-
Parimet bazë të ekonomisë së shëndetit
Në çdo sistem shëndetësor burimet financiare janë të kufizuara,prandaj sistemet e shëndetit duhet të përdorin në mënyrë sa më eficiente burimet që kanë në dispozicion.Kjo merr rëndësi të veçantë sidomos për vendet e Evropës Lindore të cilat kanë kaluar një tranzicion të vështirë pas përmbysjes së komunizmit në vitin 1991 dhe si pasojë dhe luftërave të gjata në rajon.Kriza e shëndetit publik që po përjetojnë këto vende reflekton traumat socio-ekonomike që pasuan prishjen e sistemit të centralizuar dhe depërtimin e mekanizmave të tregut të lirë.
Për më tepër,ka mungesë të ekonomistëve dhe administratorëve shëndetësorë të aftë për të kuptuar dhe menaxhuar problemet që po përjetojnë këto vende.Këto probleme janë veçanërisht të dukshme në Shqipëri dhe Kosovë,ku pagat e ulëta,niveli i ulët i prodhimit dhe emigracioni kanë çuar në një krizë të fuqisë punëtore.
Ky libër ka si qëllim paraqitjen e koncepteve bazë,metodave dhe instrumenteve të ekonomisë së shëndetit,si një nga disiplinat bazë të trajnimit modern në shëndet publik.
CHF17.90 -
Etika Publike
Etika është degë e dijes që merret me parimet morale, është disiplinë që ndërlidhet me kulturën, edukatën dhe sjelljen. Etika merret me çështjet: si të jetojmë një jetë të mirë, cilat janë detyrat dhe përgjegjësitë tona, ç’është gjuha e drejtë dhe e gabuar. Ky libër ju shërben studentëve të shkencave politike, administratës publike, shkencave sociale por edhe të gjithë atyre të cilët duan të njihen me këtë fushë studimore.
CHF19.90Etika Publike
CHF19.90 -
Parime të dobishme
Muhamedi alejhiselam ka thenë po ju mësoj disa parime të dobishme: Ruaje Allahun dhe Ai do të ruaj ty. Ruaje Allahun dhe do ta gjesh atë para teje. Nëse kërkon diçka atëherë kërko nga All-llahu dhe nëse kërkon ndihmë nga dikush atëherë kërko ndihmë nga All-llahu. Dije sikur të mblidheshin të gjithë njerëzit për të të bërë diçka të mirë, ata kurrë nuk do të kishin mundësi për të tëbërë mirë përveç atë që ka caktuar All-llahu për ty dhe sikur të mblidheshin për të dëmtuar diçka, ata nuk do të mund të të dëmtonin, përveç me atë që ka caktuar All-llahu për ty. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletët.
CHF4.90Parime të dobishme
CHF4.90 -
Gjashtë margaritarë prej parimeve të besimtarëve të parë
Atëherë, për një çështje për të cilën nuk ka ftuarProfeti, as Ebu Bekri, as Omeri, as Uthmani dhe as Aliu po u bën thirrje njerëzve! Tani, nuk mbetet gjë tjetër për tu thënë: të thuash se ata e kanë ditur këtë, ose nuk e kanë ditur! Nëse thua se e kanë ditur, por kanë heshtur (nuk e kanë pënnendur), në këtë rast, ne dhe ty na mjafton të heshtim (të mos e përmendim) ashtu sie ishte e mjaftueshme per ta. Ndërsa nëse thua se ata nuk e kanë ditur, por e di unë… Ah, naiv (xhahil) e bir naivi! Nuk e ditka Profeti dhe kalifët e udhëzuar dhe po e ditke ti me shokët e tu?! – tha shejhu.
CHF6.90 -
Parime në dashuri
Ky është një traktat rreth dashurisë dhe urrejtjes dhe shpjegim i asaj që është e lavdëruar dhe e qortuar prej tyre dhe shpjegim i parimeve të sheriatit rreth dashurisë se drejtë. Këtë e ka shkruar pena e kallamit e Shejhul-Islam Ibën Tejmije – Allahu e meshirofti me stilin e tij të mrekullueshëm dhe me shprehje te fuqishme që janë të dukshme.
CHF21.90Parime në dashuri
CHF21.90