• Shkrime Ramazani

    Ramazani është simbol dhe muaj i leximit, hulumtimit, gjurmimit e studimit, simbol i shfletimit të librit, si dhe pasurimit të njeriut me njohuri dhe dituri të reja.

  • Mozaiku Islam – tema islame

    Lexues të nderuar, në këtë libër të cilin e titulluam Mozaiku Islam, i cili, në fakt është përmbledhje e disa shkrimeve te mia, me tematikë islame, te cilat janë botuar në disa gazeta, revista dhe web portale në gjuhen shqipe. Këto shkrime janë shkruar në kohë të ndryshme dhe janë botuar në vende të ndryshme. Prandaj, me qëllim që dobia e këtyre shkrimeve të jetë më e madhe, vendosem që ti tubojmë dhe ti botojmë në një libër.

  • Shkenca e besimit

    Shkenca e besimit është ajo shkencë, që kërkon në vërtetësin e besimeve fetare me argumente bindese, mendore apo të transmetuara, të cilat të largojnë çdo dyshim. Ajo është shkenca, që nxjerr në pah gabimin e mohuesve, pavlefshmërin e dilemave dhe genjeshtrat e tyre. Me të qetesohen shpirtrat dhe binden zemrat. Po ashtu, kjo shkencë studion edhe thëniet dhe veprimet, me të cilat besimi behet realitet dhe shtohet, si dhe ato me të cilat pakësohet, apo ato që e prishin atë, si dhe caktimi i rregullave dhe kufijve të tyre.

  • Fetva bashkëkohore – pjesa e dytë

    Fetvatë kanë një pozitë të lartë në fe, për këtë edhe Ibn Kajjimi këtë veprimtari e krahasoi me imzanë-nënshkrimin e vendimeve të Zotit të botëve. Nisur nga kjo, shumë prej dijetarëve të gjeneratave të para, fetvanë e shihnin punë shumë të madhe dhe me përgjegjësi, për këtë edhe i iknin fetvasë apo pyetësin e dërgonin te tjetri. Në mesin e tyre u përhap thënia: “Ai që merr guxim t’i futet fetvasë, ai merr guxim t’i futet zjarrit”. Kjo ishte si rezultat i vetëdijesimit të tyre për seriozitetin e çështjes dhe për përgjegjësinë e madhe para All-llahut të Madhërishëm. Duhet ditur faktin se prej krimeve më të mëdha në Islam është krimi i atyre të cilët thonë për All-llahun atë që nuk e dinë, duke e lejuar në këtë mënyrë të ndaluarën apo duke e ndaluar të lejuarën, duke mos pasur për këtë leje prej All-llahut të Madhërishëm.

Kategoritë