• Lufta brenda zemrave

    Një libër që trajton shumë nga çështjet me të cilat përballen të rinjtë muslimanë në Perëndim, ndonjëherë me humor, shpesh me çiltërsi brutale, por gjithmonë me njohuri të shëndosha dhe qartësi të madhe.

  • Ty nga zemra

    Në këtë libër autori na prezanton me një personazh i cili ishte i drejtë me të gjithë.Atë,për shkak të mirësisë qe kishte,
    e xhelozuan edhe me të afërmit, madje bënë çmos për ta eliminuar.Mirëpo ai mbijetoi me mirësinë dhe sinqeritetin e tij.

    Ty nga zemra

    CHF6.90
  • Shkëlqimi i një zemre

    Historia marramendëse e një të riu të jashtëzakonshëm që nuk njihte asnjë rregull.Një histori e vërtetë jete larg imagjinatës e trillimit dhe e përjetuar plotësisht.Historia mësimdhënëse e Mehmetit nga Dyzxheja të cilit i ndryshoi krejtësisht jeta falë interesimit plot dashuri e dhembshuri të profesorit të tij.Ndërkohë që bënte një jetë të shthurur,u bë një njeri krejt tjetër.Një libër i këndshëm i cili do ju bëjë për vete!

  • Mjekimi i zemrës dhe i shpirtit

    Ne jetojmë në kohën në të cilën shkenca ka përparuar shumë dhe ka sjellë shumë mjete të jetës urbane e të rehatshme. Garat në përparim nuk po ndalen, kështu që çdo ditë fitojmë diçka të re. Prej kësaj buroi gara tjetër e re – njeriu përpiqet që të grumbullojë mjete bashkëkohore dhe të ketë dobi prej tyre. Por si të arrihet kjo kur risitë nuk kanë të ndalur? Garën e prodhimit e përcjell gara e konsumimit. Njeriu ka arritur në gjendjen e dëshirës së madhe për risi, kështu që edhe prodhuesi edhe konsumuesi kanë dëshirë të madhe e të barabartë ndaj risive. Është e çuditshme se të dy palët nuk mund të ndalen e të pushojnë. Krahas me garën në shkencë, po rritet edhe numri i të sëmurëve si dhe paraqitja e sëmundjeve të reja, që tregon se ky është produkt i përparimit urbanistik. Laboratorët dhe qarqet shëndetësore kanë shpejtuar për të gjetur një ilaç kundër sëmundjes së re, që i futi në llojin e ri të garës.

Kategoritë