-
Paraqitja gjeografike dhe harta e Shqipërsië me 1842
Deri më tani gjeografët tanë nuk e kanë njohur një përshkrim të gjeografisë së Shqiperisë, të shoqëruar edhe me hartën përkatëse, të përgatitur prej kontit Fedor Karaxhaji (F. Karaczay) dhe të botuar me 1842 në Londër nga revista shkencore e Shoqatës Gjeografike Mbretërore Journal of the Royal Geographical Society, vëll. ix. f. 47-74.
CHF7.90 -
Hapësira etnike e kulturore shqiptare dhe kisha ortodokse Serbe
Ka një përputhje të plotë ndërmjet ekspansionit territorial të Serbisë, gjatë shekujve XIX dhe XX, dhe tkurrjes territoriale të shiptarëve në Ballkan. Kjo është një gjë lehtë e vërtetueshme, thjesht empirike e rreth së cilës s’ka se si të mos pajtohen studiuesit, pavarësisht se nga cila anë i qasën problemit.
CHF4.90 -
Komunikimi
Me termin ‘komunikim’ dhe nocionet e lidhura me të ndeshët gjerësisht cilido që merret me vëzhgime për botën bashkëkohore. Nga të gjitha anët dëgjojmë të na thuhet se jetojmë në një qytetërim të komunikimit. A është kjo dicka e re? Nëse gjuha është tipar i njeriut, madje edhe më shumë sesa arsyeja, dhe nëse është e vërtetë që në radhë të parë ajo shërben për të komunikuar, atëherë njeriu nga vetë natyra është qënie komunikimi, sigurisht, pa e tepruar e të mëtohet se është vetëm kaq.
CHF19.90Komunikimi
CHF19.90 -
Mjete për të mësuar në grup – të mësosh në grup 2
“Pedagogjitë e grupit” kanë njohur orën e tyre të lavdisë… Në frymëzimin e Edukimit të Ri, ato janë shfaqur si metoda e privilegjuar për t’u mundësuar fëmijëve të ndërtojnë dijën e tyre përmes një veprimtarie të përbashkët. Në lëvizshmërinë çliruese të viteve ’60, ato u bënë një mjet për të eksperimentuar një tip të ri raportesh shoqërore.
CHF14.90 -
Gjuha standarde shqipe dhe shkolla
Në këtë libër janë përfshirë hulumtimet dhe vëzhgimet e mia të bëra gjatë viteve 2004 – 2007, për të nxjerrë, një pasqyrë reale të nivelit të zotërimit të shqipes standarde nga nxënësit e shkollave të mesme të qytetit të, Shkupit. Pra, ky punim shkencor paraqet një përpjekje për t’i treguar disa qështje problemore të zotërimit të shqipes standarde nga nxënësit e shkollave të mesme të qytetit të Shkupit.
CHF14.90Gjuha standarde shqipe dhe shkolla
CHF14.90 -
Gjuha dhe stili në prozën e Anton Pashkut
Anton Pashku është shkrimtari shqiptar, me figurën e të cilit lidhet ecja në rrugë të sigurtë e letërsisë moderne shqiptare. Gjatë viteve pesëdhjetë, proza ishte pothuajse në kufi të shkrimit të sipërfaqshem letrar dhe të atij dokumentar. Kthesa e prozës së Pashkut, në nivel të vetëdijes së vertetë si art letrar dhe narracion, doli e fuqishme, sa linte përshtypjen e paraqitjes ekstremiste dhe të skajshme moderniste. Ky qe dhe shkaku që aso kohe, vepra e tij kishte shumë pak lexues.
CHF7.90 -
Fjalor i terminologjisë fetare
Shtëpia Botuese Logos-A para lexuesve sjell veprën “Fjalor i terminologjisë fetare”, të akademik Ekrem Murtezait. Botimi i tretë i këtij fjalori përbën një format të përditësuar e të përmirësuar të kësaj vepre.
Kjo është një prurje e veçantë në ligjëratën akademike dhe në kulturën shqiptare në përgjithësi.CHF49.90Fjalor i terminologjisë fetare
CHF49.90 -
Allahu është një dhe Muhamedi a.s. është profet i tij
Muhamedi është i Dërguari i fundit në vargun e Profetëve.Ai është vula e të gjithë Profetëve.Me fjalën vulë kuptojmë se me të Allahu
vulosi dhe përmbylli përfundimisht dekretet dhe shpalljet hyjnore si dhe vargun e gjatë të të gjithë Profetëve të Zotit.Pas tij s’ka më Profet
tjetër deri në Ditën e Gjykimit.Muhamedi (alejhissalatu uesselam) ishte i biri i Abdullahit dhe Aminesë;ata rridhnin nga fisi i madh i Kurejshëve.
Ai i përkiste barkut Benu Hashim që ishte më i miri mes barqeve të Kurejshëve.Ndërsa fisi Kurejsh ishte më i përzgjedhuri dhe më i njohuri mes
të gjithë fiseve të tjera arabe.CHF9.90 -
Studime Kur’anore
Një libër i shkruar me mjeshtri dhe shtjellon tematika të ndryshme të nxjerra nga rrëfimet kur’anore.Konsiderojmë që libri pasuron
përkthimet në gjuhën shqipe mbi teologjinë islame.CHF34.90Studime Kur’anore
CHF34.90 -
Ferid Pashë Vlora, Një jetë shtet
Libri në fjalë është jetëshkrimi dhe veprimtaria politike e personalitetit,i cili e mbante postin e kryeministrit gjatë kohës së
sundimit të sulltan Abdylhamidit II.Ferid Pasha vinte nga një familje e njohur aristokratësh vlonjatë,e cila për vite të tëra
i kishte shërbyer Perandorisë shumëkombëshe Osmane dhe që, njëherazi, ishin arkitektët e Shqipërisë.Autori, në këtë libër,
vë në dukje edhe kontributin e Ferid Pashës në pavarësinë e Shqipërisë.CHF29.90Ferid Pashë Vlora, Një jetë shtet
CHF29.90 -
Historia e Arabëve
Libër i jashtëzakonshëm për studiuesit e shkencave shoqërore, historisë së religjionit, teologjisë dhe të gjithë atyre që duan
të njihen mbi qytetërimin islam.CHF39.90Historia e Arabëve
CHF39.90 -
Shoqëria e konsumit
Një vepër monumentale e sociologut të famshëm francez,Jean Baudrillard,i cili konstaton se konsumi si një mit i ri fisnor,
është shndërruar në moralin e botës tonë aktuale.Sipas tij, pikërisht konsumi është duke shkatërruar bazat e qenies njerëzore.
Pikërisht Baudrillard analizon rrezikun që e has njerëzimi.Libri iu rekomandohet studiuesve të sociologjisë e Filozofisë,
por edhe të gjithë atyre që duan të njihen me Baudrillardin dhe kritikën që ia bën epokës konsumeriste!CHF15.90Shoqëria e konsumit
CHF15.90 -
Dyzet net, pjesa e pestë
Kjo vepër është një përzgjedhje tregimesh nga përmbledhjet e njohura të Mahmud Tejmurit.
Tejmuri ka fituar shumë herët një popullaritet të madh. Përveç kësaj, ai është novelisti arab më i përkthyer në gjuhët e huaja.
Ndonëse kjo vepër është ribotim, ndërsa botimi i parë i këtij libri është bërë para Kongresit të Drejtshkrimit,botuesi ka vendosur
që këtë botim ta kthejë në gjuhën standarde.CHF20.90Dyzet net, pjesa e pestë
CHF20.90 -
Shqipëria Pasosmane (1912-1920)
Kjo vepër përmban kujtimet e titulluara “Kujtime dhe autobiografi” nga dorëshkrimi në osmanisht i gjetur në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, me autor Syrja bej Vlorën, pinjoll i një familjeje aristokrate lokale shqiptare e cila që nga përfshirja në Perandorinë Osmane deri në ditët e fundit të kësaj perandorie ka nxjerrë shumë pinjollë që kanë shërbyer në instancat më të larta shtetërore.
CHF29.90Shqipëria Pasosmane (1912-1920)
CHF29.90 -
Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror
Njerëzve u bëri përshtypje në mënyra të ndryshme: i tërhoqi, i zemëroi, i trembi e i trazoi argumenti im, se përmasa qendrore dhe më e rrezikshme e poli tikës globale që po shfaqet, do të jetë konflikti ndërmjet grupeve të qytetërimeve të ndryshme. Pavarësisht se çfarë ndikimi tjetër pati, ky artikull u preku një damar njerëzve nga cilido qytetërim.
CHF24.90 -
Evropa dhe Islami
Europa dhe Islami: dy realitete, dy kultura, dy vizione për botën, për njeriun dhe për shoqërinë, nga njerëzimit.
CHF6.90Evropa dhe Islami
CHF6.90















