-
Elementët tregues të përgjegjshmërisë
Boshti i njohjes është shkak për boshtin e sjelljes, kurse boshti i së bukurës vjen si rezultat i boshtit të sjelljes. Njihesh me Zotin, i bindesh Atij dhe si rezultat, me afrimin drejt Tij, lumturohesh në dunja dhe në ahiret.
CHF9.90 -
Familja muslimane
Familja është qeliza e parë në ndërtimin e shoqërisë. Nëse familja është kohezive edhe shoqëria do të jetë kohezive, kurse nëse familja shpërbëhet atëhere edhe shoqëria do të shpërbëhet. Familja në Islam e ka vendin e saj. Familja bazohet në dashuri dhe simpati. Martesa në Islam është vendbanim për shpirtin, rahati për zemen, stabilitet për ndërgjegjen dhe bashkëjetesë mes burrit dhe gruas e bazuar në dashuri, mëshirë, harmoni, bashkëpunim, këshillë dhe tolerancë.
CHF11.90Familja muslimane
CHF11.90 -
Furnizimi hallall
Nieriu është i prirë për një dëshire të pakufizuar për furnizimin e tij. Ka thënie të ndryshme, ka propozime të ndryshme dhe ka edhe koncepte të ndryshme reth furnizimit, shumica e të cilave nuk kanë bazë në fe, shumica e tyre rezultojnë nga levizja e jetës, por e vërteta është se çështja e furnizimit është një bazë e madhe prej bazave të fesë.
CHF11.90Furnizimi hallall
CHF11.90 -
Lumturia e vërtetë
A jemi krijuar ne për t’i kënaqur epshet deri në majë të kokës? Edhe nëse zhytet njeriu në kënaqësinë e përkohshme, ajo nuk i siguron atij lumturi të vazhdueshme, dhe aq më pak, kur aftësia e njeriut për ta shijuar materien është e kufizuar, sepse rinia nuk është e përhershme, shëndeti vien duke u dobësuar dhe pasuria mund të zhduket. Pra, përse jemi krijuar?
CHF11.90Lumturia e vërtetë
CHF11.90 -
Shtëpia e lumtur
Nëse njeriu është i lumtur në shtëpinë e tij, ai është i lumtur edhe në punën e tij. Nëse ai është i qetë në shtëpinë tij, ai do të jetë produktiv në punën e tij. Shtëpia është themeli i shoqërise, është tulla e parë e ndërtesës. Nëse shtëpia është e shëndoshë, edhe shoqëria do të jetë e shëndoshë.
CHF11.90Shtëpia e lumtur
CHF11.90 -
Lidhjet farefisnore
Mbajja e lidhjeve farefisnore është obligim i urdhëruar, shpërblimi i të ciles në këtë botë manifestohet me rritje të furnizimit dhe zgjatje të jetës. Kush dëshiron të ketë bollëk në furnizimin e tij, le t’i mbajë lidhjet e tij farefisnore. Mbajtja e lidhjeve farefisnore fillon me vizitë, pastaj vazhdon me interesim për kushtet, pastaj me ndihmë, kurse më pas me udhëzim për tek Allahu i Plotfuqishëm.
CHF11.90Lidhjet farefisnore
CHF11.90 -
Respekti ndaj prindërve
“…Mos u thuaj atyre as ‘uh!’…” është e barabartë me një vështrim të ashpër ndaj prindit tënd, është e barabartë me një mbyllje të derës me përplasje, është e barabartë me një lëvizje të duarve me mërzitje. Pra, ndonjë veprim, ose ndonjë fjalë, ose ndonjë shenjë, ose ndonjë shprehje, ose ndonjë lëvizje, ose ndonjë sjellje që është e barabartë me fjalën ‘uh’, e merr giykimin e saj.
CHF11.90Respekti ndaj prindërve
CHF11.90 -
Shkaqet e shtimit të furnizimit
Të merren shkaqet, të hyjnizohen dhe të harrohet Allahu, është çështje shumë e lehtë, siç ndodh në botën perëndimore. Të mos merren shkaqet, e të mbështetesh tek Allahu me naivitet, përtej naivitetit, giithashtu është e lehtë. Por pozicioni i plotë është, të merren shkaqet, sikur të jenë gjithçka, pastaj të mbështeteni tek Allahu, sikur të mos jenë ato asgjë.
CHF11.90Shkaqet e shtimit të furnizimit
CHF11.90 -
Të drejtat e fqinjëve
“A e dini cila është e drejta e fqinjit? Nëse ai të kërkon ndihmë – ti e ndihmon atë, nëse ai të kërkon hua – ti i jep hua atij, nëse ai të kërkon përkrahje – ti e përkrah atë, nëse atë e godet ndonjë fatkeqësi – ti atë e ngushëllon, nëse ai vdes – ti atë e varros, nëse ai sëmuret – ti e viziton atë…”
CHF11.90Të drejtat e fqinjëve
CHF11.90 -
Obligimet ndaj fëmijëve
Çdo e drejtë korrespondon me një detyrë, dhe çdo detyrë korrespondon me një të drejtë. Dhe për sa kohë prindërit kanë të drejta te femijët, patjetër që edhe fëmijët të kenë të drejta te prindërit.
CHF11.90Obligimet ndaj fëmijëve
CHF11.90 -
Të drejtat e bashkëshortëve
Karakteristikat e femrës, fizike, psikologjike, sociale dhe intelektuale janë përsosmeri absolute për detyrën e cila i është besuar asaj. Edhe karakteristikat e burrit fizike, psikologjike, sociale dhe intelektuale janë përsosmeri absolute për detyrën e cila i është besuar atij. Pra, ata janë plotësues të njeri-tjetrit, jo të ngjashëm.
CHF11.90Të drejtat e bashkëshortëve
CHF11.90










