-
Si ta bësh fëmijën tënd yll
Nuk ka dyshim, se një nga gjërat më të rëndësishme që të jep mundësinë për ty bërë një yll, është edhe përpjekja që bëjnë prindërit dhe edukuesit e tjerë për ta kthyer fëmijën e tyre në një yll.
CHF8.90Si ta bësh fëmijën tënd yll
CHF8.90 -
Israja dhe Mi’raxhi – Shenja në rrugën e udhëtimit të natës
Libri në fjalë e trajton gjërësisht një nga muxhizet e njohura e cila iu dha të Dërguarit të fundit të Allahut, Muhamedit s.a.v.s., Isranë dhe Miraxhin, gjegjësisht dërgimin e Muhamedit s.a.v.s. prej Meke në Kudusi Sherif, dhe prej atje, respektivisht prej Mesxhidi Aksasë, në sferat e larta qiellore. Libri jep detaje të shumta rreth kësaj ndodhie muxhize, e cila iu dha Muhamedit s.a.v.s. që ta forcojë atë dhe besimtarët në rrugën e thirrjes islame, si dhe të jetë një sfidë dhe provokim e sprovë e vërtetë për jobesimtarët dhe të luhatshmit në besim.
CHF7.90 -
Familjet e Profetëve
Profetët janë njerëzit më të dashur dhe më të afërt të All-llahut. Ata janë bartësit e mesazhit hyjnor në mesin e njerëzve, përcjellësit besnik të Shpalljeve të Zotit Fuqiplotë, udhëzues të njerëzimit përmes frymëzimit që u erdhi nga qielli. Profetët e Zotit janë burrat më besnikë gjatë historisë njerëzore, sepse edhe amaneti i tyre ishte më i rëndë, transmetimi i Fjalëve të Zotit në mesin e njerëzve, duke hasur shumë shpesh në refuzimin e atyre të cilëve u drejtoheshin, e madje edhe në zullumin e bashkëkohësve të tyre të devijuar dhe të humbur.
CHF9.60Familjet e Profetëve
CHF9.60 -
Shtëpi të udhëzuara
Shtëpitë tona për ne janë vende në të cilat arrijmë mirësitë e kësaj bote dhe fitojmë lumturinë e botës së përtejme.
CHF10.90Shtëpi të udhëzuara
CHF10.90 -
Mesazhe Haxhi, mesazhe dhe urtësi të farzit të pestë islam
Haxhi me tërë ritualet që e përbëjnë atë, përmban simbolika, urtësi dhe mesazhe të rëndësishme për jetën e besimtarit, do të paraqiten në këtë libër në vijim.
CHF7.90 -
Kaptina EL-KEHF
Të njoftuarit me kaptinën El – Kehf, shkaqet e zbritjes së saj, ajo që ka ardhur rreth rëndësisë së saj dhe tematika e saj kryesore është esenca e këtij libri.
CHF17.90Kaptina EL-KEHF
CHF17.90 -
Në Shoqëri me Zotin
Allahu ka emra dhe atribute , për të cilat nuk na ka Sa u përket emrave që na i ka shpalosur , na ngelet neve si besimtarë që t’ia dedikojmë kujtesës sonë dhe t’i mësojmë kuptimet e tyre . Profeti Muhamed [ sal – lallahu alejhi ve sel – lem ] thoshte : ” Allahu ka nëntëdhjetë e nëntë emra , njeqind pa nje ; kushdo që i mëson ( dhe beson ) të gjithë , do të hyjë në Xhenet . ” 188 Të mësuarit e këtyre emrave nuk nënkupton vetëm memorizimin dhe kuptimmarrjen e tyre , por edhe të besuarit në ta me zemra dhe t’i thirrurit ata në lutje dhe namaze , saherë që e lavdërojmë dhe madhërojmë Zotin tonë . Kjo nënkupton se duhet të jemi të vetëdijshëm për kuptimet e tyre mbi aktivitetet e ndryshme të jetës sonë . Në masën dhe vëllimin që i njohim dhe kuptojmë emrat e Allahut , po në atë masë dhe vëllim do të begatohen veprat tona me drejtësi . Vlerësimi i vërtetë i emrave të Allahut duhet të na çojë drejt një jete etikore . Duhet të na frymëzojë të tre gojmë dashamirësi ndaj të tjerëve dhe të sillemi me ta me mirëvullnet dhe respekt të mirëfilltë . Duhet të na ndihmojë të jemi të sinqertë në përkushtimin tonë ndaj Allahut dhe ta shprehim këtë sinqeritet në jetën tonë të përditshme si anëtarë të shoqërisë . Kështu e përjetojmě përafrimin më të afërt të mundshëm harmonik në botë , e aspiruar gjithmonë Xhenetin në të Përjetshmen . Sahih el – Buhari ( 2737 ) dhe Sahih Muslim ( 2677 ) 375
CHF16.90Në Shoqëri me Zotin
CHF16.90 -
Letra e çuditshme – Tregime motivuese IV
Në biografinë e Sulejmanit a.s. gjejmë një histori që ka të bëjë me ndjenjat e nënës. Dy nëna, teksa punonin tokë, ujku rrëmben njërin prej foshnjave të tyre. Të dyja u grindën se kujt i përkiste foshnja e mbetur. Për ta ndarë këtë çështje, ato vajtën tek Davudi a.s. i cili ia dha më të madhes foshnjën.
CHF15.90 -
Menaxho epshin dhe lakminë
Jemi duke jetuar brenda një rrethi të ndriçuar me ajete kur’anore të cilat kanë qenë shpallur me qëllim që të na ndriçojnë jetën si në këtë botë ashtu edhe në Botën Tjetër.
CHF9.90Menaxho epshin dhe lakminë
CHF9.90 -
Një ditë me Profetin sal-lallahu alejhi ve sel-lem
Në vazhdën e ditës së të Dërguarit sal-lallahu alejhi ve sellem dhe ngjarjeve të jetës së tij, gjejmë atë që është përsosmërisht konsistente me përvojën njerëzore, në kontekstin më të gjerë dhe në aspektet e zakonshme. Kështu, do të mund ta shohin shembullin më të afërt te madhështores, njerëzores dhe praktikes:
CHF8.90 -
Prezantim me njerëzit e dashur – Katër halifët e drejtë
Mrekullia e Profetit të fundit nuk duhej të ishte e kufizuar vetëm për kohën që ai jetoi. Mrekullia e Profetit të fundit qëndron në ata burra dhe gra që përqafojnë fenë e tij. Qëndron tek secili prej nesh që zbaton porositë e Kur’anit. Mrekullia e këtij libri qëndron në atë që njerëz tepër të thjeshtë, si, për shembull, Sad ibn Ebi Vekkasi, i ndryshoi dhe i bëri udhëheqës dhe liderë që i përmend historia. Nga një beduin i thjeshtë, ai bëri emër në histori dhe arriti të nënshtrojë perandorinë Perse në betejën e Kadisijes….
CHF17.90 -
Shërimi i zemrave
Gjithçka që flitet rreth njeriut dhe thellësisë së qenies së tij, nga nëntoka deri mbi qiej, është çështje e caktuar dhe jo me dëshirë. Nuk iu kërkua leje atij kur u krijua, as nuk u pyet kur u dërgua në këtë botë, andaj zgjedhja e tij e vetme është që gjatë jetës e deri në vdekje të ndjekë ligjin hyjnor të pastër dhe të qartë.
CHF11.90Shërimi i zemrave
CHF11.90 -
Komunikimi mes brezave
Mirëpo, ndërrimi i gjeneratave, prej të cilave varet vazhdimësia e gjinisë njerëzore, imponon përgjegjësi dhe obligime ndaj brezave, gjë që, në fakt, jand përgjegjësi dhe obligime ndaj jetës dhe gjinisë njerëzore, në përgjithësi. Islami nuk e sheh njeriun thjesht si një krijesë të përbërë nga materia, të cilën nëse e kthen në elementet e tij esencial, do të ballafaqohesh me numra që e përshkruajnë sasinë e elementeve që përmban trupi i tij, por Islami e trajton njeriun si krijesën më të dalluar të Allahut që u soll në këtë botë me mision të caktuar dhe për të cilin u shpallën libra qiellorë e u dërguan lajmëtarë nga Zoti, që të jenë mësues dhe prijës të njerëzimit në të mira e të mbara.
CHF6.90Komunikimi mes brezave
CHF6.90 -
Gruaja në karvanin e thirrjes
“Gruaja ne Karvanin e Thirrjes” e dijetarit Mustafa Tahhan tregon gjendjen e gruas përpara Islamit ne kohen e xhahilijetit, dhe gjithashtu ne fete dhe shoqëritë e atëhershme, dhe vlerën qe ia dha asaj All-llahu i madhërishëm me ardhjen e Islamit. Tregon gjithashtu barazinë e gruas me burrin sipas islamit, dhe ne rrugën e thirrjes.
CHF11.00Gruaja në karvanin e thirrjes
CHF11.00 -
Karakteri i muslimanit
Pejgamberi i All-llahut ka sqaruar qartë se besimi i fortë pa dyshim prodhon karakter të fortë, dhe se rënia rapide e moralit përfundimin e ka në dobësimin e besimit, në bazë të madhësisë së të keqes apo dobësisë së saj. Lidhur me njeriun e pandërgjegjshëm, me sjellje brutale, i cili bën punë të ndyta pa u brengosur prej askujt.
CHF14.90Karakteri i muslimanit
CHF14.90 -
O shokët e mi të burgut
Rruga nuk është gjithnjë e lehtë… disa humben në imagjinatën e krijuar në vite, disa të tjerë humbin veten nëpër labirintet e jetës… ka nga ata të tjerët që duke u munduar të gjejnë ngushëllim harrojnë çdo gjë që i rrethon. Zëri nuk dëgjohet, e në momentin që ai zë është më i fort, menjëherë ndalohet. Humbet, në puset e thella… aty ku edhe Jusufi a.s kishte mbetur i vetmuar nga hileqaria e vëllezërve. Hileqari! Mbetemi te mendimi i vështirësisë së rrugës, aty ku gjithçka fillon me një fjalë dhe mbaron me mundim. Shoqëria duhet ndryshuar, sistemi udhëheqës duhet ndryshuar. Po si?
CHF11.90O shokët e mi të burgut
CHF11.90















