KQ i NDSH-së dhe Azem Marana
Monografia studimore “KQ i NDSH-së në Shkup dhe Azem Marana”, paraqet një përpjekje modeste në rrafshin historik, për ta zbardhë aktivitetin politik, diplomatik, organizativ dhe ushtarak të KQ të NDSH-së në Shkup dhe figurave më eminente të saj.
CHF24.90KQ i NDSH-së dhe Azem Marana
CHF24.90 -
Lufta e Kosovës në shtypin amerikan – 28 shkurt 1998 – 10 qershor 1999
Lufta e Kosovës, që nisi me 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat e Drenicës, zgjati deri më 23 mars 1999 dhe u zhvillua ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe forcave jugosllave. Në vazhdim, prej 24 marsit, deri më 10 qershor (1999), Aleanca Veriatlantike ‘NATO’ me bombardime në caqet ushtarake jugosllave dhe me përkrahjen tokësore të UÇK-së, detyroi forcat serbe dhe ‘kasapin e Ballkanit’, Sllobodan Millosheviq, të nënshkruante kapitullimin.
CHF19.90 -
Sfidat shqiptare – analiza politike 2007-2014
Pak njerëz në botë e kanë mundësinë të lindin e të shkollohen me një sistem politik, me pas të jenë protagonistë të tranzicionit të atij sistemi dhe më pas të jenë aktorë dhe dëshmitarë të ngritjes së një sistemi krejt tjetër politik. Po nga kta edhe më pak janë ata që, duke qenë dëshmitarë dhe aktorë të drejtpërdrejtë të proceseve nëpër të cilat ka kaluar shoqëria jonë, kanë ditur të mprehin penat e tyre e të derdhin kujtimet në letrat e gazetave a revistave të kohës, me qellimin e vetëm të dokumentimit të ngjarjeve nga një përspektivë më e afërt.
CHF19.90 -
Hyrje në diplomaci
Autori ka përfshirë në libër temat kryesore të kësaj disipline të njohur e të nevojshme për përgatitjen e diplomatëve të rinj e të studentëve të marrëdhënieve ndërkombëtare e të shkencave politike. Ai ka sjellë në gjuhën shqipe përvojën e diplomacisë botërore por ka bërë përpjekje të sukseshme që të japë edhe përvojën modeste të diplomacisë shqiptare, të shtetit të ri të Kosovës.
CHF14.90Hyrje në diplomaci
CHF14.90 -
Duke kërkuar qiellin
Poezitë e poetes Shape Palloshi, të përfshira në këtë vëllim, na shpërfaqin nië subjekt të ndërgjegjësuar për fuqinë e artit poetik dhe të përkushtuar që këtë sfere të ligjërimit ta vërë në funksion të njohjes së mrekullisë që përthekon dhe kuptimëson ekzistencën.
CHF14.90Duke kërkuar qiellin
CHF14.90 -
Dashuria e Talatit me Fitnetin
Romani “Dashuria e Talatit me Fitnetin” (Taagsuk- i Tal’at ve Fitnat), botuar për herë të parë në Stamboll, më 1872, është vepra e parë e Sami Frashërit në gjuhën turke dhe romani i parë i shkruar me metodën evropiane në letërsinë turke. Kur e shkroi romanin Samiu ishte djalë njëzet- njëzetenjë vjeç.
CHF9.90Dashuria e Talatit me Fitnetin
CHF9.90 -
Fundamentalizmi bashkëkohor dhe lufta e shenjtë
Në debatet moderne intelektuale për raportet mes religionit dhe politikës në shtetin modern shekullar, zakonisht kemi punë me shumë terma, të cilat para së gjithash gjuha joprecize e gazetarisë dhe e forumeve të ndryshme mediatike dëshiron t’i përdorë në mënyrë të ndryshme, ndonëse konservatorizmi, tradicionalizmi dhe fundamentalizmi si shprehje më të shpeshta, nuk janë sinonime.
CHF9.90 -
Fluturimi mbi Sllupçan
Romani për fëmijë “Fluturim mbi Sllupçan” i autorit Nehas Sopaj, botuar më 1997 në Shkup, është një libër tërheqës, që të detyron të mos e lëshosh nga dora derisa ta lexosh deri në fund.
CHF9.90Fluturimi mbi Sllupçan
CHF9.90 -
Bibligrafia dhe shkrimet për Sami Frashërin
Ky libër është i përbër nga bibligrafia, shkrimet dhe veprat e Sami Frashërit.
CHF9.90 -
Fëmijët e apokalipsit
Ky libër përbëhet nga poezi të ndryshme. Dhe është i ndarë në 3 akte.
CHF9.90Fëmijët e apokalipsit
CHF9.90 -
Sami Frasheri në letërsinë dhe filologjinë turke
Sami Frashëri, është pa dyshim shkencëtari më i madh që ka dhënë kombi shqiptar dhe intelektuali më i shquar i Turqisë së shekullit XIX. Gjatë një jete të shkurtër – Samiu vdiq 54-vjeçar, kur shkencëtari äshtë në kulmin e krijimtarisë së vet – Samiu shkroji më se 50 vepra, nga të cilat disa prej shumë vëllimesh. Një punë të tillë sot e bën një institut vjete me radhë. E Samiu e bëri vetë, pa bashkëpunëtor, pa administratë, pa sekretarë, madje qe i shtrënguar t’i bënte vetë edhe korrekturat.
CHF9.90















