Nënshumë: CHF14.90
-
Islami, një histori e shkurtër për fillestar
Libri “ISLAMI…” është një doracak me të dhëna të mjaftueshme mbi rrjedhën e Islamit gjatë historisë. Vlerësojmë që ky libër edhepse jovëllimor, është i kapshëm, konkret dhe i lehtë për tu kuptuar. Libri në fjalë është pasuruara me fotografi dhe ilustrime të ndryshme, andaj konsiderojmë që bëhen edhe më të kapshëm për lexuesit tanë.
CHF7.90 -
Shkëlqimi i një zemre
Historia marramendëse e një të riu të jashtëzakonshëm që nuk njihte asnjë rregull.Një histori e vërtetë jete larg imagjinatës e trillimit dhe e përjetuar plotësisht.Historia mësimdhënëse e Mehmetit nga Dyzxheja të cilit i ndryshoi krejtësisht jeta falë interesimit plot dashuri e dhembshuri të profesorit të tij.Ndërkohë që bënte një jetë të shthurur,u bë një njeri krejt tjetër.Një libër i këndshëm i cili do ju bëjë për vete!
CHF8.90Shkëlqimi i një zemre
CHF8.90 -
Çfarë thanë për islamin 100 personalitete të shquara botërore
Përgjatë historisë është treguar që feja islame gjithmonë është kuptuar gabimisht nga jomuslimanët,përveç një numri të vogël që ishin të gatshëm të pranonin faktin.Gjithmonë është sulmuar,gjithmonë është vendosur në margjina dhe është përmendur si një temë tabu për të cilën nuk guxohej të flitej.Arsye për një qasje të tillë ndaj saj ishte nënçmimi i qëllimtë dhe përdhosja e fesë islame.Ky libër flet për faktet dhe dëshmitë e personaliteteve të shquara nga secili popull,për të cilët nuk ishte e vështirë ta pranonin fenë islame dhe të flisnin pozitivisht për të. Ata rrënuan paragjykimet e gabuara të krijuara nga bashkëkombasit e tyre kundrejt islamit dhe myslimanëve.
CHF22.90 -
Në tokën e tjetrit
Një top që ngjitet përkohësisht dhe ulet në tokë po brenda një përkohësie të brishtë.Pas kësaj brishtësie kohore, a ndoshta më i brishtë se koha,
një djalosh,bile fëmijë më tepër,një botë e pasur e lidhur ngushtësisht pas argëtimit që krijon ky top,(simbol i plotisë).
I shtyrë nga dëshira për lojën me topin,ky djalosh ndërmerr një aventurë fort pak të dëgjueshme.CHF9.90Në tokën e tjetrit
CHF9.90 -
E vërteta mbi Shqipninë dhe Shqiptarët
Që pri Tivarit deri në Prevaz Gjith kund lishon dilli vap dhe rrez, Asht toka jon të parët na i kan lan, Kush mos të përkas se vdesim të tan. Se vdesim si burrat qi vdiqen që motit. Për mos me u turpëru para Zotit!
CHF13.90 -
Arkitektët e mendimit shkencor në qytetërimin islam
Ky libër, të cilin Organizata Islame për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ia prezanton lexuesve në të gjitha vendet e botës islame, dhe të gjitha vendeve në Lindje dhe në Perëndim, është referenca më e plotë e cila paraqet jetëshkrimet e themeluesve kryesorë të mendimit shkencor në qytetërimin islam.
CHF8.90 -
Luboteni 2001 – studime, raporte, dokumente dhe fotografi
Libri është një përmbledhje serioze prej studimesh akademike, raporte hulumtuese, dokumentesh arkivore dhe fotografish të ngjarjeve të vitit 2001 në fshatin Luboten (Ljubotenski sudiri) pranë Shkupit. Tema kryesore është dokumentimi i ngjarjeve të konfliktit dhe tragjedisë që ndodhi në gusht 2001, përfshirë analizimin historik, psikologjik dhe shoqëror të pasojave për komunitetin shqiptar në atë zonë.
CHF9.90 -
Çamëria: Një histori dokumentare
Do të jetë me vlerë të madhe jo vetëm për historianët Greqisë dhe Ballkanit, por edhe të kujtdo që dëshiron të kuptojë situatën e sotme të çamëve në Shqipëri.
CHF29.90Çamëria: Një histori dokumentare
CHF29.90 -
Histori e qytetërimit Islam
Me rastin e hartimit të librit “Histori e qyteterimit islam“, kemi pasur parasysh plan-programin mësimor të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë dhe Fakultetit të Filologjisë të Universitetit Publik të Prishtinës, institucione, ku është ligjeruar kjo lënde.CHF29.90Histori e qytetërimit Islam
CHF29.90 -
Shqiptarët dhe Serbët ndër shekuj, komplet prej 3 vëllimesh
Ideja për të shkruar librin Shqiptarët dhe serbët ndër shekui më ka lindur nga një shtysë e brendshme që të ballafaqohem me historinë e këtyre dy popujve që jetojnë si fqinjë prej më shumë se një mijë vietesh. Me ka interesuar ti studioj marredhëniet e tyre, çfarë kane qenë, çfarë i ka ofruar dhe çfarë i ka larguar nga njëri tjetri, çfare ka ndikuar që të miqësohen dhe çfarë që të kenë armiqësi njëri me tjetrin.
CHF59.90 -
Për Shqiptarët
Librin „Për shiptarët” ua kushtoj lexuësve, me dëshiren modeste që sadopak t’i njoh ata me fqinjët tanë kaq interesantë. Këtë libër e kam shkruar mbi bazën e njohurive të mia për këtë popull, ashtu siç une i kam njohur, duke u mbështetur në pervojën time personale gjatë shërbimit shumëvjeçar si komandant i pikës kufitare ne kufirin me shiptarët.
CHF6.90Për Shqiptarët
CHF6.90 -
Historia e vërtetë e një prej grupeve më famëkeqe të Briminghamit – Peaky Blinders
Në vitin 2013, seria e BBC2 Peaky Blinders fitoi audiencë mahnitëse nga skena e parë, kur Tommy Shelby nget në qytet si një bandit frikësues nga Perëndimi Amerikan. Gra të frikura largohen me vrik nga rruga e tij, fëmijë shfaqen pa zhurmë nga vendet e fshehura dhe gjithë ç’mund të dëgjohet është trokëllima e kalit të tij të garave. Me askënd mbrapa, kalëruesi ndalon. Por ai s’është në Perëndimin e Egër e s’është as qitës i zoti: ai është burrë i pushtetshëm në Birmighamin industrial të rrugicave më 1919. I veshur dallueshëm dhe me stil në një kostum trepjesësh dhe me një këmishë me jaka të forta por pa kravatë, ai ka një prani komanduese por prapëseprapë misterioze – një ndjenjë e lartësuar nga një kapelë e tipit të djaloshit që ia errësojnë sytë.
CHF23.90 -
Një histori e shkurtër e kohës
Një histori e shkurtër e kohës- Stephen Hawking
Si një volum monumental në shkrimet shkencore nga një prej mendjeve më të shquara të kohës sonë, libri i Stephen Hawking eksploron pyetje të thella si: Si filloi universi dhe çfarë e bëri të mundur fillimin e tij? A rrjedh koha gjithnjë përpara? Është universi pa fund, apo ekzistojnë kufij? Ka në hapësirë dimensione të tjerë? Çfarë do të ndodhë kur të marrë fund gjithçka? I treguar në një gjuhë të kuptueshme nga të gjithë,
Një Histori e Shkurtër e Kohës kridhet në sferat ekzotike të vrimave të zeza dhe kuarkëve, të antimateries dhe “shigjetave të kohës,” të big bang dhe një Zoti akoma më të madh, ku mundësitë janë të mahnitshme dhe të papritura.
CHF21.90Një histori e shkurtër e kohës
CHF21.90 -
Seti – Një histori e humbur
Ky set përbëhet prej nga 4 libra.
Vëllimi I: Europa dhe Islami
Vëllimi II: Qytetërimi
Vëllimi III: Letërsia
Vellimi IV: Mbretëria e vdekjes.
CHF69.90Seti – Një histori e humbur
CHF69.90 -
Etruskishtja, gjuhë e gjallë
Shkrimet e hershme të Europës mesdhetare mund të interpretohen përmes gjuhës së përbashkët të fiseve pellazgjike, gjuhë e mbijetuar mrekullisht në shqipen popullore të sotme…
CHF15.90Etruskishtja, gjuhë e gjallë
CHF15.90